BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
SHBA- Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë kineze mëmë të rrjetit, ByteDance që të arrijë një marrëveshje me një kompani amerikane, për ta blerë platformën, ndryshe do të ndalohet në SHBA. Të martën, Presidenti Trump i kërkoi, shefit të kompanisë amerikane të teknologjisë kompjuterike ‘Oracle’, Larry Ellison që të blinte rrjetin TikTok. E ardhmja e aplikacionit që përdoret nga miliona amerikanë është e pasigurt.
Presidenti Trump u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me shefin ekzekutiv të firmës “Oracle’ Larry Ellison, me shefin e kompanisë ‘Softbank’, Masayoshi Son, dhe me drejtorin ekzekutiv të kompanisë ‘OpenAI’ Sam Altman, lidhur me një nismë për të investuar 500 miliardë dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale.
Pas takimit një gazetar e pyeti Trump nëse do të ishte i hapur ndaj mundësisë që Elon Musk të blinte platformën TikTok. Presidenti tha se po, por po ashtu i sugjeroi shefit të kompanise Oracle që të blinte rrjetin Tik-Tok.
"Do të isha i hapur nëse (Elon Musku) do ta blinte. Por do të doja që ta blinte edhe Larry. Unë kam të drejtë të bëj një marrëveshje. Pra, Larry, marrëveshja që kam parasysh është kjo, le ta negociojmë para mediave. Po them që Shtetet e Bashkuara të japin autorizimin që Tik Tok-u të mos mbyllet, por të marrin gjysmën e platformës. Mendoj se është e arsyeshme. Si mendon?”, u shpreh Presidenti.
Ellison u përgjigj se “më duket një marrëveshje e mirë, zoti President”. Mes urdhrave të parë ekzekutivë që firmosi Presidenti Trump të hënën ishte ai për të shtyrë me 75 ditë ndalimin e aplikacionit TikTok në SHBA, duke i dhënë afat kompanisë kineze ByteDance, që të gjejë një blerës amerikan. Ndryshe rrjeti do të ndalohet në SHBA.
“TikTok-u është i veçantë për mua, më parë nuk ka qënë i tillë. Pasi iu bashkova platformës, fitova mbështetjen e votuesve të rinj, 36 për qind të tyre”, tha zoti Trump.
Urdhri ekzekutiv ishte një ndryshim i rëndësishëm për kompaninë ByteDance, me bazë në Kinë, e cila ka në pronësi platformën TikTok, si dhe përafërsisht 170 milionë përdoruesit amerikanë. Gjatë fundjavës, rrjeti u mbyll për pak kohë, pasi Gjykata e Lartë la në fuqi ligjin që ndalonte TikTok-un në SHBA nëse nuk shitej, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare.
Por, gjërat ndryshuan pasi Trump sinjalizoi mbështetjen e tij për të shtyrë ndalimin e aplikacionit. Drejtori ekzekutiv i platformës TikTok, Shou Chew, i cili ishte i ftuar në inaugurimin e Presidentit Trump, e falënderoi atë përsmes një videoje, të premten.
"Ne jemi mirënjohës dhe të kënaqur që kemi mbështetjen e një Presidenti i cili e kupton vërtet platformën tonë. Një Presidenti i cili ka përdorur rrjetin TikTok për të shprehur mendimet dhe pikëpamjet e tij", u shpreh zoti Chew.
Por disa ekspertë ligjorë thonë se shtyrja që firmosi Trump mund të mos arrijë të mbrojë kompani si Oracle që t’ i mundësojë plaftormës TikTok të funksionojë, sepse ligji për ndalimin e TikTok-ut, i miratuar nga Kongresi vazhdon të jetë në fuqi.
“Ekziston mundësia, dhe besoj se aksionerët e kompanisë Oracle dhe avokatët e saj janë duke menduar për një gjë të tillë, është e mundur, që në 48 orët e fundit, Oracle të jetë ekspozuar ndaj një padive ligjore që mund të kapin shifrën e miliarda dollarëve dhe zoti Trump mund të mos ketë asnjë mundësi për ta zhbërë këtë detyrim”, thotë Alan Rozenshtein nga Universiteti i Minesotës .
Urdhri ekzekutiv i Trump paraqet një ndryshim qëndrimi nga mandati i parë, ku ai mbështeste ndalimin e rrjetit TikTok për shkak të dyshimeve se platforma mund të ndante të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze. Edhe pse Kongresi i dha fillimisht plaftormës TikTok 270 ditë afat për të gjetur një blerës amerikan, publikisht nuk ka ndonjë të dhënë, se po punohet për shitjen.
“Fakti që ata nuk e kanë lejuar këtë, mendoj se është një tregues se qeveria kineze ka interesa reale që lidhen me sigurinë kombëtare për ta mbajtur aplikacionit ashtu siç është, gjë që duhet të na shqetësojë vërtet dhe vërtet nënvizon arsyet që nxitën Kongresin ta miratonte ligjin”, shprehet Adam Kovacevich, drejtor i shoqatës “Chamber of Progress” .
TikTok-u ka një afat 75 ditor, për të zgjidhur statusin e tij dhe megjithë mbështetjen e Trump, e ardhmja e kompanisë vazhdon të jetë në pikëpyetje./VOA
Hoteli TURQI- Shkatërrimi i lënë pas zjarrit vdekjeprurës, i cili përfshiu dje një hotel në një resort skish ...
Takimi SHBA- Në ditën e parë në detyrë, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua me punonjësit e Departamentit të...
PRISHTINË- Gazetarja ukrainase, Olha Priadko, ka vdekur në moshën 51-vjeçare në banesën në Prishtinë, ku prej dy vje...
SERBI- Një burrë në moshë të mesme në Serbi ka sulmur dhe më pas ka kërcënuar nxënësit dhe m&...
SHBA- Dita e parë e plotë e Donald Trump në detyrë ka përfunduar me një lëvizje në mbrëmje vonë për t&e...
BRUKSEL- Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos tha sot se procesi i anëtarësimit të shteteve të reja në k&e...
Foto ilustruese RUSI - Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë që nga pushtimi i saj në 2022. Sipas zëven...
Pamje nga vendi ku ndodhi sulmi GJERMANI - Një sulm me thika ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjermani në një par...
DAVOS- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos se Irani duhet t&eu...
Pamje nga bllokimi SHBA - Një ditë pas inaugurimit, Presidenti i SHBA, Donald Trump nisi një sërë veprimesh ekzekutive në lid...