Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të bombave, paisjeve për shkatërrimin e eksplozivit dhe armatimeve të tjera në vlerë gati 3 miliardë dollarë për Izraelin, u mësua nga një njoftim i Pentagonit të premten. Shitjet e mundshme të armëve iu njoftuan Kongresit të premten pasdite me procedurë urgjente.
Ky proces anashkalon një praktikë të gjatë për t'u dhënë kryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit mundësinë për të rishikuar shitjen dhe për të kërkuar më shumë informacion përpara se të bëhet një njoftim zyrtar në Kongres.
Shitjet përfshinin 35,529 bomba me qëllime të përgjithshme dhe për shkatërrimin e bunkerëve, të prodhuara nga kompania General Dynamics. Ndërsa Pentagoni tha se dërgesat do të fillonin në vitin 2026, tha edhe se "ekziston mundësia që një pjesë e këtij prokurimi të vijë nga rezervat e Shteteve të Bashkuara", gjë që mund të nënkuptojë dërgim të menjëhershëm për disa nga këto armë.
Një paketë e dytë, me vlerë 675 milionë dollarë, përbëhej nga pesë mijë bomba dhe komplete përkatëse për të ndihmuar në drejtimin e bombave "jointeligjente". Dërgimi për këtë paketë është vlerësuar se do të bëhet në vitin 2028. Një njoftim i tretë bënte fjalë për furnizimin me buldozerët Caterpillar D9 me vlerë 295 milionë dollarë.
Njoftimet e së premtes shënuan herën e dytë këtë muaj që administrata e Presidentit Trump ka shpallur një emergjencë për të miratuar me shpejtësi shitjet e armëve në Izrael. Administrata e ish-Presidentit Biden përdori gjithashtu kompetencat e emergjencës për të miratuar shitjen e armëve Izraelit pa shqyrtim nga Kongresi.
Të hënën, administrata e Presidentit Trump anuloi një urdhër të epokës Biden që i kërkonte asaj të raportonte shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar, përfshirë për armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për aleatët, ndër ta edhe Izraelin. Administrata ka eliminuar tashmë shumicën e ndihmave humanitare për vendet e tjera.
Një marrëveshje armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar ndali 15 muaj luftime dhe hapi rrugën për bisedime për përfundimin e luftës, duke mundësuar gjithashtu lirimin e 44 pengjeve izraelite të mbajtur në Gazë dhe rreth 2,000 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Megjithatë, Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit, duke hedhur dyshime mbi fazën e dytë të marrëveshjes që synon të përfshijë lirimin e pengjeve dhe të burgosurve shtesë, si dhe hapat drejt përfundimit të plotë të luftës./ VOA
EUROPA- Udhëheqësit evropianë në pjesën më të madhe të kontinentit u zotuan të qëndrojnë përkrah U...
Pamje nga protesta GREQI - Qindra qytetarë kanë dalë në protestë këtë të premte në Greqi në nder të ...
MOSKA- Zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka dhënë një deklaratë n&eum...
Foto ilustruese UASHINGTON – Çështja e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Ukrainë po del si një pikë e mund...
EUROPA- Liderët europianë duket se janë pozicionuar në anën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensi...
EUROPA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaron se është në anën e Ukrainës pas takimit të ashp&e...
Dmitry Medvedev SHBA - Pas takimit tensionues në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Trump dhe Zelenskyt, kanë shpërthyer reagi...
SHBA- Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha thotë se Volodymyr Zelensky ka guximin dhe forcën për të mbrojtur atë q&eum...
EUROPA- Liderët europianë kanë reaguar pas takimit të tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volod...
Zelensky, Trump SHBA - Shkëmbimet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u bënë shka...