BOTA

"Britania është bërë më e çrregullt dhe e rrëmujshme," The Economist: Xhama të thyera dhe rrugë me gropa!

n.f Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 13:20

"Britania është bërë më e çrregullt dhe e

ANGLI- Britania është bërë më e çrregullt dhe e rrëmujshme. Votuesit e kanë vënë re, shkruan The Economist. Këshilltarët lokalë të Britanisë kanë një zakon të çuditshëm që i bën të duken paksa mendjelehtë. Ata shpesh thonë se adhurojnë ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani-n.

Konservatori Paul Wells, në qytezën bregdetare Great Yarmouth, hap një kanoçe birre teksa lavdëron ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut të viteve 1990, karriera e të cilit mori një drejtim poshtërues.

“Çfarëdo që të mendoni për Rudy Giuliani-n… e vërteta është se teoria e ‘dritareve të thyera’ është në thelb e vërtetë.

Plehrat janë magnetike, apo jo?” Alan Connett, anëtar i Partisë Liberale Demokrate në qytezën Devon, kujton kohën kur kishte marrë pjesë në një leksion të mbajtur nga zoti Giuliani, 20 vjet më parë.

“Nëse merreni me gjërat e vogla, njerëzit i vënë re ato: gropat e rrugëve, pastërtinë dhe rregullin e komunitetit ku jetojnë… Nëse jo, atëherë po u përcillni qytetarëve mesazhin se nuk kanë nevojë të kujdesen as për derën e tyre të përparme”.

Teoria e “dritareve të thyera”

Teoria e “dritareve të thyera” thotë se trazirat dhe krimi në qytetin e Nju Jorkut mund të hiqen qafe duke ndëshkuar shkeljet e vogla të përditshme, si kërcimi në derën e metrosë për të mos paguar biletën.

Dhe nëse këto shkelje tolerohen për një kohë të gjatë, ato mund të gërryejnë rendin në shoqëri. Britania e sotme nuk i përngjan aspak Nju Jorkut të përshkruar në dramën televizive “Gotham”.

Krimi i dhunshëm është afër niveleve më të ulëta në histori. Por janë rritur krimet e vogla, duke bërë që shumë britanikë ta krahasojnë vendin e tyre me Nju Jorkun në kohën e Rudy Giuliani-t.

Vjedhjet e dyqaneve janë tetëfishuar në një dekadë, duke arritur në rreth 20 milionë vjedhje në vit, megjithatë ndjekjet penale janë ulur me 60%.

Kërkesat për kompensim për dëmtimet e shkaktuara nga gropat ose dëmtimet e makinave, janë dyfishuar gjatë dekadës së fundit. Kandidatët në zgjedhjet lokale thonë se votuesit përmendin vazhdimisht si problem rrugët e shkatërruara.

Shmangia e pagimit të biletave në rrjetin e metrosë dhe autobusëve të Londrës, është dyfishuar që nga viti 2019 (megjithëse metodat e matjes kanë ndryshuar).

Çdo shërbim i madh publik (me përjashtim të shkollave), tani po funksionon më keq se në vitin 2010, vlerëson Instituti për Qeverinë (IFG), një institut kërkimor.

“Koshat e mbeturinave zbrazen më rrallë nga bashkitë. Bibliotekat nuk hapen aq shpesh.

Njerëzit e kanë më të vështirë se më parë të sigurojnë një takim me mjekun e përgjithshëm”, thotë Nick Davies, nga instituti IFG. “Pra, shërbimet publike në nivel kombëtar, në përgjithësi kanë degraduar”.

Votuesit pajtohen me këtë konstatim. Ata kanë të njëjtën përshtypje për shkollat dhe lagjet e tyre, duke thënë se cilësia e shërbimeve ka rënë në krahasim me një dekadë më parë (shih grafikun 2).

Pakënaqësia e votuesve nuk është diçka e re. Por degradimi i shërbimeve publike dhe infrastrukturës në Britani, është i dukshëm.

Kjo gjendje është përkeqësuar nga krizat brenda qeverisë që janë më pak të diskutuara: këshillat dhe policia lokale, gjykatat dhe burgjet. Fillojmë me këshillat. Shkurtimet në vitet 2010 shkaktuan mangësi, megjithëse kohët e fundit, buxhetet kanë qenë paksa më bujare. Kanë ndryshuar edhe fushat ku shpenzohen paratë.

Shumica e britanikëve mendojnë se këshilli i tyre pastron kazanët, shtron rrugët, administron bibliotekat dhe mundëson disa banesa sociale. Për shumë shtete të tjera, kjo është e vërtetë.

Por në rastin e Britanisë, këshillat lokale kanë pasur prej kohësh përgjegjësi për kujdesin social, arsimin për njerëzit me nevoja të veçanta dhe strehimin e përkohshëm për njerëzit që janë në rrezik të mbeten të pastrehë.

Asnjë nga këto shërbime nuk është i lirë. Kohët e fundit, fatura është rritur. Vetëm kujdesi social zë dy të tretat e shpenzimeve të pushtetit vendor (duke përjashtuar shëndetin publik dhe arsimin), nga gjysma në vitin 2010, vlerëson Instituti për Studime Fiskale (IFS). Rreth 140% më shumë nxënës kanë nevojë për arsim të llojit për aftësi të veçanta, se sa në vitin 2015.

Këshillat kanë mbi 1000 detyrime ligjore. Por vetëm disa detyra janë të përcaktuara qartë, duke krijuar një lloj buxhetimi të dyfishtë, ku shpërndahen me tepri paratë për shërbimet e veçanta, ndërsa pjesa e mbetur shqyrtohet shumë rreptësisht.

Shpenzimet për rrugë dhe transport, kategoria që mbulon dhe gropat e rrugëve, kanë rënë që nga viti 2010, po t’i përshtasim me inflacionin. Në përgjithësi, shpenzimet e qeverisjes vendore duke përjashtuar kujdesin social, janë ulur me 36% (shih grafikun 3).

“Ka një problem të madh, një problem demokratik, sepse taksa e këshillit shkon kryesisht në shërbimet më jetike, por që i shërbejnë një numri të vogël njerëzish”, thotë Roger Gough, udhëheqësi i këshillit në Kent.

“Nëse bën ligje për arin, por nuk mund të përballosh dot asgjë më të shtrenjtë se argjendi, atëherë do të jesh i detyruar të bësh shkurtime”, thotë Max Caller, punonjës këshilli.

Krimi dhe mungesa e dënimit

Faktori i dytë është sistemi i drejtësisë. Besimi te policia ka rënë me 10 deri në 20 pikë përqindje gjatë dekadës së fundit (shih grafikun 4). Besimi te policia në Britani është më i ulëti në Europën Perëndimore.

Shqetësimi për krimin po u afrohet niveleve maksimale të 20 viteve. Në përgjithësi, krimi është ende i ulët. Por përgjigjja e policisë është shpesh e dobët.

Paditë e ngritura nga akuzat janë përgjysmuar në një dekadë. Krimet më të dukshme, si rrëmbimi i telefonave dhe vjedhja e dyqaneve, kanë shpërthyer, të ndihmuar edhe nga tregjet online që e bëjnë më të lehtë shitjen e mallrave të vjedhura.

Shifrat e organeve tregtare tregojnë se tani, dyqanet raportojnë vetëm 2% të vjedhjeve, në krahasim me 10-15% në vitet 2010. Vetëm 0.17% përfundojnë me ndjekje penale.

Edhe kur stafi abuzohet, dyqanet raportojnë vetëm një të tretën e incidenteve, nga më shumë se gjysma më parë.

Çfarë ka shkuar keq?

Një arsye është rënia e shpenzimeve në forcimin e rendit. Shpenzimet reale për person për rendin dhe sigurinë publike, që mbulojnë policinë, gjykatat dhe burgjet, ranë me një të katërtën në gjysmën e parë të viteve 2010.

Kjo ka bërë që të hiqen nga puna rreth 20,000 oficerë, pastaj të ripunësohen 25,000 të tjerë me më pak përvojë, disa vite më vonë. Përpjekja për të përditësuar sistemin IT të policisë, ka dështuar.

Edhe kur kriminelët kapen, është problemi i gjykatave të mbingarkuara. Që nga fillimi i pandemisë, çështjet gjyqësore zgjasin mesatarisht mbi 40% më shumë kohë.

Për më tepër, Britania tani po vuan edhe nga mungesa e hapësirave të lira të burgimit. “Edhe nëse do të luftonim me ngulm për të ulur ngarkesën e gjykatave, nuk kemi ku të vendosim njerëzit që shpallen fajtorë”, thotë Ben Zaranko.

Policia dhe qeverisja vendore reflektojnë një prirje më të gjerë. Britania po kthehet në një shtet që përqendrohet vetëm në përparësitë më urgjente, pra në krimet me të dhunshme, ose nevojat më jetike të kujdesit social, duke anashkaluar fare punët për parandalimin e problemeve apo shërbimet e tjera.

Një ambulancë mbërrin ende në më pak se dhjetë minuta në rast të një ataku kardiak apo çdo gjëje tjetër urgjente, por nëse nuk bëhet fjalë për kërcënim për jetën, pritja mund të zgjasë me orë të tëra.

Prandaj, një mundësi gjithnjë e më tërheqëse po bëhet anashkalimi i shërbimeve shtetërore. Mosfunksioni i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) e ka bërë më popullor sigurimin mjekësor privat.

Policia private dhe siguria private gjithashtu po lulëzojnë. Shitësit me pakicë shpenzojnë rreth 2 miliardë paund (2.7 miliardë dollarë) në vit për sigurinë, sa dyfishi i shifrës së vitit 2022.

Jason Towse nga kompania e sigurisë Mitie, thotë se ka pasur një rritje “domethënëse” të klientelës: në vitin 2016, siguroheshin 3% e shitësve me pakicë, në vitin 2020, kjo shifër u rrit në 13% dhe në vitin 2023, arriti në 40%.

Për disa klientë, kompania mundëson 70 roje sigurie, vëzhgim 24/7 të furnizimeve me kamera CCTV dhe transmetim të drejtpërdrejtë me radio për t’u lidhur me stafin në terren. Në rast krimi, shkelësit identifikohen dhe përpilohen paketat e provave për policinë.

Një firmë tjetër, My Local Bobby (MLB), mundëson polici private për shtëpitë dhe bizneset.

Themeluesi i firmës, David McKelvey, ish-detektiv i lartë në Policinë Metropolitane, i tarifon familjet 30-150 £ në muaj dhe ata që nuk janë klientë, nuk ndihmohen nëse ndodhen në telashe, përveç rasteve kur bëhet fjalë për kërcënim për jetën.

Shërbimet e qeverisjes vendore janë më të vështira për t’u privatizuar, por jo të pamundura. Disa zona banimi si King’s Cross në Londër, i tarifojnë banorët për pastrimin, sigurinë dhe mirëmbajtjen.

“Banorët në këto zona tatohen dyfish, por njerëzit i duan aq shumë shërbimet e qeverisjes vendore, saqë vlera e këtyre pronave është rritur”, thotë studiuesi Samuel Hughes.

Politika bëhet më e vështirë për ata që nuk janë në gjendje të paguajnë. Votuesit e partisë Reform UK janë veçanërisht të zemëruar për shërbimet publike.

Ndërkohë, premtimet për mbushjen e gropave janë kthyer në një klishe të lodhur politike.

Planet e qeverisë së fundit për “rritjen e nivelit”, patën një fund po aq zhgënjyes. Politikanët me synime të larta përplasen më vonë me realitetin e mungesës së parave.

Është për të ardhur keq, thotë Rachel Wolf, konsulente politike që mori pjesë në hartimin e manifestit të Partisë Konservatore në vitin 2019: politikanët dëshirojnë të sjellin ndryshime të shpejta, të dukshme dhe të lira.

“Nuk ka shumë fusha ku mund ta bëjnë këtë. Një nga të paktat është sfera publike”.

Ajo thotë se rregullimi i problemeve të vogla si gropat e rrugëve mund të jetë një fillim i mbarë. Ndërkohë, grupi i tifozëve britanikë të Giuliani-t po rritet./ The Economist

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan