Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
SHBA- Shumica e votuesve të rinj në këto zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara thonë se do të dëshironin të kishin alternativa të tjera ndaj kandidaturave të Presidentit Joe Biden dhe ish Presidentit Donald Trump. Një nga arsyet për këtë është mosha e kandidatëve aktualë. Por, çfarë mendojnë ata për kandidatët presidencialë të dy partive më të mëdha në Amerikë?
Në garën mes dy kandidatëve të pritshëm presidencialë të dy partive kryesore në Amerikë, për shkak të moshës, janë ngritur çështje lidhur me aftësinë shëndetësore të tyre për postin e Presidentit. Ky ka qenë një shqetësim i madh sidomos për votuesit e rinj. Desmond Kager do të dëshironte të kishte alternativa të tjera.
“Nëse republikanët apo demokratët mund të ofrojnë një kandidatë për të cilin vërtetë ia vlen të votohet, atëherë unë do të votoja për ata”, thotë ai.
Një sondazh i organizatës “Pew Research” javën e kaluar zbuloi se dy të tretat e votuesve nën moshën 30 vjeç do t’i zëvendësonin të dy kandidatët nëse do të kishin mundësi. Por, kush janë të rinjtë që mbështesin kandidatët Biden dhe Trump? Francesca Panniello mbështet zotin Biden për shkak të shqetësimit për të drejtat riprodhuese.
"Aborti është një çështje e rëndësishme për mua. Kujdesi për abortin dhe e drejta për të zgjedhur për çështjet riprodhuese janë të rëndësishme për mua", thotë ajo.
Të drejtat e abortit dhe përdorimi i marijuanës do të jenë në fletën e votimit në Florida në nëntor të këtij viti. Këto çështje po tërheqin mbështetje nga votues më të rinj për kauzat e Partisë Demokratike, thotë Jayden D'Onofrio.
"Votuesit e rinj kanë një mundësi reale për të ndikuar në peizazhin elektoral këtu në Florida. Ne kemi parë se e drejta për abort dhe përdorimi i marijuanës janë çështje të rëndësishme për votuesit e rinj. Përparësia e tyre më e madhe është e drejta për të zgjedhur për çështjet riprodhuese”, thotë ai.
Disa të rinj e kundërshtojnë Presidentit Biden për mbështetjen që i ka dhënë Izraelit për luftën në Rripin e Gazës. Megjithatë, ai pritet të marrë mbështetjen e votueses Eliana Stein.
“Një nga gjërat më të rëndësishme për mua është mbështetja e vazhdueshme për Izraelin, veçanërisht gjatë gjithë këtij konflikti që po ndodh. Pra, unë vërtet vlerësoj gjithçka që Presidenti Biden ka bërë për të mbështetur Izraelin në konfliktin aktual”, thotë ajo.
Në mesin e të rinjve që mbështesin zotin Trump janë edhe votuesit në Uiskonsin, Briauna Bonilla dhe Jonathan Boyer.
“Dua të them se jam përpjekur të zhvilloj biseda me njerëz që nuk e pëlqejnë zotin Trump dhe ata thonë: ‘Mund të largohesh. Nuk dua të flas më me ty.’ Pra, mendoj se ky është problemi kryesor. Njerëzit nuk janë të hapur për të dëgjuar. Ata mendojnë se nëse pëlqeni zotin Trump, ju jeni një person i tmerrshëm", thotë Briauna Bonilla.
"Po, nuk ka kurrë ndonjë diskutim të hapur", thotë votuesi Jonathan Boyer.
“Kur kam një diskutim të hapur me kundërshtarët e zotit Trump, më krijohet përshtypja se nuk mund të them asgjë, apo se ata nuk duan të flasin me mua, apo se ata do ta ndajnë përmbajtjen e diskutimit më gjithë të tjerët", thotë votuesja Briauna Bonilla.
Mbështetësit e rinj të zotit Trump janë mësuar me moshatarët e tyre, që vënë në dyshim zgjedhjet e tyre politike, thotë Isayah Turner.
“Kur shkoj në restorante me kapele që kanë mbishkrimin ‘Trump 2024’, njerëzit me shikojnë me çudi, por kjo nuk më shqetëson.” Turner thotë se e admiron qëndrimin e zotit Trump kundër korrupsionit.
“Mendoj se ka shumë gjëra skandaloze që po ndodhin në të gjithë botë. Mendoj se zoti Trump është i vetmi njeri që ka guximin të merret me këta njerëz. Ai nuk frikësohet nga ata. Mendoj se ai do të bëjë më të mirën për vendin”, thotë ai.
Një sondazh i agjencisë së lajmeve Reuters dhe organizatës “Ipsos” në mars tregoi se Presidenti Biden ka një epërsi prej tre për qind ndaj ish Presidentit Trump në mesin e amerikanëve të moshës 18 deri 29 vjeç. Ky është një avantazh shumë më i vogël se epërsia prej 24% me të cilin Biden fitoi votën e të rinjve katër vjet më parë.
Marrë nga VOA
SPANJË- Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra eurove nga përdoru...
foto ilustruese BRITANI- Emigrantët e identifikuar që do të deportohen në Ruandë kanë filluar të ndalohen nga autoritete...
GAZA- Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se disa kolonë izraelitë sulmuan dy nga autokolonat e saj të ndihmave humanitare ndërsa po ...
Foto ilustruese KOSOVË- Një efektive policore nga Rahoveci në Gjakovë është shpallur e zhdukur. Mediat e Kosovës raporto...
Foto ilustruese LONDËR– Një oficer policie, britanik, është akuzuar për një vepër terrorizmi, pasi dyshohet se ka ...
Millosh Vuçeviç SERBI- Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Prog...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, gjatë takimit të tyre në Pekin më 6 prill 2023. ...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka përshëndetur ekspozitën në Moskë si një “ide të shkëlq...
Prifti i dënuar ANGLI- Një ish-prift katolik i dënuar për abuzim seksual me katër djem nga mosha 5 deri në 11 vjeç...
Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo BELGJIKA- Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka dal kundër propozimit për të...