Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
MAQEDONIA E VEIUT- Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në debatin e partive për ndërhyrje në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.
Gjatë fjalimit për Festën e Pashkëve, të dielën, peshkopi Petar i Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) është përqendruar në zgjedhjet e ardhshme, duke i ftuar votuesit jo vetëm të votojnë, por edhe të kenë “kujdes” se për cilën parti apo kandidat do të japin votën e tyre.
Akuza për ndërhyrje në procesin zgjedhor ka pasur edhe ndaj Bashkësisë Fetare Islame. Opozita shqiptare ka thënë se ajo bën “propagandë” në mbështetje të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Bazuar në dispozitat kushtetuese, Maqedonia e Veriut është shtet sekular dhe feja është e ndarë nga shteti.
Në nenin 19 të Kushtetutës thuhet se “Kisha Ortodokse Maqedonase, bashkësitë tjera fetare dhe grupet fetare janë të ndara nga shteti dhe janë të barabarta para ligjit”.
Aty thuhet, po ashtu, se “Kisha Ortodokse Maqedonase, bashkësitë e tjera fetare dhe grupet fetare janë të lira të themelojnë shkolla fetare dhe institucione shoqërore e bamirëse, me procedura të parapara me ligj”.
Peshkopi Petar i Kishës Ortodokse Maqedonase, në meshën e Pashkëve, i ka porositur kandidatët për president shteti dhe ata për deputetë në Parlamentin e ri që “të mos i neglizhojnë vlerat shpirtërore, kulturore dhe kombëtare”.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se kë votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që, siç ka thënë, “të mos ndodhë që i verbëri ta udhëheqë të verbrin”.
“Qytetarët, veçanërisht ata të besimit ortodoks, duhet ta kenë gjithmonë parasysh që të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësues dhe drejtues që dallohen nga vlerat morale. Ata duhet t’i përmbushin premtimet e tyre, që mashtrimi i dytë të mos jetë më i keq se i pari”, ka deklaruar Petar.
Ai ka thënë se është në dorën e votuesve që të zgjedhin mes të mirës dhe të keqes apo mes “Zotit dhe djallit”.
“Vendimi është vetëm yni. Prandaj, le të bëjmë një zgjedhje reale midis së mirës dhe së keqes, midis Zotit dhe djallit, pranimit të së mirës dhe Zotit dhe refuzimit të së keqes dhe djallit. Nëse e bëjmë këtë zgjedhje, do të jemi vërtet të lirë, sepse nuk do të jemi skllevër të së keqes dhe djallit”, ka thënë peshkopi Petar.
Edhe pse nuk ka përmendur ndonjë emër apo parti politike, peshkopi në opinion është i njohur për qëndrimin e tij në mbështetje të opozitës maqedonase, ndërsa në vazhdimësi ka thënë se Kisha nuk e cenon laicizmin nëse klerikët i shprehin pikëpamjet e tyre politike.
Në anën tjetër, Arben Taravari, ish-kandidat për president dhe një nga drejtuesit e koalicionit opozitar VLEN, ka thënë se Bashkësia Fetare Islame (BFI) duhet t’i japë fund agjitacionit në favor të BDI-së, pasi, sipas Taravarit, pas zgjedhjeve më 8 maj, ky institucion fetar “do të pastrohet dhe do t’i kthehet dinjiteti fetar që duhet ta ketë”.
“Kanë bërë staf në kuadër të BFI-së, i cili punon special për BDI-në. Unë u bëj thirrje hoxhallarëve të Gostivarit që të mos bien pre e instruksioneve që u jep kryetari i BFI-së, i cili botërisht dihet se është instrument i një partie. Pas zgjedhjeve, BFI-ja do të jetë institucioni i parë që duhet të pastrohet, që t’i kthehet morali dhe dinjiteti”, ka deklaruar Taravari në një prononcim për mediat.
Nga Bashkësia Fetare Islame nuk kanë folur për akuzat e tilla, duke thënë se “nuk komentojnë deklarata të partive politike”.
Vllado Dimovski, nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në Maqedoninë e Veriut - si shtet me popullatë të përzier etnike dhe fetare - duhet pasur shumë kujdes gjatë shprehjes së qëndrimeve që mund të nxisin pakënaqësi apo mosdurim etnik a fetar.
Në rastin e bashkësive fetare, ai thotë se gjëja kryesore që duhet të bëjnë drejtuesit e tyre, është që të respektojnë Kushtetutën, e cila qartë përcakton karakterin sekular të shtetit.
“Priftërinjtë dhe hoxhallarët bëjnë mirë që të mos përzihen në politikë, ashtu sikur edhe politikanët që nuk guxojnë ta keqpërdorin fenë për qëllimet e tyre politike. Në Maqedoninë e Veriut ka një harmoni ndërfetare. Njerëzit e respektojnë besimin e njëri-tjetrit dhe kështu duhet të jetë. Partitë nuk kanë se çfarë kërkojnë në institucionet e besimit”, përfundon Dimovski./REL
vladimir putin RUSI- Rusi tha sot se planifikon të kryejë stërvitje ushtarake, për të vlerësuar gatishmërinë e saj ...
Atentati SHBA- Një tentativë vrasjeje është përandaluar gjatë shërbesës së së dielës në nj...
foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rafah të hënën disa orë pasi Izraeli u tha palestinezëve të...
Foto ilustruese KINË- Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë blerë miliona kamera vëzhgimi të prodhuara nga Kina gjat&eum...
foto ilustruese SHBA- Megjithëse janë hequr tendat në shumë prej universiteteve, protestuesit pro-palestinezë në Shtetet e Ba...
Leposaviç LEPOSAVIÇ- Makinat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami në Leposav...
pamje nga vendngjarja TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Turqi, ku si pasojë tetë perosna kanë humbur jet&eum...
pamje nga ngjarja FRANCË- Dy aktivistë të organizatës ‘Riposte alimentaire’ u arrestuan në Francë pasi hodh&...
Daniele Macheda ITALI- Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Gazetarëve Rai, Daniele Macheda ka komentuar grev...
Charles dhe Camilla MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles ka shënuar përvjetorin e tij të parë të kurorëzimit duke sh...