Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten pasdite në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një konference të presidentit amerikan Donald Trump për barnat kundër obezitetit.
Një përfaqësues i kompanisë farmaceutike Novo Nordisk është rrëzuar papritur pas Trumpit, duke shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit live.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, bëhet fjalë për Gordon Findlay, drejtues në kompaninë Novo Nordisk, e cila prodhon barnat e njohura Ozempic, Rybelsus dhe Wegovy.
Në momentin e incidentit, drejtori ekzekutiv i kompanisë Eli Lilly, David Ricks, u dëgjua duke pyetur “A je mirë, Gordon?”, ndërsa zyrtarët kërkuan që gazetarët të largoheshin nga salla. Trump u ngrit menjëherë nga tavolina e tij, ndërsa Dr. Mehmet Oz nxitoi për t’i dhënë ndihmë përfaqësuesit që kishte humbur ndjenjat.
Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi më vonë se personi është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjatë njoftimit për iniciativën ‘Most Favored Nations’, një përfaqësues i një kompanie farmaceutike ra të fikët. Njësia mjekësore e Shtëpisë së Bardhë reagoi menjëherë dhe gjendja e tij është e mirë. Konferenca për shtyp do të vazhdojë së shpejti,” tha ajo.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Nëntor20:00
Ky president thyen rekordin botëror
Paul Biya, i cili ka qenë president i Kamerunit për 43 vjet, u betua për një mandat të tetë të enjten, më 6 nëntor,...
BOTA
6 Nëntor18:29
Vrau prindërit me vëllanë e vogël me 108 goditje me thikë, adoleshenti refuzon apelimin e vendimit
19-vjeçari, i cili në moshën 17 vjeç goditi me thikë prindërit dhe vëllain e tij 12-vjeçar 108 herë në s...
BOTA
6 Nëntor18:19
Nuk di të gatuaj as një vezë, ish-presidenti francez refuzon ushqimin në burg përveç kosit nga frika
Ish-presidenti Nicolas Sarkozy po jeton paraburgimin në burgun La Santé të Parisit me shumë dyshime. Ish-presidenti, i dënuar në...
BOTA
6 Nëntor18:14
Balliu sherr me Zengjinenë: Mund të të përgjigjesha edhe ty si koleges që s’ka doktor që të merr përsipër
Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me debate dhe replika të forta mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, dhe d...
BOTA
6 Nëntor17:45
Lufta, Presidenti rus turpërohet nga vajza 11-vjeçare (Video)
Vladimir Putin u turpërua kur një vajzë 11-vjeçare, Kira, u përball me presidentin rus në lidhje me trajtimin e xhaxhait të...
BOTA
6 Nëntor17:28
Rrahje dhe poshtërime të pacientëve me aftësi të kufizuara, 21 të hetuar (VIDEO)
Anëtarët e një qendre banirësie "Per Mano" në Cuneo, janë vënë nën hetim për rrahje dhe poshtërim të...
BOTA
6 Nëntor17:12
VIDEO/ Gjithçka shkatërrohet përreth, pamje nga sulmi izraelit në Liban
Izraeli ka bombarduar rajonin jugor të Libanit, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve përgjatë kufirit midis d...
BOTA
6 Nëntor16:32
Aksident i frikshëm në Itali, autobusi plot me nxënës përplaset me BMW, humb jetën drejtuesi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, në Itali, ku një makinë tip ‘Bmw’ u përplas m...