BOTA

Blinken në Moldavi mes rritjes së tensioneve me Rusinë

n.f Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 15:44
Blinken në Moldavi mes rritjes së tensioneve me Rusinë
Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti sot në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau. Kjo është ndalesa e parë, e një turneu të shkurtër në Evropë, që synon të forcojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën, mes vendeve aleate të NATO-s, si dhe atyre fqinje.

Udhëtimi i kryediplomatit amerikan vjen mes përpjekjesh të Kievit për të frenuar sulmet ruse në lindje, ndërsa presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se përdorimi nga Ukraina i armëve perëndimore për të goditur brenda Rusisë, mund të shkaktonte një konflikt global.

Në Kishinau, zoti Blinken do të takohet me presidenten pro-evropiane Maia Sandu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Takimet vijnë në një kohë kur sipas zyrtarëve amerikanë ish-republika sovjetike, me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, që ndan një vijë të gjatë kufitare me Ukrainën, po përballet me "operacione ndikimi" nga Rusia.

Të premten diplomati më i lartë amerikan mbi çështje evropiane në Departamentin e Shtetit Jim O'Brien, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të shpallin një "paketë të fuqishme" mbështetjeje për pavarësinë energjetike të Moldavisë. Por ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje.

Nën udhëheqjen e zonjës Sandu, Moldavia ka dënuar me vendosmëri sulmin rus ndaj Ukrainës dhe ka përcaktuar si synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Po kështu vendi ka ulur ndjeshëm varësinë nga gazi natyror rus dhe po zgjeron burimet e furnizimit me energji elektrike.


Zoti O'Brien shtoi se Uashingtoni nuk ka informacion për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak që i kanoset rajonit separatist të Moldavisë, Transdniestrisë, nga Rusia. Moska ka në këtë rajon një forcë paqeruajtëse dhe ushtarësh që nga një luftë në fillim të viteve 1990.

Moldavia, e cila mban një referendum në muajin tetor që do të çimentonte në kushtetutën e vendit vullnetin për t'u bërë pjesë e BE-së, është një mbështetëse e zëshme e Ukrainës dhe e sheh sigurinë e saj të lidhur ngushtë me aftësinë e Kievit, për të frenuar forcat ruse.

"Mbështetja për Ukrainën është e barabartë me mbështetjen për Moldavinë, por kjo funksionon edhe anasjelltas. Mbështetja e Moldavisë forcon Ukrainën, sepse Ukraina ka nevojë për një Moldavi të fortë, demokratike dhe një fqinj mbështetës, pasi ne ndajmë një kufi prej 1200 kilometrash", tha Olga Rosca, këshilltare e presidentes moldave mbi çështje të politikës së jashtme.

Ajo tha për agjencinë ‘Reuters’ se vizita e sekretarit Blinken ishte një "shenjë shumë e fortë mbështetjeje edhe për zgjedhjen që kanë bërë moldavët në drejtim të rrugës demokratike dhe aspiratave të tyre për në BE".

TAKIMI I NATO-s

Më pas, gjatë kësaj jave Sekretari Blinken do të shkojë në Pragë për të marrë pjesë në një mbledhje jo zyrtare të ministrave të jashtëm të NATO-s. Ky takim do të përqëndrohet në vazhdimin e përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të aleancës që do të mbahet në muajin korrik në Uashington .

"Ne nuk parashikojmë se do të ketë një ftesë për Ukrainën për t'u bashkuar me NATO-n, por ne mendojmë se aty do të ofrohet mbështetjeje e rëndësishme për Ukrainën, ndërsa ajo bën përpjekje për të fituar luftën", thotë zoti O'Brien.

"Kjo do të përfshijë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë së Ukrainës dhe përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën ndërsa ajo bën reformat e nevojshme në mënyrë që të jetë në gjendje t'i bashkohet BE-së dhe të bëjë përparim drejt NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur."

Shtetet e Bashkuara kanë punuar me aleatët evropianë për të ndihmuar Ukrainën të fuqizojë ushtrinë e saj, përpjekje që do ta afronin Kievin me NATO-n. Disa vende anëtare individualisht, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po punojnë për të arritur marrëveshje dypalëshe me Ukrainën.

Pas mbi dy vjet lufte që vlerësohet të jetë më vdekjeprurësja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, aleatët perëndimorë po diskutojnë se si të ndalojnë përparimin e forcave ruse, ndërsa Presidenti Putin po përmend gjithnjë e më shumë rrezikun e një lufte globale.


Një çështje kritike ka qenë nëse aleatët do të lejojnë Ukrainën të përdorë armët që ata ofrojnë për të kryer sulme brenda Rusisë, një temë që mund të diskutohet në takimin e Pragës.

Në komentet për revistën 'The Economist', Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u kërkoi anëtarëve të aleancës që të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre për sulme brenda Rusisë. Ky qëndrim është mbështetur nga disa anëtarë evropianë të aleancës transatlantike, por jo nga Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga VOA

shba blinken moldavi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan