Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
ANGLI- Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t'i sigurojë Ukrainës 3.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake këtë vit. Marrëveshja u njoftua gjatë një konference të përbashkët për shtypin në pallatin presidencial në Kiev, ku Kryeministri britanik Keir Starmer iu bashkua Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zoti Starmer është në udhëtimin e tij të parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës.
Kryeministri Starmer e quajti marrëveshjen historike dhe tha se partneriteti i ri "pasqyron lidhjet e forta mes dy vendeve tona". Partneriteti do të përfshijë bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.
Lidhur me ndihmën ushtarake për luftën e saj kundër Rusisë, Kryeministri Starmer tha se Britania ka në plan t'i japë Ukrainës një hua prej mbi 2.6 miliardë dollarësh. Ai tha se kredia "do të paguhet jo nga Ukraina, por nga interesi i fondeve të ngrira ruse". Zoti Starmer njoftoi gjithashtu se Britania po i siguronte Ukrainës 150 mjete artilerie dhe një sistem të ri të lëvizshëm të mbrojtjes ajrore.
Në komentet e tij, Kryeministri Starmer vlerësoi aleatët e Ukrainës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për kontributin në suksesin që Ukraina ka patur përballë "agresionit nga Rusia". Ai tha se donte t’i vlerësonte publikisht Shtetet e Bashkuara për "punën që SHBA ka bërë këtu, mbështetjen që kanë dhënë, sepse ka qenë një komponent jetik i asaj që ka qenë një arritje mjaft e pabesueshme nga Ukraina".
Komentet vijnë vetëm disa ditë përpara se të marrë detyrën Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që ka kritikuar mbështetjen amerikane për Ukrainën, dhe një ditë pasi i përzgjedhuri nga presidenti i ri për të qenë sekretari amerikan i Shtetit, senatori republikan Marco Rubio, i tha një komisioni të Senatit se lufta duhet të përfundojë.
Duke folur në seancën për konfirmimin e tij, senatori Rubio e quajti konfliktin një "luftë rrënimi" dhe një "ngërç" që duhet t'i jepet fund. Ai tha se hapi i parë duhet të jetë një armëpushim që ndalon luftimet tokësore, të cilat për mbi një vit kanë ndodhur kryesisht në Ukrainën lindore. Rubio e quajti shkatërrimin në Ukrainë "të jashtëzakonshëm", duke thënë se "do të duhet një brez për t'u rindërtuar".
"E vërteta e çështjes është se në këtë konflikt, nuk ka asnjë mënyrë që Rusia ta marrë të gjithë Ukrainën", tha zoti Rubio. “Është gjithashtu jo-realiste të besohet se në njëfarë mënyre, një vend me përmasat e Ukrainës... gjithashtu do t'i shtyjë këta njerëz deri atje ku gjendeshin përpara sulmit”.
Por edhe ndërsa ai argumentoi për një zgjidhje të negociuar për t'i dhënë fund luftimeve që filluan me pushtimin e Rusisë në shkurt 2022, senatori Rubio tha se nuk ka gjasa që të ketë shumë ndryshime në vijat aktuale të betejës. Rusia aktualisht mban rreth një të pestën e masës tokësore ukrainase të njohur ndërkombëtarisht.
Demokratët, dhe disa republikanë në komision, vazhduan të shprehin mbështetjen e tyre për më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën, duke thënë se ishte e rëndësishme t'i jepej Kievit ndikim bisedimet e ardhshme për paqe me Moskën.
Por zoti Rubio tha se një nga problemet kryesore të Ukrainës nuk ishte mungesa e municioneve apo parave, por paaftësia e saj për të stërvitur dhe rekrutuar forca mjaftueshëm. Në konferencën për shtyp të së enjtes në Kiev, Presidenti Zelenskyy refuzoi të spekulojë se si do të dukej mbështetja amerikane për Ukrainën me administratën e re Trump.
“Është shumë herët për të folur për detajet, sepse ende nuk kemi patur një bisedë të detajuar me administratën e re amerikane për garancitë e sigurisë”, tha ai.
Presidenti i zgjedhur Trump ka shprehur skepticizëm për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Kievin dhe është zotuar vazhdimisht se do t'i jepte fund luftës kur të marrë presidencën të hënën.
Ditët e fundit, ndihmësit e tij kanë thënë se afati i ri kohor për t’i dhënë fund luftës janë 100 ditët e para të administratës së tij, që do të ishte deri në fund të prillit./ VOA
donald trump SHBA- Temperaturat në kryeqytetin amerikan Uashington janë prej disa ditësh nën zero dhe moti në inaug...
foto ilustruese STILFONTEIN- Numri i të vdekurve nga një situatë e tensionuar gati njëmujore ndërmjet policisë dhe minat...
benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se është arritur marrëveshja për kthimin e pengjeve që ...
BALLKAN- Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për të kaluar drejt vendeve europiane gjat...
BRUKSEL- Rreth 30 eurodeputetë shprehën shqetësimin e tyre të thellë për ndërhyrjen dhe fushatat e shpifjeve të Elon M...
GAZA- Udhëheqësi i Houthive të Jemenit Abdul Malik al-Houthi ka kërcënuar se do të vazhdojë të kryejë sulme n&eum...
Foto ilustruese HAMAS - Një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund konfliktit 15-mujor mes Izraelit dhe Hamasit ësht...
KINË- Kina nisi një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashington...
Zjarri në ndërtesë PRISHTINË - Një ndërtesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kës...
David Lynch SHBA - David Lynch, shkrimtari-regjisori, veprat e të cilit përfshijnë Mulholland Drive dhe Twin Peaks, ka vdekur në mosh&e...