AKTUALITET

VIDEO/ EUROPOL shkatërron kartelin ballkanik të drogës, Shqipëria përdorej si tranzit për lëndët narkotike

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 18:06
VIDEO/ EUROPOL shkatërron kartelin ballkanik të drogës,

Një nga anëtarët kryesorë të ashtuquajturit kartel ballkanik është arrestuar të mërkurën në Mal të Zi, si pjesë e një operacioni të gjerë ndërkombëtar në të cilin, me mbështetjen e Agjencisë Evropiane të Policisë, EUROPOL, u ndaluan gjithsej 12 të dyshuar.

Operacioni u krye në Mal të Zi si dhe në Gjermani, ku u arrestuan katër persona.

Rrjeti kriminal akuzohet për kontrabandën e dërgesave me shumë ton kokainë në Bashkimin Evropian (BE), raportoi EUROPOL-i.

Hetimi, i cili u mbështet nga policia malazeze dhe gjermane, si dhe nga autoritetet në Austri dhe Spanjë, u përqendrua në një qelizë kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe kanabisit.

Të dyshuarit besohet se kanë mbajtur role të ndryshme brenda organizatës kriminale, nga financues te koordinatorë dhe logjistikë përgjegjës për transportin.

Autoritetet gjyqësore në Mal të Zi po e akuzojnë të dyshuarin, për përfshirje në trafikimin e 2.7 ton kokainë dhe 1.5 ton kanabis midis tetorit 2024 dhe prillit të këtij viti.

Droga u sekuestrua në 12 operacione të ndara të mëparshme në disa vende të BE-së dhe në Amerikën e Jugut.

Rrjeti i kontrabandës besohet se ka përdorur rrugë detare dhe ajrore, duke transportuar drogë në kontejnerë transporti dhe metoda të tjera të fshehta.

Përveç kokainës, ata dyshohet se kanë kontrabanduar kanabis në BE nga Shqipëria, Tailanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Rreth 100 oficerë policie morën pjesë në këto arrestime dhe kontrolle në të dy vendet.

Gjatë hetimit, EUROPOL-i siguroi koordinim të vazhdueshëm, shkëmbim informacioni dhe mbështetje analitike, dhe të dhënat e mbledhura nxorën në pah një rrjet të fshehur mirë që vepronte në disa kontinente.

Agjencia gjithashtu ofroi mbështetje financiare për prokurimin e pajisjeve speciale dhe nevoja të tjera operacionale.

Në të njëjtën kohë, Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë raportoi se muaj të tërë aktivitetesh rezultuan në ngritjen e kallëzimeve penale nga Drejtoria e Policisë kundër 10 personave për veprat penale të shoqatës kriminale, prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve.

“Padia penale i ngarkon të dyshuarit për shitje, transportim dhe ndërmjetësim të përsëritur në shitjen e drogave narkotike kokainë dhe kanabis, ndërsa grupi prej katër të dyshuarve akuzohet edhe për veprën penale të bashkimit kriminal”, deklaroi Prokuroria e Lartë e Shtetit./ REL.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan