Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
GJERMANI- Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen rriti nivelin e sigurisë bazuar në informacione zbulimi që tregojnë për një kërcënim të mundshëm, bënë të ditur të enjten në mbrëmje zyrtarë të saj.
“Si masë paraprake, i gjithë personeli thelbësor, por që nuk është me mision është larguar nga baza. Siguria e personelit është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë sipas planit", thuhej në njoftimin e publikuar në platformën e mediave sociale X, por pa dhënë më shumë detaje.
Një zëdhënës i bazës së NATO-s në Geilenkirchen tha se nuk kishte më shumë informacion sesa ai që ishte publikuar në postim. Kjo është hera e dytë që baza ku ndodhet flota e avionëve vëzhgues 'AWACS' të NATO-s, rrit nivelin e sigurisë, që pas një incidenti javën e kaluar, kur një bazë ushtarake në Këln që ndodhet aty pranë, u mbyll përkohësisht ndërsa autoritetet po hetonin rreth dyshimeve për një sabotim të mundshëm në furnizimin me ujë të saj.
Në të njëjtën ditë, baza në Geilenkirchen njoftoi gjithashtu për një incident, një tentativë për t'u futur brenda territorit të saj, çka nxiti dhe zbrazjen e plotë të mjediseve. Në lidhje me dyshimet për sabotazh në bazën e Këlnit, ushtria gjermane tha më vonë, se provat e kryera treguan se uji nuk ishte i ndotur.
NATO ka paralajmëruar në të kaluarën për një fushatë aktivitetesh keqdashëse të organizuara nga Rusia, përfshirë aktet e sabotazhit dhe sulmet kibernetike. Rusia ka akuzuar rregullisht NATO-n se po kërcënon sigurinë e saj. Në qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se sulmet e fundit ishin rezultat i inteligjencës ruse e cila po bëhej gjithnjë e më aktive. Disa incidente në vitet e fundit në territorin e NATO-s janë trajtuar si të dyshimta nga ekspertët, mes tyre prerja në vitin 2022, e një kablloje jetike nënujore, që lidhte arkipelagun e Svalbardin me Norvegjinë.
Donald Trump ARIZONË- Gjatë një vizite të enjten në Arizona, një shtet në kufi me Meksikën ish-Presidenti Donald Tr...
SHBA- Përpara një turme entuziaste Nënpresidentja Kamala Harris u tha amerikanëve se në nëntor kanë një shans për...
SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave miratoi të enjten vaksinën e re Covid nga Pfizer dhe Moderna. Është her...
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se kishte gjetur plumba në trupat e gjashtë pengjeve të mbajtur në Gaza. Një zëdhënës ...
SPANJË- Një emigrant brazilian që jeton në Spanjë është cilësuar si hero pasi rrezikoi jetën e tij për t&eum...
PAKISTAN- 11 oficerë policie u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një prite nga disa sulmues të armatosur në...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi vizitën e William Burns, kreut të CIA-së, në Kosov&eum...
KOSOVË- Dodë Rica pronari i rrjetit të lokaleve të striptizës “Club Shqiponja” u arrestua nga policia në Durrës...
IBIZIA- Një studente e drejtësisë ka vdekur gjatë pushimeve në Ibiza pasi dyshohet se ra nga ballkoni i katit të gjash...
PRISHTINË- Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, u takua të enjten me dyer të mbyllura me Preside...