Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
SHBA- Vendimi i Presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të paeksploruar. Presidenti Biden shprehu mbështetjen për nënpresidenten Kamala Harris si kandidate e Partisë Demokrate. Përpara se Presidenti Biden të merrte vendimin, Elaine Kamarck, një bashkëpunëtore e lartë në Institutin Brookings, anëtare e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe autore e një libri mbi procesin e emërimit presidencial, kishte shpjeguar për agjencinë Reuters se çfarë mund të ndodhë më pas.
Presidenti Biden i ka kaluar muajt e fundit duke siguruar mbështetjen e afro 4000 delegatëve demokratë, pasi fitoi zgjedhjet brenda partisë. Ata delegatë do të votonin normalisht për të si kandidatin zyrtar presidencial të partisë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate që do të mbahet më 19-22 gusht, por sipas rregullores ata tashmë nuk janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë.
Delegatët mund të votojnë duke ndjekur ndërgjegjen e tyre, që do të thotë se mund t'ia japin votën dikujt tjetri. Me tërheqjen e tij, zoti Biden në mënyrë efektive po i lë të lirë delegatët e tij, ndoshta duke krijuar kushtet për një konkurrencë midis kandidatëve të tjerë demokratë për emërimin.
CILAT JANË ALTERNATIVAT PËR ZËVENDËSIMIN E PRESIDENTIT BIDEN SI KANDIDAT?
Disa zyrtarë demokratë mund të dëshirojnë të marrin pjesë në garë. Nënpresidentja Kamala Harris është në krye të listës, por ajo ka patur problemet e saj pas një fillimi të vështirë në detyrë dhe një nivel jo të lartë mbështetjeje në anketime. Kushtetuta amerikane thotë se nënpresidentja mund të bëhet presidente, nëse presidenti vdes apo nuk është në gjendje të ushtrojë detyrën, por nuk parashtron një proces brenda partive për përzgjedhjen e kandidatit zyrtar.
Ndër emrat e tjerë që janë përmendur si zëvendësues të mundshëm janë guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, guvernatorja e Miçiganit Gretchen Whitmer, guvernatori i Kentakit Andy Beshear dhe guvernatori i Illionit JB Pritzker. Deri më tani, ata kanë qenë mbështetës të presidentit Biden dhe kanë punuar për ta ndihmuar atë të rizgjidhej.
SI DO TË PËRZGJIDHET I EMËRUARI I RI?
Mund të ketë një proces të hapur për të gjithë mes zyrtarëve kryesorë demokratëve që e dëshirojnë këtë rol. Sipas Ballotpedia-s, pritet që për këtë vit të jenë rreth 4,672 delegatë, nga të cilët 3,933 janë delegatë dhe 739 të ashtuquajtur superdelegatë, që janë përgjithësisht zyrtarë të lartë të partisë.
Që të marrë emërimin, një kandidat duhet të fitojë shumicën, pra më shumë vota se të gjithë kandidatët e tjerë së bashku. Nëse asnjë prej kandidatëve nuk arrin një shumicë të tillë, atëherë do të ketë disa raunde votimesh për të arritur këtë lloj shumice dhe që të dilet me një kandidat zyrtar të partisë. Një konventë e tillë e hapur është mbajtur në vitin 1952 dhe demokratët nuk arritën për përzgjedhin një kandidat me votimin e parë.
ÇFARË DO TË NDODHË ME FONDET E FUSHATËS?
Fushata Biden-Harris pati mbledhur rreth 91 milionë dollarë kontribute deri në fund të majit, por ekspertët për legjislacionin e financimit të fushatave elektorale kanë mendime të ndryshme se si mund të zhvendosen këto fonde.
Për shkak se emri i zonjës Harris shfaqet në dokumentacionin ligjor të paraqitur për regjistrimin e fushatës, shumë ekspertë besojnë se fondet mund të transferohen drejt saj, nëse ajo fiton emërimin si kandidate zyrtare e Partisë Demokrate. Por ka edhe debat nëse presidentit Biden do t’i duhej fillimisht të bëhej i emëruari zyrtar i partisë dhe në vazhdim të kryhej transferimi i fondeve./ VOA
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris është në krye të listës për të kandiduar për President të SHBA-...
SHBA- Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden ripostoi letrën e Presidentit Joe Biden duke njoftuar vendimin e tij për të mos rikandiduar për...
SHBA- Kongresmeni republikan, Richard Hudson, e quajti vendimin e Presidentit Joe Biden për të hequr dorë nga fushata presidenciale një sk...
SHBA- Kandidati republikan për President të SHBA-së, Donald Trump ka reaguar menjëherë pas vendimit të Joe Biden për tu t&e...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u tërhoq të dielën nga gara presidenciale. Ai e njoftoi vendimin, pas thir...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u tërhoq të dielën nga gara presidenciale. Ai e njoftoi vendimin, pas...
SHBA- Një sondazh nga Qendra Kërkimore Pew tregon se shumica e njerëzve në botë e kuptojnë ndikimin ekonomik të Kinës ...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, vuri në dukje në intervistën e tij të parë të përbashkët me kandidatin p&...
IZRAEL- Zëdhënësi i grupit të rebelëve Houthi në Jemen Mohammed Abdulsalam ka deklaruar se do të vazhdohet të sul...
Liqeni KOSOVA- Policia e Kosovës e ka konfirmuar të dielën shpërthimin me granatë dore në pjesën veriore të vendit,...