Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
SHBA- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, do të presë të enjten në Uashington Zëvendësministrin e Jashtëm të Kinës Ma Zhaoxu. Bisedimet synojnë të mbajnë hapur linjat e komunikimit për të parandaluar përllogaritjet e gabuara dhe konfliktet e paqëllimshme, veçanërisht në raste tensionesh.
Pas dy orësh diskutimesh ballë për ballë, zyrtarët amerikanë dhe kinezë do të zhvillojnë një drekë pune në Departamentin e Shtetit. Më vonë pasdite, Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, do të vazhdojë diskutimet me zotin Ma.
Vizita e zyrtarit kinez në Uashington, Ma Zhaoxu, vjen pas vizitës së kryediplomatit amerikan, Antony Blinken, në Shangai dhe Pekin në muajin prill.
Zyrtarët thanë se takimi është pjesë e përpjekjeve intensive diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën në marrëdhëniet mes dy vendeve, madje edhe në fusha ku palët nuk pajtohen.
“Ndërsa vazhdojmë të ndërmarrim veprime për të mbrojtur interesat dhe vlerat tona dhe ato të aleatëve dhe partnerëve tanë, ne po përdorim gjithashtu me Kinën diplomacinë ballë për ballë për të komunikuar qartë dhe drejtpërdrejt qëndrimet dhe synimet tona, dhe për të bërë përparime në çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale që kanë rëndësi për popullin amerikan dhe botën”, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara nga 30 maji deri më 2 qershor, zoti Ma do të “ndërveprojë dhe komunikojë me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm amerikanë”.
Ndërsa ishte për vizitë në Pekin muajin e kaluar, Sekretari Blinken shprehu "shqetësim serioz" në lidhje me mbështetjen e Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes, duke i paralajmëruar udhëheqësit kinezë se Uashingtoni mund të vendosë sanksione lidhur me këtë çështje.
Kina e ka mbrojtur qasjen e saj ndaj Rusisë, duke thënë se është e angazhuar vetëm në shkëmbime normale ekonomike me një partner të madh tregtar.
Të mërkurën, Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, ritheksoi paralajmërimin amerikan. Ai tha se mbështetja kineze po ndihmonte në rigjallërimin e aftësive ushtarake të Rusisë, përfshirë raketat me rreze të gjatë, artilerinë dhe dronët.
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, diplomati i dytë më i lartë i Departamentit të Shtetit theksoi nevojën urgjente që vendet evropiane dhe të NATO-s “t’i dërgojnë Kinës një mesazh të përbashkët shqetësimi për veprimet e saj, të cilat ne i konsiderojmë se janë destabilizuese në zemër të Evropës”.
Bisedimet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës vijnë vetëm pak ditë pasi Kina kreu një stërvitje ushtarake dyditore në shkallë të gjerë rreth Tajvanit me 111 avionë dhe 46 anije.
Uashingtoni i ka kërkuar vazhdimisht Pekinit që të ushtrojë përmbajtje duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Kinën dhe Tajvanin, Mark Lambert, zhvilloi më 23 maj një bisedë virtuale me Drejtorin e Përgjithshëm të Kinës për Çështjet e Kufirit dhe Oqeanit, Hong Liang. Gjatë bisedës, zoti Lambert shprehu shqetësime të thella në lidhje me stërvitjet ushtarake të ushtrisë kineze në ngushticë dhe rreth Tajvanit.
Marrë nga VOA
RUSI- Rusia po i afrohet me shpejtësi një momenti historik në humbjet e pajisjeve të saj në luftën në Ukrainë, sipas n...
Foto ilustruese KOSOVË- Ndërsa paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në...
Natasha Tomaniç KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci njoftoi ditën e sotme se ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e Komun&e...
Macron FRANCË- Agjencia e lajmeve Reuters njofton se presidenti francez Emmanuel Macron ndërhyri personalisht për të bindur kryemi...
HAGË- Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle ka deklaruar se lidhur me gjyki...
SHBA- Një shpërthim i fuqishëm tronditi një zonë në Ohio të SHBA-së duke hedhur në erë pjes&e...
GREQI- Autoritetet arrestuan një 19-vjeçar për shkelje të legjislacionit për substancat e varësisë dhe dhunën ndaj p...
Trump SHBA- Pasi pothuajse dhjetëra dëshmitarë dhanë dëshmi për 16 ditë dhe avokatët bënë deklaratat e ty...
Foto ilustruese KOSOVË- Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani ka paralajmëruar hapjen e urës së Ibrit ...
Raisi IRAN- Irani hapi të enjten një periudhë pesë-ditore regjistrimi për kandidatët që duan të marrin pjesw nw gar...