BOTA

Analiza: Kush do ta pasojë Christian Schmidtit si përfaqësuesi i lartë në Bosnjë?

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 08:19

Analiza: Kush do ta pasojë Christian Schmidtit si përfaqësuesi i

Kush do të jetë përfaqësuesi i ri i lartë në Bosnjë e Hercegovinë? Kjo pyetje po mbizotëron para mbledhjes së Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), që do të mbahet më 3 dhe 4 qershor në Sarajevë, ku do të shqyrtohet zgjedhja e pasardhësit të Christian Schmidtit.

Megjithatë, rezultati i takimit mbetet i pasigurt. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë në Bosnjë nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) lidhur me emrat e mundshëm për pasardhës të Schmidtit, qëndrimin e tyre për të ardhmen e institucionit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe shtrirjen e kompetencave të tij pas gati tri dekadash mbikëqyrjeje ndërkombëtare të Bosnjës.

Ajo që dihet me siguri është se, nëse nuk arrihet marrëveshje, Schmidt do të mbetet zyrtarisht në detyrën e përfaqësuesit të lartë.

Në maj Schmidt njoftoi tërheqjen nga posti që ka mbajtur për pesë vjet, por tha se do të largohet vetëm pasi të emërohet pasardhësi i tij, “për shkak të nevojës për ruajtjen e vazhdimësisë institucionale”, veçanërisht para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë, të planifikuara për tetor.

Çfarë po ndodh para mbledhjes së PIC-it?
Ministri britanik për Evropën, Amerikën e Veriut dhe territoret përtej detit, Stephen Doughty, mbërriti në Sarajevë më 1 qershor, ndërsa ministrat francez dhe gjerman për Evropën, Benjamin Haddad dhe Gunther Krichbaum, përkatësisht, pritet të mbërrijnë më 2 qershor, një ditë para mbledhjes.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës, Doughty “ripërsëriti mbështetjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për mandatin e plotë dhe kompetencat e OHR-it”, ndërsa Haddad, para vizitës, deklaroi në platformën X se Evropa “nuk duhet të lejojë që fuqi rivale të ndërhyjnë në fqinjësinë tonë për të nxitur paqëndrueshmëri”.

Një grup shtetesh evropiane, të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, dëshiron ta ruajë modelin e tanishëm që i mundëson përfaqësuesit të lartë të imponojë ligje dhe të shkarkojë zyrtarë të zgjedhur në rast të bllokadave politike ose institucionale apo shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

Në të njëjtën kohë, administrata në Uashington mbështet zvogëlimin gradual të rolit ndërhyrës të OHR-it dhe mbështetjen më të madhe te institucionet dhe politikanët vendorë.

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Tammy Bruce, deklaroi më 12 maj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se kandidatët për përfaqësues të ri të lartë do të vlerësohen “bazuar në arritjet e tyre”, duke theksuar se “është e domosdoshme që emërimi i ri të përfundojë deri në fund të qershorit”.

Cilët emra po përmenden?
Megjithëse anëtarët e Bordit Drejtues të PIC-it nuk kanë shpallur zyrtarisht kandidatët, në qarqet diplomatike dhe politike përmenden disa emra nga Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndër kandidatët më të përmendur është Antonio Zanardi Landi, diplomati italian 76-vjeçar, i cili ka shërbyer si ambasador i Italisë në Rusi, si dhe në Serbi e Mal të Zi.

“Antonio Landi është zyrtarisht kandidati i Qeverisë italiane dhe institucionet tona janë të informuara për këtë. Ai ka mbështetjen e SHBA-së dhe jo vetëm të tyre”, deklaroi për TV Sarajeva ambasadori i Bosnjës në OKB.

Megjithatë, ambasadori shtoi se “ka edhe kandidatë të tjerë të mbështetur nga një numër më i madh shtetesh”. Njëri prej tyre është Rene Troccaz, aktualisht i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor.

Në qarqet britanike si kandidatë potencialë përmenden gjithashtu Karen Pierce, ish-ambasadore në SHBA dhe aktualisht e dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor, si dhe Stuart Peach, paraardhësi i saj dhe ish-kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Përfaqësuesit amerikanë deklaruan më 12 maj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Uashingtoni ka edhe kandidatët e vet, por është i gatshëm të mbështesë një kandidat evropian nëse brenda PIC-it arrihet pajtueshmëri.

Kush e drejton OHR-in?
Megjithëse PIC do të vendosë formalisht për përfaqësuesin e ri të lartë, po aq e rëndësishme është pyetja se çfarë mandati do të ketë pasardhësi i mundshëm i Schmidtit, dhe sa hapësirë do të ketë për të përdorur të ashtuquajturat “kompetenca të Bonit” për imponimin e ligjeve dhe shkarkimin e zyrtarëve.

Në dy debatet e fundit për Bosnjën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zyrtarët amerikanë kanë mbështetur kufizimin gradual të kompetencave ekzekutive të përfaqësuesit të ardhshëm të lartë dhe transformimin e OHR-it nga një institucion ndërhyrës në një ndërmjetësues që do t’ua linte përgjegjësinë institucioneve vendore.

Një qasje e tillë do të përbënte largim nga modeli i ndjekur gjatë mandateve të Schmidtit dhe Paddy Ashdown, kur OHR përdorte gjerësisht kompetencat e Bonit për vendime detyruese, dhe do të ishte më afër periudhës 12-vjeçare të Valentin Inzkos.

Schmidt në prill theksoi se “ka ardhur koha për një fillim të ri për Bosnjën”. Vendimi i tij lidhet me mundësinë e ndryshimit të qasjes së administratës amerikane, e cila favorizon kufizimin e kompetencave ekzekutive dhe forcimin e institucioneve lokale, ndërsa Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca mbajnë qëndrim të kundërt.

Detyra e PIC-it është “dhënia e udhëzimeve politike për përfaqësuesin e lartë”, që do të thotë se anëtarët duhet të bien dakord jo vetëm për emrin e kreut të ri të OHR-it, por edhe për rolin e ardhshëm të këtij institucioni.

PIC përbëhet nga SHBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja, Japonia, Rusia dhe Turqia, e cila përfaqëson interesat e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, së bashku me disa vende të tjera.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në punën e PIC-it në fillim të vitit 2022 dhe prej vitesh kërkon mbylljen e OHR-it. Ky qëndrim përputhet me kërkesat e autoriteteve të entitetit Republika Sërpska, të cilat shpesh mbështeten nga Kina në debatet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndërkohë, anëtarët perëndimorë të PIC-it vazhdojnë të insistojnë në përmbushjen e kushteve të “Programit 5+2” para mbylljes së OHR-it. Çështjet ende të pazgjidhura përfshijnë ndarjen e pronës shtetërore dhe ushtarake, si dhe një “vlerësim pozitiv të situatës politike”.

Komisioni Evropian, në opinionin e tij për anëtarësimin e Bosnjës në BE, ka theksuar se vendi nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian për sa kohë ekziston një protektorat ndërkombëtar në formën e tanishme.

Cila është trashëgimia e OHR-it?
Që nga themelimi i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në fund të vitit 1995, mbi bazën e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, detyrën e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e kanë ushtruar tetë diplomatë evropianë.

Të gjithë zëvendësit e tyre të parë kanë qenë amerikanë
Përfaqësuesit e lartë kanë imponuar ndryshime në rreth 300 nene të ligjeve dhe kushtetutave shtetërore dhe entitare, ndërsa deri në vitin 2006 kanë shkarkuar më shumë se 400 zyrtarë të zgjedhur – nga kryetarë komunash dhe komandantë policie deri te anëtarë të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës – duke ua ndaluar aktivitetin politik.

Këto ndalime më vonë janë shfuqizuar, por jo edhe ligjet e imponuara, përfshirë ato që parashikojnë se vendimet e përfaqësuesit të lartë nuk mund të rishqyrtohen nga gjykatat dhe se moszbatimi i tyre përbën vepër penale./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?