Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
GJEORGJI- Bashkimi Evropian tha se ka ndalur procesin e pranimit të Gjeorgjisë dhe ka ngrirë 30 milionë euro ndihmë për Ministrinë gjeorgjiane të Mbrojtjes, pasi ligjvënësit e këtij shteti miratuan një ligj që është parë si masë për të shtypur disidencën. Ambasadori i BE-së në Gjeorgji, Pawel Herczynski, u tha gazetarëve në Tbilisi gjatë një ngjarjeje më 9 korrik se blloku po shqyrton masa të mëtejme nëse situata në Gjeorgji “përkeqësohet edhe më shumë”.
Herczynski tha se ky vendim është në përgjigje të Ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, i njohur edhe si Ligji për transparencë të ndikimit të huaj, por edhe për shkak të hapave të fundit antidemokratikë që ka ndërmarrë Qeveria gjeorgjiane.
“Ligji për transparencë të ndikimit të huaj qartësisht është kthim prapa dhe retorika antiperëndimore, antievropiane është në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të shtetit për t’iu bashkuar BE-së”, tha Herczynski, duke shtuar se vendimi për të ndaluar procesin e pranimit të Gjeorgjisë në BE është ndërmarrë më 27 qershor.
Herczynski tha se shpreson që Tbilisi do të rishqyrtojë disa prej vendimeve të tij të fundit, pasi Qeveria e re të formohet pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor.
“Sinqerisht shpresoj që më 26 tetor, gjeorgjianët do të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe Qeveria e re, kushdo që do të fitojë zgjedhjet, do të rikthehet shpejt dhe do të rinisë puna e vështirë drejt pranimit të Gjeorgjisë në BE”, theksoi Herczynski.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e quajti vendimin e BE-së “përgjigje” ndaj “retorikës dhe veprimeve antievropiane dhe antiperëndimore” të Qeverisë që udhëhiqet nga partia Ëndrra Gjeorgjiane.
“Përderisa kjo është një përgjigje ndaj politikës të pamatur dhe armiqësore të partisë në pushtet ndaj BE-së, në të njëjtën kohë është një paralajmërim për publikun: partnerët tanë po na thonë se ‘zgjedhja është në duart tuaja’ ose Gjeorgjia do të ketë të ardhme evropiane ose do të izolohet në orbitën ruse”, tha Zurabishvili.
Më 28 maj, ligjvënësit nga partia Ëndrra Gjeorgjiane rrëzuan veton e Zurabishvilit, duke e shtyrë drejt miratimit Ligjin për “agjentët e huaj”.
I cilësuar si “ligji rus” nga protestuesit gjeorgjianë, për shkak të ngjashmërive me një ligj në Rusi që i ka mundësuar Kremlinit të burgosë, gjobisë dhe margjinalizojë disidencën, zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar të ketë “ndikim negativ në rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së”.
Edhe Uashingtoni ka njoftuar për ndalesa të udhëtimeve dhe “rishqyrtim” të raporteve dypalëshe, për shkak të ligjit. Javën e kaluar, SHBA-ja po ashtu njoftoi se ka shtyrë mbajtjen e stërvitjeve të planifikuara me Gjeorgjinë, të cilat janë mbajtur që nga viti 2016./ REL
Yulia Navalnaya RUSI- Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar që Yulia Navalnaya, gruaja e politikanit të ndjerë të ...
Takimi SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj kroat, Zoran Milanoviç në në samitin e NATO-s në...
jakup krasniqi HAGË- Ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit i kanë kërkuar në seancën e djeshm...
Foto ilustruese KOSOVË- Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në...
Veri MITROVICË- Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Poli...
Le Pen FRANCË- Prokuroria në Paris nisi një hetim paraprak me dyshimin për financim të paligjshëm të fushatës presi...
Berlusconi ITALI- Plani i liderit të Ligës së ekstremit të djathtë, Matteo Salvini për të emëruar aeroportin e Mila...
Ishulli MEKSIKË- Frika nga kukullat është diçka që shumë mund ta kuptojnë, ndoshta e lidhur me idenë e frikshme t...
Erdogan TURQI- Pas mungesës së besimit gjatë viteve të fundit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan merr pjesë të martën...
Kosovë, viti 1999 KOSOVË- “Sonte, për herë të parë në 79 ditë, qiejt mbi Jugosllavi janë të he...