Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të mërkurën se i ka ndarë 425 milionë dollarë për ta ndihmuar Ukrainën ta përforcojë sigurinë e vet në luftën kundër Rusisë.
Ai e njoftoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për përpjekjet e tij për ta “rritur” ndihmën e sigurisë për Ukrainën gjatë kohës së mbetur të mandatit të tij, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Pakoja përfshin armatim shtesë të mbrojtjes ajrore, municione ajër-tokë, automjete të blinduara dhe municione vendimtare për t’i përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.
Bideni bisedoi në telefon me Zelenskyn në lidhje me ndihmën shtesë të SHBA për Ukrainën, e cila është duke e luftuar pushtimin e plotë nga Rusia.
"Në muajt e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë Ukrainën një sërë armesh shtesë, përfshirë qindra raketa të mbrojtjes ajrore, dhjetëra sisteme taktike të mbrojtjes ajrore, sisteme të tjera artilerie, sasi të konsiderueshme municionesh, qindra transportues të blinduar personeli dhe automjete luftarake për këmbësorinë, dhe mijëra automjete të tjera të blinduara. Të gjitha këto do të ndihmojnë për t’i pajisur Forcave e Armatosura të Ukrainës", thuhet në komunikatë.
Gjatë telefonatës, Zelensky e njoftoi Bidenin për planin e tij për të arritur fitoren kundër Rusisë dhe të dy liderët "ngarkuan ekipet e tyre me detyrua për t’u angazhuar në konsultime të mëtejshme mbi hapat e ardhshëm", thuhet në njoftim.
Biden synon të forcojë mbështetjen ushtarake të SHBA për Ukrainën para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, të cilat mund ta rikthejnë ish-presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Trump ka lënë të kuptohet se do të kërkojë t’i japë fund shpejt luftës përmes negociatave, dhe shumë republikanë në Kongres, përfshirë të zgjedhurin e Trumpit për nënpresident, senatorin J.D. Vance, kanë kundërshtuar dërgimin e më shumë ndihmave ushtarake për Ukrainën.
Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris, e cila është kandidate demokrate për presidente, e kanë kritikuar Trumpin për deklaratat e tij se mund ta përfundojë shpejt luftën, duke thënë se kjo do t’i lejonte Moskës të mbante pjesët e Ukrainës që aktualisht kontrollon dhe të kërkojë marrjen e territoreve të tjera./REL
mark rutte SHBA- Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Per&...
SHBA- Banka Botërore po bën disa ndryshime me qëllim që të shtojë kapacitetin e saj huadhënës dhe t’i bëjn&...
SHBA- Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris bën fushatë të mërkurën për herë të dytë kët&eu...
GREQI- Një tragjedi familjare ka ndodhur mbrëmë, në mbytjen e anijes së emigrantëve në zonën detare të ...
SHBA- Kamala Harris e ka quajtur Donald Trump një 'fashist'. Gjithashtu Harris gjatë një intervistë me Charlamagne Tha God tha s...
PRISHTINË- Një gjykatë në Prishtinë dënoi të mërkurën me tetë muaj heqje lirie dhe një gjobë prej ...
Letra SHBA- Provat e reja për çështjen e shumëpërfolur të vëllezërve Menendez mund të çojnë...
Foto ilustruese BOSNJË- Është gjetur trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese q&eum...
SHBA- Ish-zonja e parë Michelle Obama do të kryesojë një tubim në Atlanta një javë përpara zgjedhjeve të...
FRANCË- Katër njerëz kanë vdekur në një aksident në perëndim të Francës kur automjeti tyre goditi një t...