Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
SHBA- Udhëheqësit botërorë dënuan të shtënat me armë zjarri ndaj kandidatit të pritur republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një incident që tronditi fushatën zgjedhore në SHBA dhe rriti frikën për dhunë të mëtejshme politike. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dënoi atë që Byroja Federale e Hetimit (FBI) e cilësoi si tentim-vrasje.
"Sekretari i Përgjithshëm dënon këtë akt të dhunës politike. Ai i dërgon urimet e tij më të mira presidentit Trump për një shërim të shpejtë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Guterres, Stephan Dujarric.
Trump ishte duke folur në një tubim më 13 korrik në Pensilvaninë perëndimore kur u dëgjuan disa të shtëna. Më vonë, ai tha se një plumb i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë. Dy persona u vranë, përfshirë sulmuesin e dyshuar dhe dy persona që ishin në audiencë po ashtu u plagosën rëndë. FBI ka identifikuar të dyshuarin si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Pensilvania. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ishte "thellësisht e tronditur" nga të shtënat.
“Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si Twitter.
“I uroj Donald Trumpit shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia familjes së viktimës së pafajshme”, shtoi ajo.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se dhuna politike nuk është kurrë e pranueshme.
"Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump, ata që ishin në vendngjarje dhe të gjithë amerikanët”, tha ai në një postim për X.
Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ishte i tronditur, duke e dënuar ashpër sulmin.
"Edhe një herë ne jemi dëshmitarë të akteve të papranueshme të dhunës kundër përfaqësuesve politikë," shkroi ai për X.
Ndërkaq, kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ditë më parë e vizitoi Trumpin në shtëpinë e tij në Floridë tha se mendimet e tij dhe lutjet ishin me ish-presidentin e SHBA-së. Presidenti i Ukrainës, i cili ka pasur një marrëdhënie të vështirë në të kaluarën me Trump, tha se ishte i tmerruar kur dëgjoi për të shtënat.
“Dhunë e tillë nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë”, shkroi ai në X.
Shërim të shpejtë Trumpit i uroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Për atentatin ndaj Trumpit kanë reaguar edhe liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar tentim-vrasjen ndaj Trumpit, duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.
"Mospajtimet politike në një demokraci gjithmonë duhet të shprehen përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen nga zgjedhje të lira dhe fer", shkroi ai në X.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur shqetësim për tentim-vrasjen, duke e dënuar "dhunën si mjet për përplasje politike".
"I uroj shërim të shpejtë, duke e ditur se ai do të dalë nga kjo luftë edhe më i fortë", shkroi ai në X.
Sulmi ndaj Trumpit u dënua edhe nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.
"Dhuna politike nuk ka dhunë në demokraci", shkroi ajo në rrjetet sociale.
Të shtënat në Pensivlani ndodhën dy ditë para nisjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Republikane, ku Trump pritet të sigurojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit./ REL
Donald Trump SHBA- Pas atentatit ku mbeti i plagosur, ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar në rrjetin social Truth Social. Trum...
Autori SHBA- Atentatori që tentoi të vriste ish-Presidentin amerikan Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani ësht&e...
Donald Trump SHBA- Djali i madh i ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Donald Trump Jr., ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur i ati g...
Donald Trump SHBA- Zyrtarët e fushatës së Donald Trump thanë në një deklaratë se ish-presidenti ishte "mirë", pas t...
Donald Trump SHBA- Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, është jashtë rrezikut, pas disa t&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj ...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të shtunën se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-pr...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën vonë se një plumb e goditi në veshin e djathtë pasi di...
foto nga sulmet GAZË- Udhëheqësi ushtarak i Hamasit, Mohammed Dayf nuk u vra nga sulmi izraelit në zonën Khan Younis t&e...
foto nga kenia KENIA- Tre çanta të tjera që përmbanin eshtra njerëzish, dyshohet grash, u gjetën në një hale n&eu...