
UKRAINË- Volodymyr Zelensky pati një bisedë telefonike me Papa Leo XIV sot. Presidemti ukrainas shkroi në një postim në rrjetet e tij sociale që ishte biseda e tyre e parë, por shumë e përzemërt dhe kuptimplotë.
Zelensky e ftoi Papën në një “vizitë apostolike në Ukrainë” që “do t’u japë shpresë të gjithë besimtarëve, të gjithë popullit tonë”. Gjithashtu ai shtoi se ranë dakord të qëndrojnë në kontakt dhe të caktojnë një takim personal në të ardhmen e afërt. Ai më tej falënderoi Papën për mbështetjen e tij për Ukrainën dhe popullin e saj.
“Ne i vlerësojmë veçanërisht fjalët e Shenjtërisë së Tij, lidhur me nevojën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin tonë dhe lirimin e të burgosurve. Ne biseduam për mijëra fëmijë ukrainas që janë në Rusi. Ukraina mbështetet në ndihmën e Vatikanit për t'i rikthyer ata te familjet e tyre," tha ai.
“E informova atë për marrëveshjen e arritur midis Ukrainës dhe partnerëve tanë, sipas së cilës një armëpushim i plotë dhe pa kushte duhet të fillojë sot për të paktën 30 ditë, dhe përsërita gatishmërinë tonë për të vazhduar negociatat në çdo formë, përfshirë bisedimet e drejtpërdrejta, siç e kemi theksuar vazhdimisht. Ukraina dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe po bën çdo përpjekje për ta arritur këtë qëllim. Ne presim masa konkrete nga Rusia”, tha presidenti ukrainas.
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
11 Maj11:43
Dështon edhe tentativa e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, seanca e radhës më 13 maj
KOSOVË- Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e ...
n.f
BOTA
11 Maj09:32
Ngërçi politik, sot tentativa e 14-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 14-të për konstituimin e legjislaturës s...
n.f
BOTA
11 Maj07:18
The Economist: A do të bëhen punëtorët të tepërt ndërsa teknologjia zhvillohet?
TIRANË- Në fund të vitit të kaluar, kur kompania e njohur kineze e Inteligjencës Artificiale, DeepSeek, hodhi në treg modelin e ...
E.D
BOTA
10 Maj20:23
Armëpushimi 30-ditor në Ukrainë? Zëdhënësi i Kremlinit: Ky është një zhvillim i ri! Duhet ta mendojmë
MOSKË- Zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska po shqyrton një propozim për një armëpu...
M.B.
BOTA
10 Maj20:04
"Piktura u largua nga trojet shqiptare për shkak të pushtimit osman!" Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës” (FOTO)
ITALIA- Papa Leoni XIV ka zhvilluar pasditen e sotme një vizitë të papritur në Kishën e Zojës së Këshillit të Mir...
E.D
BOTA
10 Maj20:03
BBC: Udhëheqësit evropianë presion Rusisë për armëpushim 30-ditor në Ukrainë!
UKRAINË- Udhëheqësit evropianë i kanë kërkuar Rusisë të bjerë dakord për një armëpushim 30-ditor p...
m.l
BOTA
10 Maj14:47
"Pse disa njerëz flejnë pak orë gjumë dhe janë shumë produktiv?"/ Shkencëtarët: Një mutacion i rrallë gjenetik u lejon...
SHBA- Shkencëtarët kanë gjetur përgjigjen e pyetjes pse disa njerëz mund të funksionojnë vetëm me disa orë g...
r.ll
BOTA
10 Maj14:47
Vizita e Vuçiç në Moskë/ Ministri i Jashtëm i Serbisë: Nuk do të ketë as ndërprerje të integrimit në BE dhe as sanksione nga Brukseli zyrtar
foto ilustruese
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit A...
m.l
BOTA
10 Maj14:16
"Urime të dy vendeve për përdorimin e logjikës së shëndoshë"/ Trump njofton armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën një armëpushim midis Indisë dhe Pakistanit. Në një m...