Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...

GJERMANIA- Andrea dhe Tino Wohlmacher në fakt do duhej t'i hapnin tapat e shampanjës tani. Ata sapo kanë arritur fitoren e tyre të parë të vogël në xhunglën burokratike gjermane të aplikimeve për azil, imigrimin e punëtorëve të kualifikuardhe dëbimet. Por operatorët e qendrës së kujdestarisë për pacientët me demencë në Wilstedt pranë Bremenit kanë shumë punë pak ditët e fundvitit dhe nuk kanë kohë për të festuar. 48 vetë trajtohen në këtë qendër në Gjermani.
Dhjetë infermierët asistentë nga Kolumbia që janë të punësuar aty nuk do të dëbohen, ata lejohen të qëndrojnë për momentin, me lejen e mundësuar fillimisht për shkak të trajnimit profesional dy ose tre vjeçare. Andrea Wohlmacher thotë për DW: "Sikur na është hequr një gur nga zemra".
Nga azili në marrëdhënie pune?
Historia e dhjetë kolumbianëve është një leksion i mirë për të kuptuar, se sa e vështirë është ende për Gjermaninë të tërheqë e të mbajë punëtorët e nevojshëm urgjentisht dhe në të njëjtën kohë të ndajë qartë azilin dhe migracionin për motive punësimi. Amerikano-jugorët e pakualifikuar aplikuan fillimisht për azil, por ai u refuzua. Prandaj, ata nuk mund të kalonin në procedurën e imigracionit të kualifikuar përmes një të ashtuquajturi "ndryshim korsie" nga ana ligjore. Skenari kërcënues: Të gjithë kolumbianët duhej të largoheshin nga Gjermania - që konkretisht do të thoshte që qendra duhej të mbyllej për shkak të mungesës së stafit.
Rasti shkon deri tek ministri i Shëndetësisë, Lauterbach
Kur dhjetë punonjësit e tyre kërcënohen me dëbim, dy menaxherët e qendrës shëndetësore i drejtohen publikut. Ata u shkruajnë një letër të hapur tetë politikanëve, madje edhe ekipet televizive shfaqen në Wilstedt. 83,782 njerëz nënshkruan një peticion drejtuar qeverisë federale. Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach madje e pranoi atë personalisht.
Rasti ndezi debatet në të gjithë Gjermaninë: Si mundet që njerëzit e mirëintegruar që paguajnë taksa dhe janë ditë e natë për njerëzit në nevojë duhet të largohen nga vendi? Por ekziston edhe ana tjetër e medaljes: Çfarë lloj sinjali dërgon Gjermania jashtë vendit, nëse azilkërkuesit e refuzuar pa trajnimin e duhur mund të qëndrojnë në vend? Vendimi përfundimtar tani i takon Komisionit të Posaçëm të landit të Saksonisë së Poshtme.
Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach premtoi se do të bënte gjithçka të mundshme që lejohej nga ligji. "Nëse nuk do të kishim stafin e huaj infermieror, nuk do të mund ta ofronim më kujdesin shëndetësor në të njëjtën masë në Gjermani”, tha Lauterbach duke shtuar, se duhet të dërgohet një sinjal: "Stafi i huaj infermieror është më se i mirëpritur këtu, sepse ne varemi prej tyre dhe kemi pasur përvoja shumë të mira me ta”.
Reduktim i kërkesave për azil, rritje e punësimit
Andrea Wohlmacher është i sigurtë, se pa vëmendjen e publikut dhe bisedimet me politikën, sërish do ekzistonte frika e dëbimit afatshkurtër. Joachim Stamp, përfaqësuesi special i qeverisë federale për marrëveshjet e migracionit për gati dy vjet është ai që duhet të sigurojë që imigracioni i kualifikuar në Gjermani të zhvillohet në mënyrë të rregullt, pra jo përmes një aplikimi ndoshta të pashpresë për azil. Stamp ka zhvilluar madje së fundmi edhe bisedime në kryeqytetin kolumbian Bogota këto ditë. "Ne duam të reduktojmë migracionin e parregullt dhe të mundësojmë menaxhim më të mirë të migracionit për motive punësimi. Unë gjithashtu e kam bërë të qartë publikisht në mediat kolumbiane se rruga drejt tregut gjerman të punës nuk kalon përmes ligjit të azilit, por vetëm përmes imigrimit të rregullt të punëtorëve të kualifikuar". tha Stamp për DW.
Aktualisht, 14,000 kolumbianë që jetojnë në Gjermani janë të punësuar me kontribute të sigurimeve shoqërore. Ka gjithashtu 3500 studentë dhe pasuniversitarë dhe rreth 500 të punësuar si studiues. Me një partneritet gjithëpërfshirës të migracionit me vende të tilla si Kolumbia, por edhe Gjeorgjia, Uzbekistani, Maroku dhe Kenia, Gjermania dëshiron të promovojë migrimin e rregullt për motive punësimi dhe të zvogëlojë numrin e kërkesave për azil, që nuk kanë shansin e njohjes për qytetarët e këtyre vendeve./ DW
KOERA E JUGUT- Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmuar që një ushtar i Koresë së Veriut, që ka luftuar...
Fico-Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të ishte i hapur për bisedimet e paqes me Ukrainën në Sllovaki ...
SIRI- Forcat e sigurisë të autoriteteve de fakto të Sirisë arrestuan sot në Tartus në Sirinë perëndimore nj&...
Foto ilustruese IRAK- Autoritetet irakiane kanë filluar të zhvarrosin nga një varr masiv në Irakun jugor eshtrat e ...
Takimi KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim lamtumire ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Foto ilustruese KOSOVË- Vendimi i PZAP-it u mirëprit nga Lista Srpska, që e cilësoi vendimin e mëhershëm të KQZ-së ...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump u ka thënë 37 personave të dënuar me vdekje, dënimet e të cilëve u zbutën nga...
INDI- Ish-kryeministri indian Manmohan Singh ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Singh ishte një nga kryeministrat me shërbim m&eu...
GREQI- Stuhia e fortë 'Elena' bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Autoritetet detare franceze kanë kryen 12 operacione shpëtimi përgjatë brigjeve të Francës ...