Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve mbrëmë (të mërkurën në mbrëmje) se administrata e Presidentit Biden ishte vënë në një pozitë tejët të vështirë përpara tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në gusht të vitit 2021. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres Katherine Gypson, zoti Blinken tha se Presidenti Joe Biden trashëgoi një afat për tërheqjen nga ish-presidenti Donald Trump, pa një plan për ta realizuar atë. Republikanët në Komisionin për Marrëdhëniet meJashtë të Dhomës së Përfaqësuesve prej vitesh kanë kërkuar përgjigje për tërheqjen katastrofike nga Afganistani.
Ministri taleban për refugjatët, Khalil Ur-Rahman Haqqani, u vra gjatë një sulmi vetëvrasës të mërkurën në Afganistan.
Ky është një nga sulmet më të rënda ndaj një udhëheqësi të talebanëve që kur grupi u kthye në pushtet në gusht të vitit 2021.
Tërheqja katastrofike e trupave amerikane nga Afganistani u mundësoi talibanëve të ktheheshin në pushtet. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë qenë shumë kritikë ndaj administratës së Presidentit Biden për tërheqjen.
“Ju kishit mundësi të shumta të hartonit një plan për rënien e pashmangshme të Afganistanit. Në vend të kësaj, edhe me këmbanat e alarmit që dëgjoheshin qartë, ju mohuat kërcënimet e pashmangshme dhe të rrezikshme për interesat amerikane, qytetarët amerikanë dhe partnerët tanë afganë”, tha Michael McCaul, udhëheqës i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken doli para këtij Komisioni të mërkurën. Ai tha se Presidenti Joe Biden trashëgoi një afat për tërheqje nga ish-presidenti Donald Trump, pa një plan për ta realizuar atë.
“Nëse Presidenti Biden nuk do të zbatonte zotimin e paraardhësit të tij, sulmet e talibanëve ndaj forcave tona, aleatëve tanë dhe ndaj qyteteve kryesore do të kishin rifilluar. Kjo do të kërkonte dërgimin e dhjetëra mijëra forcave të tjera amerikane përsëri në Afganistan për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar marrjen e kontrollit nga talebanët”, tha Sekretari Blinken.
Kryetari i ardhshëm i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Brian Mast, i cili humbi këmbët duke luftuar në Afganistan, tha se Departamenti i Shtetit nuk është mbajtur përgjegjës për tërheqjen.
“Departamenti është absolutisht jo funksional siç shihet nga përpjekjet për të mbuluar faktin që 26 diplomatë të administratës suaj ju thanë se do të ishte katastrofë nëse vazhdohej në atë rrugë. Duhet të flasim për këtë”, tha ligjvënësi republikan Mast.
Por demokrati kryesor në Komision tha se republikanët nuk kishin ndërmarrë asnjë përpjekje për të parandaluar që këto probleme të përsëriteshin.
“I ashtuquajturi hetim i republikanëve nuk ka qenë gjë tjetër veçse të bërit politikë në vija partiake. Ata nuk mund të pretendojnë se qëllimi i vërtetë i tyre tani është sundimi i ligjit, kur nuk shoh asgjë konkrete. Nga ky hetim nuk kanë hartuar asnjë projekt-ligj”, thotë deputeti Meeks.
Trembëdhjetë ushtarë amerikan dhe 170 civilë afganë vdiqën në sulmin me bombë në ‘Abbey Gate’ në Kabul më 26 gusht të vitit 2021./VOA
SIRI- Mijëra trupa dhe mbetje trupash janë gjetur këtë mëngjes pranë Damaskut nga gazetarët e televizionit al Jazeera,...
Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës njoftoi, por nuk sqaroi se për cilin rast e ftoi Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrin Albin Kurt...
SIRI- Prezantuesja e lajmeve të Sky News Yalda Hakim ka vizituar burgun famëkeq Sednaya. Sipas Sky News dhjetëra mijëra njerëz j...
donald trump SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump është shpallur "Personi i Vitit" i revistës Time pë...
Netanyahu-Sullivan IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar në Jeruzalem me Këshilltarin e Sigurisë Kombë...
protestat-Vuci SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se pajtohet me kërkesat e protestuesve vetëm një dit...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka lëshuar 39 falje presidencial për amerikanë të dënuar për krime jo të dhu...
Trump-Xi Jinping SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka ftuar presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurimin e tij...
Blinken JORDANI- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Jordani të enjten për takime urgjente pas rënies së ...
BRUKSEL- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur rrugën Bullgarisë dhe Rumanisë për t’u bërë an&...