Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
FRANKFURT- Gjurmuesi i faqes së internetit Indeed ka arritur në vlerën 4.2%, nga 3.5%. Rritja e pagave në Eurozonë u përshpejtua muajin e kaluar, duke nxitur spekulime nga ekonomistët se Banka Qendrore Europiane mund të luftojë për të ulur normat e interesit aq sa presin investitorët.
Një gjurmues pagash nga faqja e internetit për rekrutim Indeed, tregoi se pagat për punët e shpallura u rritën me 4.2% nga viti deri në qershor, duke u përshpejtuar në ritmin më të shpejtë për një vit, pasi lëvizën rreth 3.5%, që nga fillimi i 2024.
“Këto të dhëna mund të rezultojnë se sfidojnë parashikimin e inflacionit të BQE-së”, tha Tomasz Wieladek, ekonomist në firmën e investimit T Rowe Price.
“Nëse shfaqen më shumë prova të inflacionit të vazhdueshëm të pagave, BQE-së mund t’i duhet të ulë normat me një ritëm më të ngadaltë nga sa presin tregjet. BQE filloi të ulë normat e interesit muajin e kaluar dhe investitorët tani po parashikojnë dy reduktime të tjera në kostot e huamarrjes këtë vit, me një tjetër që ka të ngjarë të vijë në shtator.
BQE i është referuar rregullisht gjurmuesit të pagave Indeed, si një tregues parashikues, se ku po shkon rritja e përgjithshme e pagave në bllokun e monedhës së përbashkët, i cili është bërë një nga faktorët kryesorë, që ndikon në ritmin e shkurtimeve të normave. Nëse pagat vazhdojnë të rriten me shpejtësi, kjo rrit kostot për kompanitë, të cilat shpesh kërkojnë t’i kalojnë ato te konsumatorët nëpërmjet çmimeve më të larta, duke e mbajtur inflacionin të lartë.
Banka pritet t’i mbajë të pandryshuara normat në mbledhjen e javës së ardhshme, pasi ka ulur tashmë normën bazë të depozitave nga 4% në 3.75% muajin e kaluar, nën shenjat se periudha më e keqe e inflacionit në dekada ka kaluar. Inflacioni ka rënë nga një kulm prej 10.6% në tetor 2022, në 2.5% në qershor, por ai mbetet mbi objektivin prej 2% të BQE-së.
Presidentja e saj Christine Lagarde tha javën e kaluar, se ajo “po përballet ende me disa pasiguri në lidhje me inflacionin e ardhshëm, veçanërisht për sa i përket mënyrës sesi lidhja e fitimeve, pagave dhe produktivitetit do të evoluojë dhe nëse ekonomia do të ndikohet nga goditjet e reja të ofertës”.
Gjurmuesi i marrëveshjeve kolektive të pagave të BQE-së, tregoi një përshpejtim në maj në 4.2% – nga 4% në muajt e fundit. Papunësia në Eurozonë është në një nivel të ulët rekord prej 6.4% dhe rreth një e katërta e kompanive në rajon, raportojnë ende mungesa të fuqisë punëtore.
Lagarde sinjalizoi se BQE-ja ka të ngjarë të marrë një qasje graduale ndaj uljes së normës, duke thënë se “do të duhet kohë, që ne të mbledhim të dhëna të mjaftueshme për të qenë të sigurt, se rreziqet e inflacionit kanë kaluar”.
Banka parashikoi muajin e kaluar se paga për punonjës, do të ngadalësohej nga 5.2% rritje, në 4.8% këtë vit dhe në 3.5% vitin e ardhshëm. Wieladek tha se ai ende besonte se BQE do të ulte normat dy herë më shumë këtë vit, por shtoi se të dhënat e fundit të pagave ka të ngjarë të “çojnë në një debat të rëndësishëm në këshillin qeverisës”.
Gjurmuesi i pagave të Eurozonës, Indeed, u rrit nga një përshpejtim i pagave për punët e reja të shpallura në Itali, Spanjë dhe Holandë, ndërsa ato u ngadalësuan në Francë dhe ishin të qëndrueshme në Gjermani dhe Irlandë.
Shumë punëtorë europianë caktojnë pagën e tyre me marrëveshje kolektive me sindikatat. Për shkak se këto bisedime ndodhin çdo disa vjet në çdo sektor, pagat kërkojnë kohë për të kapur inflacionin, pasi punonjësit kërkojnë, që të ardhurat e tyre të ruajnë ritmin me koston e jetesës.
Sindikata më e madhe e shërbimeve gjermane Verdi, këtë javë kërcënoi me grevë, që mund të prishë tregtinë në portet e Detit të Veriut, pasi refuzoi një ofertë pagash për 11,500 punonjës të portit. Sindikata industriale IG Metall, e cila përfaqëson 3.9 milionë punëtorë gjermanë të elektricitetit dhe metalit, ka kërkuar një rritje pagash prej 7%. / FT
pamje nga ngjarja FRANCË- Katedralja e qytetit të Rouen në Francë është përfshirë ditën e sotme nga flak&...
pamje nga ngjarja SHBA- Një pasagjere në një fluturim të United Airlines nga Miami në Newark humbi kontrollin ...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë takimit në Zyrën Ovale me presidentin amerikan, Joe Biden. 10 korrik 2024. SHBA- Presidenti ameri...
Foto ilustruese TAJVAN- Tajvani tha se po shikon nga afër ushtrinë kineze, e cila tha se paraqet kërcënim në rritje për rajon...
Joe Biden SHBA- Fushata e Presidentit Biden për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë po përballet me penges...
Samiti SHBA- Shtetet e Bashkuara do të fillojnë vendosjen e raketave me rreze më të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2...
Foto ilustruese BRUKSEL- Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim Oliever Vá...
Presidenti amerikan, Joe Biden (djathtas) ia prezanton sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Medaljen Presidenciale p&eu...
Suni Williams dhe Butch Wilmore SHBA- Dy astronautë që duhet të ishin kthyer në Tokë javë më parë, thanë t&eum...
Samiti SHBA- Takimi i nivelit të lartë i NATO-s vazhdon në Uashington dhe në qendër të tij mbetet mbështetja për Uk...