BOTA

Analiza e REL: Si po përpiqet media shtetërore iraniane të ndikojë në Bosnje dhe Hercegovinë?

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 10:54

Analiza e REL: Si po përpiqet media shtetërore iraniane të

Shumë shpejt pasi u përhap lajmi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ishte vrarë në sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit, pas gati 40 vjetësh në krye të vendit, në adresat elektronike të mediave në Sarajevë mbërriti një mesazh nga Teherani.

Ai ishte dërguar nga adresa e IRIB-it, shërbimit shtetëror mediatik të Iranit, i cili është nën sanksionet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, për shkak të akuzave për përhapje të propagandës dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Në atë email, të dërguar më 1 mars, IRIB-i ofronte edhe video-materiale nga ajo që e përshkruante si “mbledhje spontane masive e qytetarëve në pjesë të ndryshme”, pas vrasjes së Khameneit.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe rreth një muaj më herët.

Derisa forcat qeveritare po vrisnin mijëra njerëz në qytete të Iranit, gjatë protestave kundër regjimit, IRIB Sarajeva u dërgonte mediave materiale nga tubimet proqeveritare, të organizuara si përgjigje ndaj trazirave që lidheshin me pakënaqësitë për gjendjen ekonomike në vend.

Një raport i Ministrisë së Jashtme të Iranit, dërguar më 14 janar mediave në Bosnje dhe Hercegovinë, përmbante fotografi që, siç thuhej, tregonin “veprimet e dhunshme dhe terroriste të protestuesve në periudhën nga dhjetori 2025 deri në janar 2026”.

Në raport, protestuesit krahasoheshin me militantët e grupit terrorist Shteti Islamik, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore paraqiteshin si nxitëse të protestave.

Çfarë ndodhi gjatë protestave në Iran?

Protestat që zgjatën disa javë, shpërthyen në fund të dhjetorit 2025, për shkak të problemeve ekonomike, por shumë shpejt u shndërruan në kërcënimin më të madh për Republikën Islamike në disa vjet.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, autoritetet vranë në janar së paku 7.000 persona gjatë shtypjes së protestave, në të cilat kërkohej fundi i sundimit të elitave fetare dhe politike. Megjithatë, besohet se numri i vërtetë i viktimave është shumë më i lartë.

Autoritetet fajësuan “provokatorët” dhe “terroristët” për vdekjen e protestuesve, duke pretenduar se ata ishin të armatosur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara – armiqtë e përhershëm të Teheranit.

Sipas analizës së Radios Evropa e Lirë, njoftimet e IRIB-it nuk u transmetuan gjerësisht në platformat online të mediave në Bosnje dhe Hercegovinë.

Meisam Mirhadi, i cili prezantohet si përfaqësues i transmetuesit publik iranian, nuk pranoi t’i përgjigjej REL-it se cilave media u janë dërguar njoftime dhe materiale nga IRIB-i.

IRIB-i, përndryshe, ka pothuajse tridhjetë vjet që vepron në Bosnje dhe Hercegovinë – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në dhjetor të vitit 2022, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj individëve të lidhur me IRIB-in, me arsyetimin se rrjeti kufizonte rrjedhën e lirë të informacionit në Iran dhe merrte pjesë në organizimin dhe transmetimin e rrëfimeve të detyruara nga kritikët e regjimit, të cilat siguroheshin përmes frikësimit dhe dhunës.

Bosnje dhe Hercegovina, si vend kandidat për anëtarësim në BE, është e detyruar ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së.

Agjencia Rregullatore e Komunikimeve në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila është përgjegjëse për mediat elektronike në këtë vend, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka marrë udhëzime nga institucionet përkatëse të Bosnje dhe Hercegovinës në lidhje me zbatimin e ndalesës së vendosur nga BE-ja për përmbajtjet e caktuara të huaja.

Sanksionet ndaj IRIB-it u vendosën pas vdekjes së Mahsa Aminit, një gruaje 22-vjeçare iraniane, e cila ndërroi jetë në paraburgim më 17 shtator 2022. Ajo ishte ndaluar për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes në Iran, i cili kërkon që gratë të mbajnë shami në kokë.

Pas vdekjes së saj, protestuesit në të gjithë Iranin organizuan protesta të përditshme për muaj të tërë, duke çuar në një lëvizje që u bë e njohur si “Gratë, jeta, liria”.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së vendosi sanksione ndaj gjashtë punonjësve të IRIB-it në nëntor të vitit 2022, me arsyetimin se media kishte transmetuar “qindra rrëfime të detyruara nga të paraburgosurit”.

U vu në dukje se IRIB-i dhe degët e tij nuk funksionojnë si media objektive, por si mjet kryesor i Qeverisë iraniane për shtypje dhe censurë ndaj popullit të saj.

Që kur dhe si ka funksionuar shërbimi mediatik iranian në Bosnje dhe Hercegovinë?

Shërbimi publik mediatik i Iranit transmetoi për herë të parë një program radiofonik në gjuhën boshnjake – përmes një faze testimi – në maj të vitit 1994, por u zhvillua ndjeshëm në vitet pas luftës.

Në vitin 1995, televizioni iranian, si pjesë e IRIB-it, filloi të operonte nën emrin Sahar Balkan TV në gjuhën boshnjake. Ai vazhdon të operojë edhe sot, ndërsa programi radiofonik është mbyllur.

Përveçse në platformat digjitale, Sahar Balkan TV transmeton programin e tij ditor edhe në televizionin lokal, TV Vogoshqa, në Sarajevë, që zgjat disa orë.

Televizioni iranian Sahar Balkan ka llogari zyrtare në Facebook, X, Telegram dhe Instagram.

Ai ka më shumë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, rreth 30.000; në Facebook ndiqet nga rreth 17.000 veta, në Telegram i ka rreth 3.500 përdorues, në X rreth 500. Televizioni ka edhe një llogari zyrtare në YouTube, me disa dhjetëra ndjekës.

Përmbajtja është kryesisht e fokusuar në një imazh pozitiv të regjimit iranian, me kritika ndaj Perëndimit dhe “regjimit zionist”.

Numri i postimeve u rrit pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe gjatë protestave kundër regjimit iranian.

Përveç përkthimeve nga media shtetërore iraniane në persisht, Sahar Balkan prodhon edhe lajme në gjuhën boshnjake.

Në studion në Sarajevë, kanali interviston edhe njerëz nga Bosnje dhe Hercegovina, që kryesisht kanë pikëpamje pro regjimit iranian.

TV Vogoshqa, që është një kompani publike në pronësi të Komunës së Vogoshqës, thotë se nuk është në dijeni se Sahar Balkan, si pjesë e IRIB-it, është nën sanksione të BE-së.

“Radio-Televizioni Vogoshqa ka transmetuar programin Sahar Balkan në formate dhe intervale të ndryshme kohore që nga viti 1996. Sot, RTV Vogoshqa, në baza komerciale, ofron një interval ritransmetimi për programin Sahar Balkan, i cili transmetohet nga Teherani”, thuhet në përgjigje.

Sipas regjistrave të biznesit, të disponueshëm publikisht, zyra e IRIB-it në Sarajevë është regjistruar që nga gushti i vitit 2016.

IRIB-i nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me praktikat e tij të biznesit dhe prodhimin e përmbajtjes në gjuhën boshnjake.

Sahar Balkan TV është pjesë e Rrjetit Universal Sahar (SUN) të IRIB-it, i cili transmeton në disa gjuhë, përfshirë atë dari, azerbajxhanase, kurde, urdu, boshnjake dhe shqipe.

Radio Evropa e Lirë hulumtoi aktivitetin e mediave iraniane në Shqipëri. Sipas asaj që shihet online, Sahar TV është televizoni iranian që në të kaluarën ka prodhuar përmbajtje edhe në shqip.

Një ndër programet kryesore të këtij televizioni në gjuhën shqipe ishte një emision informativ, i quajtur “Përshëndetje Shqipëri”.

“Përshëndetje Shqipëri”, deri në dhjetor të vitit 2018, ishte aktive edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, ku kishte afro 4.000 ndjekës dhe rreth 900 postime – më së shumti lajme për Iranin dhe Lindjen e Mesme.

Aktualisht, ky program është i paqasshëm online dhe duket se është i bllokuar.

REL-i e testoi këtë edhe përmes njerëzve në Shqipëri, të cilët vërtetuan gjithashtu se qasja online në këtë medium është e pamundur.

Për të marrë më shumë informacione nëse media nga Irani janë aktualisht aktive apo kanë qenë më herët të pranishme në Shqipëri, REL-i i është drejtuar edhe Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, i cili deri më tani nuk ka kthyer përgjigje.

Harun Karçiq, analist i politikës së jashtme dhe autor i një monografie për lidhjet mes Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, shpjegon se Sahar TV përgatit pjesën më të madhe të përmbajtjes në Teheran dhe më pas e shpërndan atë në mediat anembanë botës.

“Irani u jep një numër të madh bursash studentëve të huaj, të cilët në vitet e fundit të studimeve përkthejnë lajmet në gjuhët e tyre amtare dhe i prezantojnë ato në studio. E, pastaj, programet e përfunduara dërgohen në vendet e tyre”, thotë Karçiq.

Ai shton se stacionet televizive iraniane kanë pasur një prani shumë më të madhe rreth 30 vjet më parë.

“Me një numër të vogël njerëzish, ata përkthejnë njoftimet për shtyp dhe i dërgojnë ato në stacionet tona televizive, me shpresën se dikush do t’i publikojë ato. Në fund të fundit, gjithçka varet nga mendimi kritik i redaktorëve dhe gazetarëve tanë dhe nga aftësia jonë mediatike për të dalluar propagandën nga faktet”, shton Karçiq.

Si funksionon transmetuesi shtetëror i Iranit?

Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) është i vetmi transmetues radioteleviziv i autorizuar në Iran.

I themeluar pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, ai është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të udhëheqësit suprem, i cili emëron dhe shkarkon drejtorin dhe gjithashtu ushtron ndikim të fortë përmes një bordi mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh.

Financohet nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat nga reklamat.

Ai punëson 30.000 deri në 50.000 njerëz – më shumë se BBC-ja, e cila punëson rreth 21.000, shkruan Iran International, një medium privat në gjuhën perse, me seli në Londër.

IRIB-i ofron shërbime radiotelevizive vendase dhe ndërkombëtare, duke operuar me 12 kanale televizive vendase, katër kanale lajmesh ndërkombëtare, gjashtë kanale televizive satelitore dhe 30 kanale televizive provinciale.

Sipas Al Monitor-it, IRIB-i drejton kanale lajmesh në anglisht, arabisht dhe spanjisht, dhe transmeton në më shumë se 30 gjuhë, duke përfshirë atë boshnjake, azerbajxhanase, mandarin dhe shqip.

IRIB-i bashkëpunon gjithashtu me Ministrinë e Inteligjencës në Iran dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, raporton Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Përpjekje “të dështuara” për ndikim

Gjatë luftës së viteve 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë, Irani mbështeti Ushtrinë e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe forcat boshnjake me para, ndihma humanitare dhe armë, si dhe me këshilltarë ushtarakë nga Trupat e Gardës Revolucionare, që u dërguan në këtë vend.

Pas luftës, nën presionin e SHBA-së, autoritetet në Sarajevë i zvogëluan lidhjet politike dhe të sigurisë me Teheranin, të cilat tani janë kryesisht të kufizuara në bashkëpunim kulturor dhe akademik dhe kontakte të rralla politike.

Karçiq thotë se ndikimi i Iranit në Bosnje dhe Hercegovinë ka qenë në rënie që nga lufta.

Në 30 vjetët e fundit, Irani, sipas tij, ka investuar shumë në përpjekjet për të fituar ndikim përmes instituteve, fondacioneve, kolegjeve, si dhe mediave të tilla si stacioni televiziv, Sahar Balkan TV.

Karçiq thotë se IRIB-i donte të fitonte ndikim dukshëm më të madh në Bosnje dhe Hercegovinë pas luftës, ngjashëm me atë që ka në Jemen, Irak ose Liban.

“Por, pas luftës, [misioni i atëhershëm paqeruajtës i NATO-s] SFOR-i ushtroi presion të fortë mbi autoritetet boshnjake dhe këto marrëdhënie u dobësuan ndjeshëm që në vitin 1998”, thotë Karçiq.

Për të mundësuar zgjerimin e programit ndërkombëtar, Teherani ka trefishuar buxhetin vjetor të IRIB-it në rreth 480 milionë dollarë deri në vitin 2025, sipas një analize që ka bërë Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington.

Përfaqësuesi i Fondacionit, Toby Dershowitz, thotë për Radion Evropa e Lirë se materialet, të cilat dërgohen përmes zyrave të jashtme të IRIB-it, flasin për përpjekjet e autoriteteve iraniane për të zgjeruar ndikimin e IRIB-it jashtë vendit, përfshirë edhe në Ballkan.

“Demonstratat, në të cilat miliona iranianë dolën në rrugë për të protestuar kundër shtypjes nga Qeveria e tyre, portretizohen si trazira të nxitura nga aktorë të huaj. Kjo është një qasje që zyrtarët e regjimit e kanë përsëritur si në mediat shtetërore, ashtu edhe në kanalet ndërkombëtare”, thotë ai.

Sipas këtij fondacioni, sanksionet ndaj IRIB-it dhe degëve të tij janë vendosur edhe në Australi dhe në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të rolit të tyre në transmetimin e rrëfimeve të detyruara dhe të rreme.

Faqet e lidhura me IRIB-in janë hequr gjithashtu nga transmetimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan