Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Çmimet e naftës shënuan sot rënie të ndjeshme, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se negociatat me Iranin për gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit në Lindjen e Mesme kanë hyrë në fazën përfundimtare.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ose do të arrijmë një marrëveshje, ose do të ndërmarrim masa disi më të ashpra. Por shpresoj që kjo të mos jetë e nevojshme”, tha Trump para gazetarëve në Uashington.
Këto komente përforcuan tendencën rënëse që ishte shfaqur tashmë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Rreth orës 16:10 GMT, çmimi i naftës së tipit “Brent” për dorëzim në korrik ra me 5,55%, në 105,10 dollarë për fuçi, pasi kishte zbritur përkohësisht deri në 103,24 dollarë.
Ndërkohë, nafta amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) për të njëjtën periudhë humbi 5,32% të vlerës, duke rënë në 98,61 dollarë për fuçi, pasi kishte prekur më herët nivelin prej 97 dollarësh.
Pak më parë, ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, përshëndeti vendimin e presidentit Trump për t’i “dhënë një shans diplomacisë”, duke i bërë thirrje Iranit të shfrytëzojë këtë mundësi për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
Më herët gjatë ditës, rënia e çmimeve ishte nxitur edhe nga njoftimi për kalimin e një anijeje cisternë koreanojugore përmes Ngushticës së Hormuz, një korridor jetik për transportin global të naftës.
“Pikërisht tani, anija jonë cisternë po del nga Ngushtica e Hormuzit në koordinim me Iranin”, deklaroi në parlament ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Hyun.
Sipas platformës së monitorimit detar MarineTraffic, anija në fjalë mund të jetë “Universal Winner”, e cila transporton naftë nga Kuvajti.
Analistja Anna Macdonald nga kompania “Hargreaves Lansdown” tha se mbërritja e naftës bruto në Korenë e Jugut, një vend me kapacitete të mëdha rafinimi, është parë nga tregjet si një sinjal lehtësues për furnizimet energjetike.
Sipas saj, edhe dy anije kineze kishin kaluar më herët të njëjtën rrugë, duke forcuar presionin rënës mbi çmimet e naftës.
Megjithatë, presidenti Trump deklaroi gjithashtu se “nuk është me nxitim” për të arritur një marrëveshje me Iranin, duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të pasigurisë në rajon.
Analisti Giovanni Staunovo paralajmëroi se, për sa kohë që flukset e naftës nga Gjiri mbeten pjesërisht të bllokuara, ka gjasa që rezervat globale të naftës të vazhdojnë të bien gjatë javëve të ardhshme.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza penale ndaj ish-presidentit kubanez Raúl Castro, duke e lidhur atë me rrëzimin e ...
Një incident i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në sheshin Shën Pjetri në Vatikan ndërsa Papa Leoni i XIV po pë...
Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësinë që ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, ...
Donald Trump ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani duhet të zgjedhë mes nënshkrimit të...
Alessandro Chiani, i cili u gjykua për tentativë vrasjeje dhe grabitje me vlerë 50 euro kundër studentit 22-vjeçar Davide Cavallo, i ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me tragjedinë gjatë një misioni zhytjeje në Maldive, ku një ekspedit&...
Në një qortim të rrallë ndaj një anëtari të kabinetit të tij, Benjamin Netanyahu kritikoi të martën Ministrin ...
Donald Trump deklaroi se është në koordinim të plotë me Benjamin Netanyahu lidhur me strategjinë ndaj Iranit, ndërsa nuk mung...
Ashtu si me shumë kubanë të tjerë në të 70-at, kujtimi i parë i Alina Fernández për babanë e saj, Fidel Cast...
Jeff Bezos ka vlerësuar presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar “më të pjekur” dhe “më të disiplinu...