Rikthehet dueli i madh, Mourinho dhe Simeone përballë pas 12 vitesh
Pas 12 vitesh, Jose Mourinho dhe Diego Simeone do të përballen sërish në pankina, duke rikthyer një rivalitet që nisi në de...
Pas 12 vitesh, Jose Mourinho dhe Diego Simeone do të përballen sërish në pankina, duke rikthyer një rivalitet që nisi në de...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikim në rrjetin social këtë të shtunë me qytetarë, k...
Duke komentuar largimin e Ministrit të Brendëshm, kreu i opozitës tha se ministri i ri, “Demo është i gatuar me bandat me t&eum...
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të jenë të përgatitur për p&eum...
Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasi...
Policia Kufitare e Moldavisë njoftoi të shtunën se patrullat kishin raportuar disa dronë të paidentifikuar që fluturuan në ...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qen&eu...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Disa prej emrave më të fuqishëm të teknologjisë amerikane do të jenë të pranishëm javën e ardhshme n&e...
Tenderi 43 milionë lekësh i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike nuk duket më si një ep...
Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi. Në referendum thuajse 54 për qind votuan kundër.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dështoi me planet e saj për të arritur përmes një referendumi popullor një reformë të thellë të drejtësisë italiane. Sipas rezultatit paraprak përfundimtar, rreth 54 për qind e italianëve e refuzuan reformën, dhe vetëm rreth 46 për qind votuan pro saj.
Meloni e pranoi humbjen dhe tha në një video në kanalin e saj në Instagram: “Italianët vendosën. Dhe ne do ta respektojmë këtë vendim.” Kryetarja e partisë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) e quajti përfundimin e referendumit si një “mundësi të humbur për modernizimin e Italisë”.
Megjithatë ajo theksoi se do të vazhdojë “punën për të mirën e kombit”. Para referendumit Meloni e kishte përjashtuar mundësinë e marrjes së përgjegjësive personale në rast humbjeje.
Synimi kufizimi i vetëqeverisjes së gjyqtarëve
Reforma ishte një nga projektet kryesore të qeverisë italiane dhe parashikonte ndryshime në disa nene të Kushtetutës italiane. Një nga pikat kryesore ishte ndarja e karrierave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, siç është e zakonshme në shumicën e vendeve evropiane.
Gjithashtu, parashikohej krijimi i organeve të reja të vetëqeverisjes për gjyqtarët dhe prokurorët. Në përbërjen e këtyre organeve synohej të merrte pjesë edhe parlamenti, çka do t’i jepte politikës më shumë ndikim në vendimet për personelin.
Kundërshtarët shohin rrezik për pavarësinë e drejtësisë
Meloni dhe aleatët e saj e konsideronin këtë reformë si një hap për t’i bërë gjyqtarët dhe prokurorët më të pavarur nga ndikimet politike dhe për ta bërë sistemin e drejtësisë në tërësi më efikas. E djathta italiane pretendon prej dekadash se pjesë të mëdha të drejtësisë mbajnë anën e së majtës.
Kundërshtarët, kryesisht opozita italiane, paralajmëroi për një ndërhyrje në pavarësinë e drejtësisë. Ata e akuzuan Melonin se synonte të rrisë ndikimin e saj mbi sistemin gjyqësor.
Sipas tyre sidomos prokuroria mund të bëhej pre e ndikimit politik, ndërsa problemet strukturore si zgjatja e proceseve gjyqësoredhe mbipopullimi i burgjeve do të mbeteshin të pazgjidhura.
Humbje e rëndë për Melonin
Për Melonin rezultati është një humbje e rëndë dhe kjo vetëm një vit e gjysmë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Referendumi konsiderohej gjithashtu si një test për zgjedhjet e planifikuara për vjeshtën e vitit 2027.
Këtë e nënvizon edhe profesori i së drejtës kushtetuese, Nicola Lupo, nga Universiteti Luiss në Romë. Sipas Lupos, referendumi shihej nga italianët i lidhur ngushtë me Melonin dhe qeverinë e saj. Prandaj, “Jo”-ja në referendum është më shumë se një refuzim i reformës së drejtësisë.
Megjithatë aktualisht Meloni dhe partia e saj, Fratelli d’Italia, vazhdojnë të jenë shumë përpara të gjitha partive të tjera në sondazhe. Pjesëmarrja në votime ishte shumë e lartë për një referendum, rreth 58 për qind, ndërsa të drejtën e votës e kishin mbi 46 milionë qytetarë./ DW
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të hënën në mbrëmje thirri krerët e partive të koalicionit për një takim...
SHBA-të kanë nisur sulme kundër Iranit që kanë rezultuar në shkatërrimin e 158 anijeve të Republikës Islamike q&e...
Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar rëndësinë urgjente të arritjes së një paqeje të negociuar p&...
Irani ka paraqitur një sërë kushtet në mënyrë që një marrëveshje të arrihet me SHBA dhe Izraelin, çka...
Sllovenia është bërë shteti i parë i BE-së që ka zbatuar racionimin e karburantit, për të përballuar krizë...
Autoritetet në Belgjikë kanë vendosur të dislokojnë forca ushtarake në qytetet kryesore për të rritur sigurinë e ko...
Ky është momenti rrëqethës kur një baba vrasës i foshnjës shpërthen në lot të rremë ndërsa arrestohe...
Në zgjedhjet lokale në Mynih, fitues doli kandidati 35-vjeçar, Dominik Krause, nga Partia e Gjelbër, i cili u bë një nga figurat...
Një video tronditëse, që kap kornizë pas kornize momentin e përplasjes vdekjeprurëse në Aeroportin LaGuardia të Nju Jo...
Në videon e publikuar të hënën (23 mars), Irani u zotua të përdorë "të gjitha mjetet e disponueshme" për të mb...