Foto ilustruese
SHBA- Qeveria turke ka bërë të ditura disa nga detajet e zbatimit të marrëveshjes për këmbimin e të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këmbimi u bë në aeroportin e Ankarasë, Esenboga.
Në mesin e 16 të burgosurve politikë të liruar nga burgjet ruse, janë gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovic, ish marinsi amerikan Paul Whelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.
Në një deklaratë të zyrës së presidentit turk thuhet se pasi individët e përfshirë mbërritën në Turqi, ata u larguan nga avionët nën mbikqyrjen e Agjencisë Kombëtare turke të Zbulimit, dhe u dërguan në “vende të sigurta.”
Pas miratimit të këmbimit nga shtetet e angazhuara në marrëveshjen për këmbim, të liruarit iu nënshtruan kontrolleve mjekësore dhe iu plotësuan nevoja të tjera. Pastaj ata u përcollën në aeroplanët që do t’i dërgojnë në destinacionet e tyre. Avionët u nisën pasi morën autorizimin nga agjencia turke e zbulimit.
Sipas një zyrtari turk të sigurisë, shefi i shërbimit të zbulimit turk, Ibrahim Kalin, personalisht kishte lehtësuar bisedimet ndërmjet homologëve të tij amerikanë dhe rusë. Bisedimet u mbajtën në Stamboll dhe Ankara, sipas zyrtarit që foli me agjencinë Associated Press me kusht që të mos identifikohet me emër. Sipas tij, Uashingtoni dhe Moska kishin kërkuar ndihmën e Turqisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pastaj e kishte ngarkuar zotin Kalin të “bëjë çdo gjë që është e nevojshme” për të siguruar marrëveshjen.
Presidenti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris do t’u bashkohen familjarëve të të burgosurve amerikanë në bazë bazën ushtarake Andrews, në periferi të Uashingtonit në mbrëmjen e së enjtes për t’u uruar mirëseardhjen në tokën amerikane, sipas Këshilltarit për siguri kombëtare Jake Sullivan.
Aktivisti Vladimir Kara-Murza do të shkojë në Gjermani, por gjatë telefonatës i tha Presidentit Biden se shpreson që së shpejti të vizitojë Shtetet e Bashkuara. Presidenti Biden tha se marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve u arrit “përmes disa vendimeve të vështira”.
Ai shprehu mirënjohje të thellë për kancelarin Olaf Scholz. Sipas zotit Biden, marrëveshja “nënkuptoi se duhej të kërkoja disa lëshime serioze nga Gjermania.”/ VOA
evan gershkovich paul whelan alsu kurmasheva shba
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
1 Gusht22:30
E rëndë në SHBA/ Qëllohet foshnja 3 muajsh me armë zjarri në parkim, prindërit shkuan për t’i blerë qumësht formulë! (FOTO)
SHBA- Një djalë tre muajsh u qëllua në gjoks në një parking ndërsa prindërit e tij dolën për të bl...
E.D
BOTA
1 Gusht22:18
“Nuk bëjmë kurrë marrëveshje të mira”/ Trump kritikon ashpër shkëmbimin e të burgosurve SHBA-Rusi: Po lirojmë vrasës, janë dhënë edhe para!
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amrikan Donald Trump ka kritikuar shkëmbimin e të burgosurve SHBA-Rus. Shkëmbimi më i madh...
E.D
BOTA
1 Gusht21:51
Aksident tragjik në Milano/ Furgoni përplasë katër këmbësorë në trotuar, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur (FOTO)
MILANO- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milano, ku si pasojë ka humbur jetën një person tre të tjerë janë...
n.f
BOTA
1 Gusht21:45
Xhaferi: Kosova nuk do të përjashtohet nga përfitimet e pakos 6 miliardëshe të BE-së
Talat Xhaferi
MAQEDONI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur së fundmi se Kosova nuk do të ...
E.D
BOTA
1 Gusht21:41
Kërcënoi qytetarët me thikë, oficeri i policisë qëllon me armë një grua në Berlin
BERLIN- Një oficer policie në Berlin ka plagosur me armë zjarri një grua, e cila u shfaq me një thikë në dorë duk...
E.D
BOTA
1 Gusht21:32
E rëndë në SHBA, 4-vjeçari qëllohet për vdekje nga policia, ishte marrë peng nga i dashuri i nënës
SHBA- Një djalë katër vjeçar dhe ish-partneri i nënës së tij u vranë pasi policia qëlloi me armë zjar...
E.D
BOTA
1 Gusht21:21
Arrestimi i “El Mayo”/ Djali i “El Chapo” mohon se ka dorëzuar trafikantin e kërkuar te autoritetet amerikane
SHBA- Djali i bosit famëkeq meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman nuk e ka rrëmbyer ish-partnerin e babait të tij,...
E.D
BOTA
1 Gusht21:15
Armenia “kriset” me Moskën, SHBA ndërhyn për mbylljen e marrëdhënieve me Rusinë
SHBA- Shtetet e Bashkuara po punojnë për të “krijuar kushtet” që qeveria e Armenisë të mbyllë marrëdhë...
E.D
BOTA
1 Gusht20:35
Putin falënderon vendet që kontribuan në shkëmbimin e të burgosurve
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka falenderuar vendet që kontribuan në shkëmbimin e të burgosurve. Gjithashtu K...