BOTA

Dorëheqja e Kevin Kuhnert para zgjedhjeve, goditje për socialdemokratët në Gjermani

n.f Përditësimi i fundit 8 Tetor 2024, 13:36
Dorëheqja e Kevin Kuhnert para zgjedhjeve, goditje për
Kevin Kuhnert

GJERMANI- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Kevin Kuhnert dha dorëheqjen, një vit para zgjedhjeve. Cilat mund të jenë pasojat?  Vetëm rrethi më i ngushtë u informua, ndërsa dorëheqja e Kevin Kühnert, sekretarit të përgjithshëm të partisë nga viti 2021, ishte një surprizë për shumicën e socialdemokratëve. Kühnert njoftoi gjithashtu se nuk do të kandidojë për Bundestagnë zgjedhjet e 2025-ës. Në një letër drejtuar anëtarëve të partisë që u vu në dispozicion edhe mediave, ky politikan 35-vjeçar nga Berlini shpjegoi hapin e tij me gjendjen shëndetësore.

"Për të fituar zgjedhjet nevojitet angazhim i plotë i të gjithë Partisë Socialdemokrate”, e në muajt në vijim duhen "përpjekje të mëdha” për të "kompensuar diferencën dhe vetëbesimin e ulët, të cilat janë të dukshme në mbështetjen e ulët në sondazhe”.

Kühnert tha se pritshmëritë janë të mëdha, e këto pritshmëri ai nuk mund t'i përmbushë në zgjedhjet në Gjermani. "Energjia që më nevojitet për detyrën time dhe për fushatën parazgjedhore, nuk mund të rikuperohet në kohën e duhur. Prandaj po marr këtë vendim”.

Kühnert: Për muaj të tërë nën presion të madh


Kühnert nuk tha se çfarë ishte sëmundja e tij. Por ai ishte nën presion politik për muaj të tërë. Sipas sondazheve, socialdemokratët kanë vetëm rreth 16 për qind të mbështetjes. Në zgjedhjet në Tyringi dhe Saksoni, socialdemokratët patën rezultate historikisht të këqija. Madje për disa kohë kishin frikë se nuk do ta kalonin fare cenzusin dhe nuk do të futen në parlament. Vetëm në Brandenburg arritën të përmirësojnë ndjeshëm rezultatin.

Pas zgjedhjeve në Brandenburg, kryetarët e të Gjelbërve, Ricarda Lang dhe Omid Nuripour dhanë dorëheqjen. Që atëherë Kühnert është përballur vazhdimisht me pyetjen nëse edhe ai do të marrë përgjegjësinë për rezultatet e këqija në zgjedhjet e landeve. Ai u përgjigj se këtë pyetje po ia bënte vetes dhe se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nëse kjo do t'i ndihmonte socialdemokratët.

Në një intervistë, ai së fundmi theksoi se kryetarët e partisë Lars Klingbeil dhe Saskia Esken së bashku me të janë një "ekip i koordinuar" që "punon në harmoni dhe merr vendime të përbashkëta".

Miqësia me Klingbeil dhe Esken


Kühnert informoi Klingbeil dhe Esken për vendimin e tij disa ditë më parë. Të dy mbetën të befasuar, por kishin plot mirëkuptim dhe respekt për kolegun e tyre. Klingbeil tha në Berlin se ai e dinte se vendimi nuk ishte i lehtë për Kühnert, por se ishte hapi i duhur. "Tani bëhet fjalë për Kevinin dhe shëndetin e tij”. Ai kërkoi që, si miq, të gjithë ta mbështesin tani në rrugën e tij.

Klingbeil dhe Esken i dhanë mirënjohje Kühnertit për punën e tij. Klingbeil tha se Kühnert kontribuoi ndjeshëm në stabilitetin e partisë, ndërsa  Esken e quajti atë "një shtyllë të rëndësishme të SPD" dhe shtoi se rruga e SPD drjet fitores është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Kühnert.

Në vitin 2017, Kevin Kühnert u bë kryetar i grupit të të rinjve socialdemokratë që mbështeti Esken në kandidaturën e saj për udhëheqjen e partisë.

Edhe në vitin 2019, Kühnert mbështeti Esken në garën e saj kundër Olaf Scholz. Para kësaj ai bëri gjithçka për të shmangur një tjetër "koalicion të madh” të socialdemokratëve me kristiandemokratët. Esken tha se sëmundja është një çështje private.

"Prandaj po ju kërkoj nga zemra që t'i jepni hapësirë ​​dhe kohë për t'u shëruar”, u bëri thirrje ajo gazetarëve. Klingbeil foli për punën rraskapitëse që politika i imponon njeriut: "Të gjithë e dimë se sa kërkuese dhe sfiduese është puna politike. Çdo ditë angazhohemi për socialdemokratët, çdo ditë luftojmë dhe investojmë shumë energji dhe pasion në punën tonë, edhe në kohët kur hasim në shumë rezistencë”. Përfaqësuesit e partive të tjera gjithashtu i uruan Kühnnert një shërim të shpejtë.

Matthias Mirsch si pasardhës i Kühnert


Deri të hënën në mbrëmje, organet e partisë u mblodhën dhe ranë dakord që pasardhësi i Kühnert të ishte Matithias Mirsch (55). Anëtari i socialdemokratëve në Bundestag dhe nënkryetari i grupit parlamentar i përket krahut të majtë të partisë, ashtu si edhe Kühnert. Ai fillimisht do të marrë detyrën si ushtrues detyre, sepse procesi zgjedhor do të organizohet në kongresin e partisë të planifikuar për në qershor të vitit të ardhshëm.

Sekretari i ri i Përgjithshëm përballet me sfida të mëdha. Sekretari i përgjithshëm është një lloj menaxheri partie. Ai duhet të jetë i aftë në të gjitha fushat tematike politike dhe të përfaqësojë partinë në publik. Por në të njëjtën kohë ka edhe detyra organizative, drejton selinë e partisë, organizon kongrese partiake dhe fushata zgjedhore.

Nuk ka mbetur shumë kohë deri në zgjedhjet e vitit 2025, ndërkohë që socialdemokratët kanë pasur së fundi pak mbështetje në sondazhe. Kristiandemokratët e opozitës janë aktualisht pothuajse dy herë më të fortë se socialdemokratët.

Nuk përjashtohen zgjedhjet e parakohshme


Ky post është me rëndësi, sepse në Gjermani nuk përjashtohet as mundësia që koalicioni i përbërë nga socialdemokratët, të gjelbrit dhe itliberalët të shpërbëhet para kohe, në veçanti për shkak të mosmarrëveshjeve rreth buxhetit por edhe rreth pensioneve dhe çështje të tjera. Zgjedhet e parakohshme nuk përjashtohen, e nëse diçka e tillë ndodh, socialdemokratët do të kenë pak kohë për të organizuar një fushatë elektorale.

Ka mundësi që vetë kreu i partisë Klingbeil të jetë më i përfshirë në strategjinë e fushatës parazgjedhore. Ai ishte paraardhësi i Kühnert si sekretar i përgjithshëm dhe organizoi fushatën zgjedhore që i solli Olaf Scholzit postin e kancelarit. Klingbeil tha në Berlin: "Unë jam plotësisht i bindur se suksesi mund të organizohet"./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan