Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
GJERMANI-Rajoni i Ballkanit u veçua në Kampionatin e sivjetmë Evropian të Futbollit, për numrin e incidenteve përgjatë ndeshjeve. Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) u kujdes të shqiptonte gjoba. A i reflektoi kjo atmosferë problemet politike që kanë disa vende me njëra-tjetrën?
Ndonëse rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian të Futbollit mori fund në fillim të javës, Shqipëria mbetet më e gjobitura e Euro 2024 nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).
Ndër arsyet për gjobat e shqiptuara, me vlerë të përgjithshme prej mbi 160 mijë eurosh, ishin edhe thirrjet e tifozëve shqiptarë, të cilat UEFA i cilësoi si provokuese.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, madje u pezullua për dy ndeshje, për shkak të thirrjeve përçmuese ndaj Maqedonisë së Veriut. Daku, i lindur në Kosovë, më vonë kërkoi falje. Për arsye të ngjashme u gjobit edhe Serbia.
Thirrjet që u dëgjuan në mesin e tifozëve – përfshirë “Kosova është zemra e Serbisë” apo “Vrisni, vrisni, vrisni serbët” – qenë me doza nacionaliste dhe të lidhura me konfliktet e së kaluarës në rajonin e Ballkanit.
Shumë prej incidenteve u përqendruan rreth Kosovës – ani pse ekipi i saj kombëtar nuk është pjesë e kampionatit. Florian Bieber, profesor në Universitetin e Gracit, i ka thënë Këshillit Atlantik se është habitur me shkallën e incidenteve që ka parë ditëve të fundit.
“Kemi një problem në rajon. Shumë të rinj janë më nacionalistë sesa prindërit e tyre, janë të ekspozuar ndaj retorikës nacionaliste prej liderëve politikë, mësojnë për histori nacionaliste nëpër shkolla, dhe e gjithë kjo lë gjurmë”.
Shumë lojtarë konsiderojnë që pjesëmarrja nëpër gara ndërkombëtare, duke përfaqësuar ekipin kombëtar, përbën kulmin e karrierës së tyre, dhe e shohin atë si detyrën më të vështirë që u është vënë mbi supe. Geoff Pearson, profesor i Shkollës Juridike në Universitetin e Mançesterit, në Britaninë e Madhe, thotë për Radion Evropa e Lirë se nëpër organizime të tilla, sikur Euro 2024, do të ekzistojnë gjithmonë doza patriotizmi, pasi në linja të tilla organizohen edhe vetë ndeshjet.
“Është krejtësisht e pashmangshme. Pavarësisht se UEFA dhe FIFA porosisin që politika të mbahet larg futbollit, nuk mund ta mbash, sepse shumë shpesh ekzistojnë konteste kufitare, se kush është dhe nuk është saktësisht shtet”.
Për më tepër, ai beson që sporti edhe shfrytëzohet me qëllim prej politikanëve, kur rezultatet janë të mira, për të çuar përpara mesazhe politike. I pyetur nëse në këtë kampionat, në krahasim me të kaluarit, ka vërejtur më shumë doza nacionalizimi, ai thotë se kjo mund të jetë vërejtur në kohët e fundit, për shkak të rritjes së numrit të vendeve pjesëmarrëse, rrjedhimisht edhe rritjes së problemeve që mund të kenë disa me njëra-tjetrën.
Kur flet për incidentet e ekipeve dhe tifozëve të vendeve të Ballkanit, ai thotë se ato, sigurisht, nuk do të ndihmojnë në ulje të tensioneve lidhur me mospajtimet që kanë. Por, sipas Pearsonit, as vendet tjera nuk përbëjnë përjashtim.
“Shumë tifozë anglezë e shtojnë një rresht pas himnit, dhe thonë ‘nuk dorëzohemi’, si referencë për Irlandën Veriore dhe konfliktin e së kaluarës me Irlandën”, thotë Pearson, duke shtuar se është i habitur që ekipi anglez nuk është gjobitur ende për shkak të thirrjeve të tilla të tifozëve.
“Organizim më i qetë sesa Euro 2016”
Duke e krahasuar këtë kampionat dhe ata të zhvilluar në të kaluarën, Pearson veçon Euro 2016, si ndër kampionatet me më së shumti dhunë.
Në ditët e para të atij kampionati, në Francë, tifozët e Anglisë, të Rusisë dhe të Francës u përfshinë në një prej incidenteve më serioze. Atëbotë u raportua që huliganë rusë dhe francezë shkuan në ambientet e kampionatit për t’i sulmuar tifozët anglezë.
I pyetur pse disa ekipe njihen më shumë për tifozët e zjarrtë dhe për energji të madhe para dhe gjatë ndeshjeve, Pearson thotë se krejt varet prej kohës dhe buxhetit, por edhe për faktin që këto organizime janë më të rralla, në krahasim me ndeshjet e brendshme.
Spageti, përqafime e vallëzim
Ndonëse vendet e Ballkanit u nxorën punë zyrtarëve të UEFA-s për ato që u panë si veprime provokuese, jo gjithçka ishte armiqësore.
Për shembull, tifozët shqiptarë i bënë të gjithë për të qeshur, kur thyen para syve të italianëve disa pako me ushqimin e tyre tradicional, spageta.
Ndërkaq, rrjetet sociale u mbushën me fotografi të tifozëve shqiptarë dhe kroatë të përqafuar, duke kënduar e vallëzuar së bashku. Në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, madje, u bënë thirrje që Madridi ta njohë shtetësinë e Kosovës:
“Nuk do të humbni asgjë, në të kundërtën do të fitoni një mike të mirë”./ REL
Foto ilustruese SHBA- Të enjten zhvillohet debati i parë i zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024. Por kjo nuk është p&e...
Foto ilustruese GREQI- Një i mitur 17-vjeçar, i cili mori fshehurazi kamionin e të atit, ka shkaktuar aksidentin tragjik në Evia...
MALDIVE- Një nga politikanet në Maldive është arrestuar për kryerjen e një magjie të zezë ndaj presidentit. Bëhet...
Parlamenti spanjoll SPANJË- Parlamenti i Spanjës ditën e sotme ka hodhur nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohj...
Foto ilustruese KOSOVË- Një raund i ri i dialogut, pa takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit, u zhvillua dje n&eum...
Pamje nga vendngjarje SERBI- Duke valëvitur flamuj serb, një grup i madh i djathtistëve janë mbledhur në afërsi të hyrje...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se marina ruse është e pambrojtur, pasi thuhet se humbi një të tretën e flotës s&...
BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Bruksel, ku planifikohet të nënshkruajë tre marrëveshje sigur...
KOLUMBI-Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Kolumbi, ku si pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se ...
Foto ilustruese KOSOVA- Në Leposaviç është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “krime lufte k...