Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

PRISHTINË- Grupi “Asnjë Cent ma Shumë” ka organizuar protestë në Prishtinë më 5 prill, duke kërkuar që të mos merret vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Duke mbajtur në duar parulla sikurse: “Shteti hesht, qytetarët s’ndalen”, “Tarifat e reja, padrejtësi e re”, “KEDS-i t’i kthehet popullit”, “Varfërimi i shumicës, pasurimi i pakicës”, “S’ka dritë me padrejtësi”, qytetarë të mbledhur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundërshtuan kërkesën nga kompanitë e energjisë për rritjen e tarifave të energjisë për 15 për qind.
Aktivisti Besnik Shabiu tha se kërkesa e tyre karshi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka qenë e qartë që nga fillimi, duke thënë se qytetarët nuk e meritojnë të paguajnë më shtrenjtë asnjë taksë.
“Kërkesa është e qartë: të pezullohet vendimi për shtrenjtimin për 15 për qind, siç është paralajmëruar, i rrymës. Të rihapet një diskutim i gjerë, ku edhe ne do të bashkëpunojmë. Të bëhet një plan afatgjatë, një strategji e cila do ta nxjerrë Kosovën një herë e përgjithmonë nga problemi energjetik. Deri të premten, më 11 prill, dita kur ZRRE pritet të marrë vendimin ne presim që institucionet relevante të reflektojnë dhe të dalin para qytetarëve, të heqin dorë nga kjo poshtërsi”, tha ai, duke shtuar se nëse merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës, atëherë do të organizohen protesta të tjera.
Organizatorët e protestës thanë se përveç shtrenjtimit të rrymës, së voni është paralajmëruar edhe një valë e rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, andaj thanë se qytetarët e Kosovës "nuk e meritojnë t'iu vështirësohet më shumë jeta".
Pas protestës në sheshin Skenderbeu, protestuesit vazhduan marshimin drejt ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë. Aty ata vendosën parullat, në mënyrë që, sipas kur zyrtarët të shkojnë në punë, të shohin pakënaqësitë e qytetarëve.
Organizatorët e protestës në Prishtinë paralajmëruan protestë të re më 11 prill, nëse merret vendimi për rritjen e tarifave të energjisë. Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se, nga ky muaj, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind. Kërkesën për rritjen e çmimit të rrymës e kanë bërë kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë.
Aktualisht, për konsumatorët në Kosovë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15 për qind, ata do të paguanin 8.96 centë.
ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues. Vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji.
ZRRE-ja ka argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta. Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve "Kosova A" dhe "Kosova B".
Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla. Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.
Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022./ REL
GAZA- The New York Times së fundmi ka publikuar një video ku tregon se ambulancat palestineze dhe zjarrfiket i kishin ndezur dritat e...
NIGERI- Persona të armatosur vranë të paktën 40 persona në sulmet të mërkurën në Nigerinë&nbs...
TURQI- Ekrem Imamoglu dërgon një mesazh të ri nga burgjet e Silivrisë. Në postimin e tij ai i bën thirrje popullit që ...
MAQEDONI E VERIUT- Prindërit dhe të afërmit e të vdekurve në zjarrin në diskotekën “Pulse” përmes një...
donald trump SHBA- Presidenti Donald Trump dëshiron që amerikanët ta shohin historinë sipas tij, historianët qofshin të mallk...
ANGLI- Mbreti Charles tregoi aftësitë e tij muzikore kur luajti "My Bright Little Moon" me një karotë në një pritje mb...
SPANJË- Tre persona kanë humbur jetën në Spanjën jugore ditën e sotme. E gjitha ndodhi gjatë shembjes së një godi...
foto ilustruese UKRAINË- Krerët e forcave të armatosura të Francës dhe Britanisë diskutuan për forci...
foto ilustruese RUSI- Një ndërtesë industriale në rajonin e Mordovias në Rusi është goditur nga dronët e Ukrain&eum...
i derguari i kremlinit SHBA- Ukraina prej kohësh kërkon garanci sigurie. Një i dërguar i posaçëm i Moskës gjat&eu...