
Gjermania miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm. Në të parashikohen më pak fonde për ndihmat për zhvillimin.
Projektbuxheti u miratua me votat e koalicionit qeverisës, konservatorëve CDU/CSU dhe social-demokratëve.
Në buxhetin bazë parashikohen shpenzime prej 524.5 miliardë eurosh.
Këtyre u shtohen shpenzimet për fondet speciale për infrastrukturën dhe neutralitetin klimatik, si dhe për Forcat e Armatosura Gjermane, të cilat do të financohen nga marrja e kredive.
Në këtë mënyrë borxhi i ri i Gjermanisë do të arrijë vitin e ardhshëm në më shumë se 180 miliardë euro. Ky është borxhi i dytë më i lartë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Buxheti u miratua me votat e partive të koalicionit qeverisës, CDU/CSU dhe SPD, kurse partitë opozitare votuan kundër.
Ministri federal i Financave, Lars Klingbeil, (SPD) tha se "ky buxhet parashikon edhe rekord investimesh”.
Buxheti më i lartë për punën dhe çështjet sociale
Pjesa më e madhe e buxhetit, rreth 197 miliarde euro, do të shkojë në sektorin e punës dhe të çështjeve sociale, sidomos për pensionet.
Në vendin e dytë për sa i përket buxhetit renditet Ministria e Mbrojtjes, e cila do të marrë rreth 108 miliardë euro. Ky është buxheti më i lartë i Gjermanisë për mbrojtjen që nga koha e luftës së ftohtë.
Një pjesë e madhe e parave do të shkojë për pajisje dhe municione ushtarake.
Buxheti për Ministrinë e Bashkëpunimit për Zhvillimin (BMZ) do të reduktohet në 10.06 miliardë euro, kjo është shuma më e vogël në buxhetin e përgjithshëm të Gjermanisë në 15 vitet e fundit.
Ukrainës do t'i jepen në vitin 2026 ndihma në vlerë prej 11.5 miliardë euro. Buxheti me investimet më të larta do të jetë ai i Ministrisë së Transportit.
Për investime të mëdha në rrugë, ura dhe hekurudha do të jepen 14 miliardë euro nga buxheti i rregullt si dhe 21 miliardë euro nga fondi special për infrastrukturën./DW
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Dhjetor08:29
Trump sqaron pozicionin e SHBA: Mbyllja e hapësirës ajrore për Venezuelën nuk sinjalizon sulm amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mbyllja e hapësirës ajrore për Venezuelën nuk duhet interpretuar si shenjë e një su...
BOTA
1 Dhjetor08:16
Themeluesi i “Dignitas”, Ludwig Minelli i jep fund përmes vdekjes së asistuar
Kreu i organizatës zvicerane që mbron të drejtën për të vdekur, “Dignitas” i ka dhënë fund jetës s&eu...
BOTA
30 Nëntor22:53
“Bisedimet e Ukrainës janë produktive, por të brishta”/ Rubio: Rusia duhet të jetë pjesë e ekuacionit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, deklaroi se takimi i sotëm me delegacionin ukrainas në Florida ishte “shumë produktiv dhe i do...
BOTA
30 Nëntor22:48
Balona të dyshimta në hapësirën ajrore të Lituanisë, mbyllet sërish aeroporti i Vilniusit
Aeroporti i Vilniusit në Lituani njoftoi këtë të diele se ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak t&...
BOTA
30 Nëntor21:25
Ukraina dhe Norvegjia bashkëpunojnë për të prodhuar dronë
Ukraina dhe Norvegjia do të prodhojnë së bashku dronë, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denys Shmyhal.
Gjithashtu ai tha se ...
BOTA
30 Nëntor20:36
Akuzat për korrupsion/ Protesta masive kundër kryeministrit spanjoll
Isabel Díaz Ayuso, presidentja populiste e PP-së në rajonin e Madridit – i dashuri i së cilës do të dalë në gj...
BOTA
30 Nëntor19:57
Lufta në Ukrainë, Moska dhe Kievi vijojnë bombardimet në strukturat kritike
Sulmet e ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës u intensifikuan këtë fundjavë, me të dyja palët që raportuan goditje ...
BOTA
30 Nëntor19:46
Banesa përfshihet nga flakët, vdesin pesë persona në Francë
Pesë persona humbën jetën në një zjarr të fuqishëm që përfshiu një banesë në një qytet të...
BOTA
30 Nëntor19:36
Ministri i Jashtëm francez: Putini është i interesuar të pranojë planin e ri të paqes së SHBA-së
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, tha në një intervistë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka interes ta marr...
BOTA
30 Nëntor19:16
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Zelensky theksoi se ...