Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca tha të hënën se hartimi i një projekt statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian ndërsa kritikoi bllokun për qasje jo të drejtë dhe diskriminuese ndaj Kosovës.
“Kështu që me ja imponu Kosovës në këtë mënyrë, me than ky është dokumenti edhe vetëm ky 20 faqesh dhe nuk ka tjetër dhe vetëm ky duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, unë mendoj jo që nuk është fer ndaj Kosovës por mendoj që është një qasje shumë diskriminuese e Bashkimit Evropian i cili Kosovën e trajton si një joshtet”, tha zoti Konjufca.
Tetorin e vitit të kaluar zyrtarët më të lartë evropianë i kërkuan Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe i dorëzuan një projekt statut për të, ndërsa Serbisë përmbushjen e pjesëve të marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ të Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur mes palëve në Bruksel dhe në Ohër.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në atë kohë tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin për Asociacionin i cili parasheh që Gjykata Kushtetuese të jap vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe sipas tij është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës kushtetuese të vendit.
Por, që nga ajo kohë nuk ka pasur lëvizje ndërsa Kosova dhe Serbia kanë akuzuar njëra tjetrën për mospërmbushje të marrëveshjes.
Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha javën e kaluar pas një vizite në Prishtinë dhe Beograd se pret nga Kosova që ta dërgojë projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa theksoi se ky mekanizëm nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër të pushtetit.
Zoti Konjufca tha se Kosova e ka pranuar projekt statutin për shqyrtim ndërsa theksoi se do të ngulë këmbë për të drejtën e saj që të propozojë vet një projekt statut për Asociacionin.
“Nuk mundet Bashkimi Evropian të të vendos para aktit të kryer, duke thënë këtë e kemi shkruar ne dhe këtë shpalle e dërgoje sepse ky është versioni i Kosovës. Nuk është ky versioni i Kosovës, ai është versioni i BE-së. Versioni i BE-së mund jetë konsultativ të cilin ne e marrim, në të cilën ne mund ta marrim klauzola të caktuara që janë për neve të arsyeshme por jo me thanë se ky është 100 për qind dhe nuk mundesh as një për qind me ndryshu sepse atëherë i bjen merre ose leje kjo praktikë. Unë jam kundër kësaj dhe do ta quaja këtë qasje diskriminuese të BE-së dhe mohim të shtetësisë së Kosovës”, tha zoti Konjufca.
Partitë opozitare kritikuan ndërkaq qasjen e pushtetit dhe për ndryshim të mendimeve kundruall propozimit të Bashkimit Evropian për themelimin e Asociacionit.
“Nëse zoti Konjufca do të thoshte kjo është e papranueshme, nuk pranoj me komentu fare draftin a është në përputhje apo jo me Kushtetutën, se nuk mundet me ju imponu shtetit të Kosovës një dokument i tillë por në atë kohë ka folur me terma afirmativ dhe e ka quajtur dokument të rëndësishëm dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe sot e pamë Glaukun tjetër. Pra këta janë joserioz dhe nuk janë qëndrime të një burrështetasi me qëndrime shtetërore, kjo është një situatë e mjerueshme”, tha shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
“Kosova duhet t’i zbatojë obligimet e veta por duhet t’i zbatojë duke garantuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ose opinioni i saj mbi parimet për statutin të zbatohet, duke ruajtur integritetin territorial të Kosovës dhe duke ruajtur karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Pra ne i kemi tregu kriteret dhe e kemi këshillu se si me zgjidh çështjen”, tha shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se marrëveshja për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar është ligjërisht e detyrueshme. Sipas tyre normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor dhe se përparimi në zbatimin e marrëveshjes është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese./VOA
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se po pret me padurim marrëveshjet e paqes me vendet e tjera...
GJEORGJI- Viktor Orbán ka mbërritur në Gjeorgji pasi përgëzoi partinë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane (GD) për "f...
Foto ilustruese SERBI- Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, dialogu me Kosovën, si dhe zgjedhjet e parakohshme ja...
Foto ilustruese GJEORGJI- Opozita në Gjeorgji filloi sot protestat pasi Komisioni Zgjedhor nxori fitues të zgjedhjeve të përgjithshme p...
Mandela i Palestinës IZRAEL- Marwan Barghouti, i burgosuri palestinez u sulmua nga anëtarët e shërbimit të burgut izraelit në...
Von der Leyen RUSI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pasur një komunikim me presidentin e Koresë së Jugut, Yo...
Foto ilustruese GJERMANI- Volkswagen i ka njoftuar përfaqësuesit e punëtorëve se dëshiron t’i mbyllë të paktë...
Foto ilustruese KINË- Pesë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u plagosën në një sulm me thikë ...
Serwer KOSOVË- Profesori amerikan në universitetin John Hopkins, Daniel Serwer ka zhvilluar së fundmi një intervistë për "Dan...
Takimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim Kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Per&e...