Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka konfirmuar se fëmijëve nën moshën 16 vjeç do t’u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale, në një nga masat më të forta të ndërmarra ndonjëherë për mbrojtjen e të rinjve në internet.
Britania do të ndjekë shembullin e Australia, duke ndaluar aksesin e adoleshentëve në platforma si TikTok, Instagram dhe Snapchat.
Gjatë një konference për shtyp në Downing Street, Starmer deklaroi se nuk është i gatshëm të bëjë kompromis me sigurinë dhe lumturinë e fëmijëve, duke theksuar se ndalimi do të zbatohet pavarësisht kundërshtimeve.
“Rrjetet sociale po i bëjnë fëmijët më të palumtur. Ato ua lehtësojnë ngacmuesve bullizimin dhe abuzimin, ndërsa i ekspozojnë të rinjtë ndaj përmbajtjeve të rrezikshme që synojnë të tërheqin vëmendjen me çdo kusht”, tha ai.
Sipas planit, ndalimi dhe një sërë kufizimesh të tjera pritet të hyjnë në fuqi jo më herët se pranvera e vitit të ardhshëm. Megjithatë, aplikacionet edukative si YouTube Kids, shërbimet e transmetimit të muzikës dhe aplikacionet e mesazheve si WhatsApp nuk do të preken nga masa.Qeveria britanike po shqyrton gjithashtu vendosjen e një “ore policore dixhitale” për të rinjtë 16 dhe 17 vjeç, si dhe kufizimin e teknologjisë së “scroll-it të pafund”, e cila i mban përdoruesit të lidhur me ekranin për orë të tëra.
Starmer argumentoi se këto platforma po u marrin fëmijëve fëmijërinë, duke i larguar nga detyrat e shkollës, leximi, aktivitetet në natyrë dhe gjumi i rregullt.
Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se ndalimi do të funksionojë. Kritikët paralajmërojnë se shumë adoleshentë mund ta anashkalojnë masën përmes përdorimit të VPN-ve, ndërsa të tjerë argumentojnë se ndalimi total mund të krijojë probleme për të rinjtë që do të hyjnë papritur në botën e rrjeteve sociale pas moshës 16 vjeç.
Sondazhet tregojnë se shumica e prindërve e mbështesin këtë vendim. Rreth 83 për qind e tyre besojnë se rreziqet e rrjeteve sociale janë më të mëdha se përfitimet, ndërsa 9 në 10 prindër mbështesin vendosjen e moshës minimale 16 vjeç për përdorimin e tyre.
Nga ana tjetër, 72 për qind e fëmijëve të anketuar shprehën shqetësimin se mund të ndihen të përjashtuar nga shoqëria nëse masa hyn në fuqi.
Debati mbetet i hapur, por qeveria britanike këmbëngul se ky është një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e brezit të ri nga efektet e dëmshme të botës dixhitale./Përktheu Piranjat News
E famshme për rërën e bardhë dhe ujërat me ngjyrë xhini, Xhamajka është destinacioni tipik i plazhit në Karaibe. ...
Çmimet globale të naftës kanë rënë në nivelin më të ulët të tre muajve të fundit, pas njoftimit ...
Ai njeh vendet me "vlerë të jashtëzakonshme universale" dhe mund t'i katapultojë vendet më pak të njohura drejt famës globa...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e ka bërë të qartë se forcat ushtarake të vendit nuk kanë ndërmend të t&eu...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit amerikan Donald Trump me rastin e ditëlindjes së tij,...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Lin...
Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha të martën se vendi i tij nuk do të ofrojë më armë për Ukrainën, njoftimi u d...
Një vajzë e mitur, e cila kishte shkuar me pushime për të vizituar të afërmit, është vrarë nga të shtënat...
Përleshjet shpërthyen të dielën pasdite pranë selisë së OKB-së në Gjenevë midis protestuesve dhe policisë...
Politika e re amerikane kërkon më shumë nga Ballkani Perëndimor dhe premton më pak nga vetja. Ajo zhvendos fokusin te bashkëpunimi...