BOTA

Disfata e dyfishtë e Putinit: Humbja e vetos së Budapestit dhe mbyllja e kanalit bankar OTP

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 15:15

Disfata e dyfishtë e Putinit: Humbja e vetos së Budapestit dhe mbyllja

Mos kini asnjë iluzion: Kremlini po e ndjen peshën e humbjes pas fitores historike të opozitës hungareze, e cila i dha fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbán. Dhe goditja e parë dhe më e drejtpërdrejtë është ajo ideologjike.

Orbán ishte prova e gjallë se “demokracia joliberale” ishte e mundur, popullore dhe madje e qëndrueshme brenda Bashkimit Evropian. Rënia e tij dëmton këtë narrativë dhe krijon një precedent të pakëndshëm për mbështetësit e tjerë të Moskës.

Për ata që janë në pushtet, si në Sllovaki, apo edhe për ata që aspirojnë të vijnë, si në Gjermani e Republikën Çeke. Këto lëvizje bashkohen rreth nacionalizmit dhe kundërshtimit ndaj BE-së, duke mbështetur pretendimin rus se blloku evropian është një strukturë artificiale që shtyp dëshirën e njerëzve të zakonshëm.

Shumica e këtyre partive të djathta janë skeptike ndaj sanksioneve dhe ndihmës për Ukrainën. Edhe në këtë pikë, Viktor Orbán ishte pionier. Që nga viti 2022, Hungaria e ka penguar vazhdimisht zgjatjen e sanksioneve dhe ndarjen e fondeve ushtarake për Kievin përmes Fondit Evropian të Paqes (EPF), si dhe ka bllokuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Gatishmëria e Orbán-it për të bllokuar mbështetjen perëndimore u bë gjithnjë e më agresive. Në vitin 2024, ai bllokoi ndryshimet teknike që do t'i mundësonin Ukrainës një hua prej 50 miliardë dollarësh, duke pritur hapur rikthimin e Donald Trump në pushtet. Vetëm tre javë para zgjedhjeve të fundit, ai pengoi sërish një paketë ndihme prej 100 miliardë dollarësh, duke e kushtëzuar atë me rregullat e tranzitit të naftës përmes tubacionit “Druzhba”.

Në fakt, Orbán nuk ka qenë kurrë një pacifist parimor apo një aleat ideologjik i palëkundur i Rusisë. Karriera e tij nisi me qëndrime të forta anti-sovjetike. Megjithatë, ai u tregua një pragmatik i regjur, duke përdorur të drejtën e vetos për të nxjerrë përfitime maksimale për Hungarinë: fonde nga Brukseli, përjashtime nga sanksionet energjetike dhe dëmshpërblime tranziti.

Për Moskën, ky qëndrim ishte një dhuratë. Sepse ai jo vetëm që ngadalësoi masat anti-ruse, por i kushtoi BE-së kohë, para dhe kapital të çmuar politik. Me largimin e Orbán nga pushteti, Moska humbet frenin e saj kryesor në Bruksel.

Edhe pse Kremlini u përpoq zyrtarisht ta minimizonte këtë ngjarje përmes zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, i cili deklaroi se “nuk kanë qenë kurrë miq”, realiteti tregon të kundërtën.

Qeveria e re hungareze ka sinjalizuar tashmë një rindërtim të raporteve me BE-në, kryesisht për të zhbllokuar 30 miliardë eurot e ngrira nga Brukseli.

Në aspektin ekonomik, Budapesti shërbente si një urë financiare dhe energjetike. Hungaria mbetet një blerës i madh i gazit rus përmes kontratave afatgjata me Gazprom deri në vitin 2036, me një vlerë rreth 2.5 miliardë dollarë në vit.

Megjithëse financiarisht kjo nuk është jetike për buxhetin e Rusisë, për Gazprom-in - që e humbi tregun evropian - Budapesti ishte një nga pak klientët e mbetur. Situata është më komplekse me naftën. Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke gëzonin përjashtime nga sanksionet për importet përmes tubacionit “Druzhba”.

Me qeverinë e re hungareze, afati i vitit 2027 për shkëputjen përfundimtare nga nafta ruse bëhet shumë më realist, duke i kushtuar Rusisë rreth 6 miliardë dollarë humbje vjetore në shitje. Por humbja ndoshta më e dhimbshme për Rusinë është kanali financiar përmes Banka OTP.

Dega ruse e OTP-së është banka e 20-të më e madhe në Rusi dhe një nga të paktat që u ka shpëtuar sanksioneve të drejtpërdrejta amerikane. Ndryshe nga bankat e tjera evropiane (si Raiffeisen apo UniCredit) që rregullohen nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe janë nën presion të vazhdueshëm për t'u larguar nga Rusia, OTP rregullohet nga Banka Kombëtare e Hungarisë.

Nën qeverisjen e Orbán-it, banka qendrore hungareze nuk ushtroi asnjë presion mbi aktivitetet e OTP-së në Rusi, duke e kthyer atë në një kanal unik për operacionet ndërkufitare dhe anashkalimin e sanksioneve financiare.

Një administratë e re, pro-evropiane, ka shumë gjasa të mos e mbrojë më këtë aktivitet, duke vështirësuar zinxhirët e furnizimit dhe duke rritur kostot e transaksioneve për entitetet ruse.

Humbja e Orbán-it nuk është thjesht një ndryshim pushteti në një vend të vogël të BE-së. Ajo pëfaqëson shembjen e fortesës kryesore strategjike të Rusisë në Perëndim. Nga vetoja në Këshillin e BE-së te kanalet bankare dhe projektet bërthamore (si Paks-2), “pikëmbështetja” e Moskës brenda Bashkimit Evropian ka pësuar një dobësim që duket i pakthyeshëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan