BOTA

Aplikacioni kinez i Inteligjencës Artificiale fut Hollywood-in në panik/ Revolucioni teknologjik sfidon perandorinë e filmave

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 10:13

Aplikacioni kinez i Inteligjencës Artificiale fut Hollywood-in në

Një model i ri i inteligjencës artificiale (AI), i zhvilluar nga një kompani kineze, ka tronditur Hollywood-in këtë javë, kjo për ndikimin që mund të ketë në industrinë kreative.

I krijuar nga gjiganti teknologjik ByteDance, modeli Seedance 2.0 është në gjendje të gjenerojë video me cilësi kinematografike, të kompletuara me efekte zanore dhe dialog, vetëm nga disa udhëzime të shkruara (prompte).

Shumë klipe që pretendohet se janë krijuar me Seedance, ku shfaqen personazhe të njohur si Spider-Man dhe Deadpool, u bënë virale në internet.

Studio të mëdha si, The Walt Disney Company dhe Paramount Pictures reaguan menjëherë, duke akuzuar ByteDance për shkelje të të drejtave të autorit.

Megjithatë, shqetësimet shkojnë përtej çështjeve ligjore.

Çfarë është në të vërtetë Seedance dhe pse ka shkaktuar kaq shumë debat?

Çfarë është Seedance?
Seedance u lançua pa shumë bujë në qershor 2025, por ishte versioni i dytë i publikuar tetë muaj më vonë, që shkaktoi reagime të forta.

“Për herë të parë, nuk po mendoj më që kjo duket mirë për AI-në. Po mendoj që kjo duket si pjesë e një procesi të vërtetë profesional filmik,” thotë Jan-Willem Blom nga studio kreative Videostate.

Modelet perëndimore të videove me AI kanë bërë përparim në përpunimin e udhëzimeve të përdoruesve për të krijuar imazhe mbresëlënëse, por Seedance duket se i ka bashkuar të gjitha elementet në një sistem të vetëm.

Ashtu si mjete të tjera si Midjourney dhe Sora (nga OpenAI), Seedance mund të krijojë video nga përshkrime të shkurtra me tekst. Në disa raste, mjafton vetëm një fjali për të prodhuar një video me cilësi të lartë.

Ajo që e bën veçanërisht mbresëlënëse është fakti se kombinon tekstin, pamjet dhe audion në një sistem të vetëm.

Testi “Will Smith dhe spageti”
Ndikimi i Seedance po matet madje me një “standard” të pazakontë: sa mirë mund të krijojë një video të Will Smithduke ngrënë spageti.

Jo vetëm që Seedance krijon një version tepër realist të aktorit duke ngrënë makarona, por ka prodhuar edhe video virale ku Smith lufton me një “përbindësh spageti”- dhe pamjet duken si pjesë e një filmi me buxhet të madh.

Ekspertë të industrisë besojnë se kjo shënon një kapitull të ri në zhvillimin e teknologjisë së videove të gjeneruara nga AI.

Sipas David Kwok nga studioja singaporiane Tiny Island Productions, skenat komplekse të aksionit duken më realiste se ato të konkurrentëve. “Është sikur të kesh një drejtor fotografie të specializuar në filma aksion që të ndihmon,” thotë ai.

Premtimi dhe sfida

Seedance është përballur me probleme serioze për të drejtat e autorit, një sfidë në rritje në epokën e AI-së.

Kompanitë e mëdha në Hollywood kanë ngritur shqetësime për përdorimin e personazheve të mbrojtur si Darth Vader. Disney dhe Paramount dërguan letra zyrtare duke kërkuar që Seedance të ndalojë përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Edhe në Japoni po hetohet ByteDance për shkelje të mundshme, pasi video me personazhe të njohur anime u bënë virale.

Këto raste nuk janë të izoluara. Në vitin 2023, The New York Times paditi Microsoft dhe OpenAI, duke pretenduar se artikujt e saj u përdorën pa leje për trajnim të modeleve AI. Platforma Reddit paditi kompaninë Perplexity për përdorim të paautorizuar të postimeve të përdoruesve.

Ekspertët theksojnë se është më e rëndësishme që përmbajtja të etiketohet qartë dhe të ndërtohet besim publik, sesa thjesht të krijohen video “më të bukura”. Zhvilluesit duhet të krijojnë sisteme që menaxhojnë licencat, pagesat dhe ofrojnë mekanizma ankese për abuzime.

Si shembull, Disney nënshkroi një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh me Sora, për të përdorur personazhe nga Star Wars, Pixar dhe Marvel.

A po ecën Kina përpara?

Seedance e rikthen teknologjinë kineze në qendër të vëmendjes.

Ekspertët thonë se modelet kineze po arrijnë nivelin më të avancuar global. Nëse ByteDance arriti të prodhojë një model të tillë, lind pyetja se çfarë teknologjish të tjera mund të jenë në zhvillim.

Vitin e kaluar, modeli kinez DeepSeek shkaktoi reagime globale me modelin e tij gjuhësor me kosto të ulët, duke kaluar përkohësisht ChatGPT si aplikacioni falas më i shkarkuar në dyqanin amerikan të Apple.

Qeveria kineze e ka vendosur inteligjencën artificiale dhe robotikën në qendër të strategjisë së saj ekonomike, duke investuar masivisht në prodhimin e çipave, automatizim dhe AI gjeneruese për të fituar avantazh ndaj SHBA-së.

Ndërkohë që Seedance 2.0 merrte vëmendjen e mediave, kompani të tjera kineze prezantonin në heshtje mjete të reja AI përpara Festës së Pranverës (Viti i Ri Hënor).

Analistët parashikojnë se viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për përdorimin masiv të AI në Kinë, jo vetëm chatbot-ë, por edhe agjentë AI që kryejnë transaksione, mjete programimi të integruara në punën e përditshme dhe krijues videosh që përdorin rregullisht AI./Marrë nga BBC, përshtati në shqip Piranjat News

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?