Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
KOSOVA- Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, tha se ia ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimet për disa informacione nga Serbia, se në rajonin e Sanxhakut në këtë vend, “janë duke u ndërtuar shtëpi dhe banesa për serbët e Kosovës, e sidomos ata nga veriu”, por theksoi se informacionet e tilla duhet të verifikohen.
Një ditë më herët, Qeveria e Kosovës njoftoi se Kurti ka pritur në takim Biserkon, bashkë me Nenad Çanakun, ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Social-Demokratëve të Vojvodinës, dhe Mark Baskinin, këshilltar i lartë i Qendrës për Dialog Humanitar. Në komunikatën e publikuar u tha se mysafirët e njoftuan Kurtin se në Serbi flitet për një mundësi të tillë.
“Si dikush që është marrë me çështjen e refugjatëve që nga vitet 1990 e këndej, ju kujtoj se gjithmonë ka pasur thashetheme, të cilat më vonë kanë rezultuar me eksod apo zhvendosje të popullsisë”, tha Biserko në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
“Ne i kemi thënë Qeverisë së Kosovës që duhet t’iu kushtojë vëmendje këtyre informacioneve dhe të bëjë gjithçka të mundur që popullata serbe të mbahet në veri të Kosovës”, tha Biserko.
Sipas saj, i takon shoqërisë dhe Qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe organizatave civile dhe ndërkombëtare, që të verifikojnë se sa të sakta janë këto informacione. Radio Evropa e Lirë pyeti zëdhënësin e Qeverisë së Kosvës, Përparim Kryeziu, se si synon ky institucion të procedojë me këto informacione, por nuk mori përgjigje.
Nga institucionet në Serbi nuk kishte ndonjë reagim pas publikimit të informacionit për takimin e Kurtit me Biserkon, Çanakun dhe Baskinin. REL-i kontaktoi kabinetin e presidentit të Serbisë, Qeverinë e Serbisë dhe Zyrën për Kosovën në Beograd, por asnjëri institucion nuk u përgjigj.
Në Kosovë janë dhjetë komuna me shumicë serbe, të shpërndara në veri dhe në jug të lumit Ibër. Numri i saktë i popullsisë nuk dihet, pasi serbët e katër komunave në veri - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç - e kanë bojkotuar kryesisht regjistrimin e popullsisë, që është bërë në pranverë të këtij viti.
Sipas të dhënave paraprake të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara më 12 korrik, vetëm rreth 6.500 njerëz në këtë zonë i janë përgjigjur regjistrimit, ndërsa atje besohet se jetojnë dhjetëra mijëra. Kjo pjesë, e dirigjuar nga Serbia dhe strukturat e saj paralele atje, nuk u bindet lehtësisht vendimeve të Qeverisë së Kosovës që nga paslufta, më 1999. Për pasojë, shpesh është bërë edhe vatër protestash e tensionesh./ REL
Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. KOSOVA- Charles ...
Udhëheqësit e AfD-së, lice Weidel dhe Tino Chrupalla pas përfundimit të një konference për media në Berlin më 2 s...
KANADA- Një ekspeditë e re ka zbuluar ndryshimet e dukshme që anija e famshme e Titanikut ka pësuar. Humbja e parmakut - e përje...
Foto nga vendi i ngjarjes KOSOVA- Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e shkuar në Prishtinë ku nga n...
DETI I KUQ- Dy anije dyshohet se janë sulmuar nga rebelët jemenas, Huthi, në Detin e Kuq, thanë autoritetet. Anijet u sulmuan afër ve...
UKRAINA- Rusia ka kryer sulme me dronë, me raketa lundruese dhe balistike ndaj Kievit mëngjesin e 2 shtatorit, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas. ...
ZVICËR- Imagjinoni të merrni një mollë por në vend që ta kafshoni, mbani farat dhe hidhni pjesën tjetër. Kjo &eum...
Hvaldimir NORVEGJI- Një balenë e bardhë beluga e quajtur "Hvaldimir", e parë për herë të parë në Norvegji...
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,u takua ditën e djeshme me themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për t&eum...
KOSOVA- Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkruar në Prishtinë ku konfirmo...