Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJERMANIA- Lehtësimi ishte i madh kur nënkryetarja e Bundestagut, Petra Pau, shpalli rezultatin e votimit të premten në mbrëmje: Një fitore e ngushtë për ata që donin të ruanin distancën nga e djathta ekstreme. Me vetëm 12 vota më shumë, mocioni për "kufizimin e fluksit të emigracionit”, i propozuar nga CDU/CSU, u refuzua. Në total, 349 deputetë votuan kundër, 338 pro dhe 5 abstenuan.
Ky projektligj synonte të ashpërsonte rregullat e migracionit dhe t'i jepte policisë federale më shumë kompetenca për dëbime. Por drama e vërtetë nuk ishte tek përmbajtja e tij, por tek mënyra se si CDU/CSU e paraqiti në parlament.Ishte e qartë që kjo nismë mund të kalonte vetëm me ndihmën e votave të AfD-së, diçka që deri më tani kishte qenë tabu në Bundestag. Për dekada, partitë kryesore kishin ruajtur një distancë të fortë nga e djathta ekstreme, por ky votim e sfidoi këtë rregull të pashkruar.
"Një njollë që do t'ju ndjekë gjithmonë"
Në sallën e Bundestagut, temperatura politike ishte në maksimum. Debati filloi katër orë me vonesë, pati shumë ndërprerje të gjata dhe fjalimet ndërpriteshin për shkak të akuzave të ndërsjella. Kreu i grupit parlamentar të SPD-së, Rolf Mützenich, e quajti këtë një moment historik, por jo në sensin pozitiv. "Nëse Unioni mbështetet në votat e AfD-së, kjo do të jetë një njollë që do t'i ndjekë gjithmonë”, paralajmëroi ai.
Konservatorët e kryesuar nga Friedrich Merz, i cili është jo vetëm kryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe i partisë CDU, por edhe kandidati kryesor per kanclear, i hodhën poshte akuzat. "Askush në partinë time nuk i shtrëngon dorën AfD-së,” tha ai me ton të vendosur. "Kjo parti minon themelet e demokracisë sonë dhe ka synimin të shkatërrojë CDU-në.”
AfD: "CDU/CSU ka kopjuar programin tonë”
Annalena Baerbock, ministrja e jashtme (Të Gjelbrit), kujtoi se parashtrimi i mocionit për ndryshimin e ligjit te migracionit u bë pikërisht më 29 janar, kur Bundestagu përkujtoi edhe viktimat e Holokaustit. "Dita e mërkurë filloi me një përkujtim të viktimave të nazizmit dhe përfundoi me të djathtët ekstremë që qeshnin dhe festonin në parlamentin tonë. Kjo është një thyerje e rëndë e tabuve,” tha ajo. Mesazhi ishte i qartë: CDU/CSU kishte shkelur vijën e kuqe dhe tani duhej të përballej me pasojat.
Deputetët e AfD-së, që me në krye Alice Weidel, si kandidate për kancelare, kanë kohë që po përpiqen ta tërheqin CDU/CSU nga vetja, nuk e fshehën kënaqësinë as të premten: "Një ndryshim i vërtetë në politikën e migracionit mund të vijë vetëm me AfD-në. CDU/CSU e ka kopjuar programin tonë, prandaj po e mbështesim.”
Opinioni publik pro kufizimit të migracionit, kundër bashkëpunimit me AfD
Megjithëse projektligji u refuzua, çështja që la kjo javë të hapur është se deri ku është e gatshme të shkojë CDU/CSU për të siguruar pushtetin. Sidoqoftë, ky episod i jashtëzakonshëm në Gjermaninë e pasluftës, për momentin duket se nuk ka ndryshuar preferencën e gjermanëve për votim:
Ndërsa 23 shkurti i zgjedhjeve parlamentare sa vjen e afrohet, sondazhet më të fundit vijojnë të kenë në krye: CDU/CSU me 30%, pasuar nga AfD me 20%. SPD dhe të Gjelbrit me 15%, dhe Aleanca Sahra Wagenknecht që arrin në 5%. FDP dhe E majta (Die Linke) rrezikojnë të mbeten jashtë parlamentit, pasi qëndrojnë nën pragun prej 5%.
Një sondazh i shpejtë i televizionit publik gjerman, ARD-së, tregoi se shumica e gjermanëve janë pro shtrëngimit të politikave të migracionit, por po aq gjermanë janë edhe kundër çdo lloj bashkëpunimi me AfD-në./ DW
SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt së fundmi ka dhënë një konferencë për shtyp...
SERBIA- Studentët serbë kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Novi Sad, pas një marshi dyditor nga Beogradi, pë...
INDONEZI- Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur provincën Aceh në Indonezi të premten, sipas agjencisë gje...
Foto ilustruese GJERMANI - Numri i të papunëve në Gjermani shkoi në pothuajse tre milionë në janar, niveli më i lar...
Pamje nga protesta SERBI - Qindra studentë marshuan nëpër fshatrat serbe të premten teksa e çojnë protestën e tyre kun...
SIRI- Një kushëri i ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, është arrestuar për krime kundër popullit sirian. Gjeneral brig...
KIEV- Forcat ukrainase për operacione të veçanta nuk i kanë parë ushtarët e Koresë së Veriut në fushëbetej...
Marco Rubio SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të nisë udhëtimin e tij të parë zyrtar si kryediplomat, me vizita t...
SERBIA- Shkrimtari dhe dramaturgu serb Sinisha Kovaçeviç së bashku me avokaten Dijana Stojkoviç propozuan te studentët ser...
Donald Trump SHBA- Të gjithë e dimë se Donald Trump i pëlqen tarifat. Jo shumë kohë më parë ai tha se ishte fjala e...