Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GAZA- E ardhmja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, është vënë në dyshim pasi Izraeli ndaloi hyrjen e të gjitha ndihmave në Rripin e Gazës, duke shkaktuar blerje furnizimesh në panik në këtë territor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, Izraeli thotë se dëshiron ta zgjasë armëpushimin e tanishëm për shtatë javë të tjera, ndërsa Hamasi kërkon negociata për një përfundim të përhershëm të luftës.
Bllokimi i ndihmave ndodhi në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim, kur edhe ulen së bashku për darkë. Ramazani i këtij viti po shënohet mes rrënojave të shkaktuara nga luftimet e ashpra 16 mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
“Mbyllja e kalimit kufitar ka pasoja negative për ne, për të zhvendosurit që u kthyem në qytetin e Gazës. Është muaji i Ramazanit dhe na nevojiten shumë gjëra. Shtëpia ime është shkatërruar nga bombardimet. Nuk më ka mbetur asgjë në Gazë. Çdo gjë kushton shtrenjtë dhe nuk e gjen dot”, thotë Mai al-Khoudari, ish drejtore e shkollës, e zhvendosur nga shtëpia e saj në Gazë.
Izraeli thotë se në Gazë ka mjaft furnizime për të zgjatur me muaj. Ndërprerja e ndihmave humanitare ndodh ndërkohë që negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe për lirimin e pengjeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit kanë ngecur.
Hamasi rrëmbeu 250 pengje gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit 2023 në pjesën jugore të Izraelit, duke nxitur një luftë që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra palestinezëve dhe të mbi 1,700 izraelitëve. Deri më tani 147 pengje janë kthyer të gjallë në Izrael, shumica përmes dy marrëveshjeve për armëpushim me Hamasin. Izraeli ka liruar rreth 2,000 të burgosur palestinezë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendimi për të ndërprerë ndihmat synon të detyrojë Hamasin që të vazhdojë armëpushimin aktual, sipas një propozimi të të dërguarit të posaçëm të Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff.
Shumë izraelitë kanë shprehur përkrahje për qëndrimin e ashpër të kryeministrit. Por shumë nga familjet e 63 pengjeve të mbetura druhen se pezullimi i ndihmave për Gazën do t’u shkaktojë më shumë vuajtje pengjeve dhe do të rrezikojë lirimin e tyre pas më shumë se 500 ditësh që mbahen nga Hamasi.
“Ndalimi i kamionëve me ndihma humanitare në Gazë do të ndikojë edhe tek pengjet. Uria në Gazë ka ndikim të drejtpërdrejt tek ata. E dimë nga njerëzit që janë kthyer dhe kanë treguar se pengjet trajtohen ashpër”, thotë familjari i një pengu të vrarë, Zahiro Shahar Mor.
Hamasi, shtetet arabe, Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave të njeriut e dënuan vendimin e Izraelit për të bllokuar ndihmat dhe e akuzuan atë se po shkel parimet e armëpushimit. Liga Arabe do të mbajë një mbledhje urgjente këtë javë për të diskutuar mbi nevojën për t’i dhënë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit./VOA
SHKUP- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut tha se është duke inspektuar të gjitha dërgesat e ujit t...
TIRANË- Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financia...
BEOGRAD- Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me ...
Foto ilustruese KINË - Kina është zotuar të "luftojë deri në fund" pasi Presidenti i SHBA Donald Trump përshkallëzo...
UKRAINË- Pas takimit katastrofik të së premtes së kaluar në Zyrën Ovale, duket se asgjë nga ato që ai thotë ...
SHBA- Nënkryetari i SHBA-së, J. D. Vance, hodhi poshtë planin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të d&...
Kaosi në kuvendin serb SERBI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasjet që u regjistruan mesditën e k&...
SERBI- Në një situatë të tensionuar në Parlamentin e Serbisë, ku opozita hodhi gaz lotsjellës, shishe, bombola me ngjyr&eum...
POLONIA- Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se kufitare nga Ukraina konfirmojnë se ndihma amerikane në vend është ndër...
James Harrison AUSTRALI- Një burrë australian, dhurimet e gjakut të të cilit janë merita për shpëtimin e jetës s&eu...