BOTA

DW: Finalja e Eurovizionit 2024 nën hijen e konfliktit në Gaza

r.ll Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 09:09
DW: Finalja e Eurovizionit 2024 nën hijen e konfliktit në Gaza
Foto ilustruese

SUEDI- Të shtunën zhvillohet finalja e 68 e ESC në Malmoe, Suedi. Rreth 26 vende përfaqësohen në garën më të madhe muzikore në botë. Me më shumë shanse deri tani konsiderohej kënga kroate e Baby Lasagna, por pak para finales po përmendet gjithnjë e më shumë edhe kënga izraelite e Eden Golan, përfaqësueses 20-vjeçare nga Izraeli, që ndodhet në vendin e dytë tek këngët me më shumë shanse për fitoren.

Eurovizioni nuk do që të jetë politik, por vetëm një festë e madhe e muzikës. Megjithatë konflikti në Gaza e ka shoqëruar këto ditë këtë festë muzikore. Megjithëse unioni i transmentuesve europianë, EBU përpiqet të pengojë që konflikti në Gaza të hedhë hije mbi muzikën, protestat e kanë shoqëruar këtë eveniment. Eurovizioni 2024 është shoqëruar nga protesta të gjera kundër pjesëmarrjes së Izraelit në garën muzikore.

Mijëra vetë në Malmoe kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza. Që politika ka pasur efekt në Eurovizion u vu re edhe para dy vjetësh, kur Rusia filloi luftën në Ukrainë. Atëherë fitoi Orkestra Kalush e shoqëruar nga një përkrahje e jashtëzakonshme e publikut. Përfaqësuesit ukrainas e përdorën fitoren për mesazhe politike. Të shtunën policia ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie në Malmoe dhe mbështetet nga forca policore nga Danimarka e Norvegjia.

Gjermania kritikon thirrjet për përjashtimin e Izraelit

Qeveria gjermane i ka kritikuar thirrjet për bojkotim të Izraelit nga Eurovizioni. Ministrja e Shtetit për kulturën, Claudia Roth (Të Gjelbrit) i ka quajtur këto thirrje si "absolutisht të papranueshme". "Sidomos në këto kohë kemi nevojë për më shumë bashkëpunim kulturor mes Europës dhe Izraelit", shkroi Roth në platformën X.  duke shtuar se "antisemitizmi, urrejtja dhe dhuna nuk kanë vend në këtë eveniment kaq të rëndësishëm muzikor, po ashtu si racizmi dhe çfarëdolloj forme e armiqësisë ndaj humanitetit".

Ndërkohë një incident gjatë provave të përgjithshme ka bërë përfaqësuesi i Holandës të përjashtohet edhe nga provat e dyta gjenerale të finales. Shkak për këtë janë hetimet e mëtejshme në lidhje me një incident me muzikantin, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Nuk është e qartë përse bëhet fjalë në këtë incident, mediat suedeze kanë njoftuar për një goditje me shuplakë nga përfaqësuesi i Holandës, dhe ky rast është duke u marrë në shqyrtim.

Shqipëria me këngën "Titan" të Besës nuk arriti të kualifikohej në finale. Gjermania përfaqësohet me Isaak dhe këngën "Always on the run"./DW

eurovision finalja

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan