Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

EUROPA- Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi gadishullin Iberik, duke lënë pasagjerët të bllokuar në trena dhe qindra ashensorë, ndërsa miliona njerëz mbetën pa sinjal në telefonat e tyre dhe pa qasje në internet. Operatori i energjisë REE tha se energjia elektrike ishte rikthyer në më shumë se 90 për qind të territorit të Spanjës kontinentale, në orët e para të së martës. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në kryeqytetin e Portugalisë.
Pothuajse asnjë cep i gadishullit, i cili ka një popullsi të përbashkët prej gati 60 milionë banorësh, nuk i shpëtoi ndërprerjes të rrymës. Megjithatë, ende nuk dihet pse pati ndërprerje të energjisë, ndonëse në rrjetet sociale u përhapën thashetheme se kishte pasur një sulm kibernetik. Kryeministri portugez, Luis Montenegro, tha se burimi i ndërprerjes “ka gjasa të jetë në Spanjë”. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se “të gjitha shkaqet e mundshme” janë duke u analizuar dhe paralajmëroi publikun që “të mos spekulojë”, për shkak të rrezikut të “dezinformimit”.
Sanchez tha se rreth 15 gigavat energji elektrike, më shumë se gjysma e konsumit në atë moment, “u zhdukën papritur” brenda rreth pesë sekondash. Kryeministri spanjoll nuk ishte në gjendje të thoshte se kur do të rikthehej plotësisht energjia në Spanjë dhe paralajmëroi se disa punëtorë do të duhej të qëndronin në shtëpi të martën. Kryeministri portugez Montenegro, tha se energjia në Portugali do të rikthehej “brenda disa orëve”.
Rreth 6.2 milionë nga 6.5 milionë familje në Portugali u furnizuan sërish me energji gjatë natës, tha operatori kombëtar i rrjetit elektrik. Ndërprerja e rrymës ndikoi për pak kohë edhe në jugperëndim të Francës, ndërsa në Marok pati ndërprerje të shërbimeve të disa operatorëve të internetit dhe sistemeve të regjistrimit në aeroporte.
Kryeministri spanjoll Sanchez, tha se ndërprerja e energjisë elektrike mesditën e së hënës shkaktoi “ndërprerje serioze” dhe “humbje milionëshe ekonomike në biznese, kompani dhe industri”. Komisioni Evropian tha se ishte në kontakt me Spanjën dhe Portugalinë lidhur me ndërprerjen e rrymës. Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkroi në X se “nuk ka tregues për ndonjë sulm kibernetik”.
Ndërprerjet e rrymës shkaktuan anulimin e shumë fluturimeve nga Madridi, Barcelona dhe Lisbona, sipas organizatës evropiane të trafikut ajror, Eurocontrol. Edhe shtetet e tjera në mbarë botën viteve të fundit janë përballur me ndërprerje masive të rrymës. Ndërprerje të rrymës kishte në Tunizi shtatorin e vitit 2023, në Shri Lankë në gusht të vitit 2020, dhe në Argjentinë e Uruguai në qershor të vitit 2019. Edhe India në korrik të vitit 2012 ishte përballur me një ndërprerje masive të furnizimit me rrymë. Në Evropë, nëntorin e vitit 2006, 10 milionë persona kishin mbetur pa rrymë për një orë në Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë. Ndërprerja kishte ndodhur për shkak të problemeve me rrjetin në Gjermani./ REL
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për Corriere della Sera, e përshkroi takimin e presidentit amer...
KANADA- Miliona kanadezë votuan të hënën në zgjedhjet e parakohshme federale, të cilat janë përqendruar kryesisht n&eu...
VATIKAN- Pas vdekjes së Papa Françeskut, duhet të zgjidhet një Papë i ri. E ashtuquajtura konklavë, nga radh&eu...
KANADA- Partia Liberale e udhëhequr nga Mark Carney ka dalë fituese në zgjedhjet federale në Kanada. Carney ka mbajtur fjalimin e tij t&eu...
KANADA- Partia Liberale e kryeministrit kanadez Mark Carney ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vendin e Amerikës s&...
foto ilustruese SERBI- Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavore të zyrave të transmetuesit...
SHBA- Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldber...
SPANJË- Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme pasi një ndërprerje e energjisë elektrike mbar&e...
SERBI- Në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik në Novi Sad ka shpërthyer tension mes studentëve dhe policisë mëngjesin e sot&...
marta kos BRUKSEL- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë për REL-in se normalizimi i marrëdh&eum...