Një 26-vjeçar nga Lituania akuzohet për vrasjen brutale të një vajze 9-vjeçare në Britani, e cila u godit me thikë në zemër ndërsa po luante në rrugë, pranë vendit ku punonte nëna e saj. Ngjarja tragjike ndodhi më 28 korrik 2022 në qytetin e Bostonit, në Angli. Viktima, Lilia Valutite, po luante me në një zonë për këmbësorë, kur u sulmua papritur nga i pandehuri, Deividas Skempas.
Sipas mediave Skempas mohon akuzën për vrasje me dashje, por pranon vrasjen nga pakujdesia me përgjegjësi të reduktuar, duke argumentuar se vuan nga skizofrenia. Prokuroria, megjithatë, këmbëngul se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij.
“Ai e dinte që po vriste një fëmijë”, deklaroi prokurori gjatë seancës gjyqësore.
Gjatë gjyqit u bë e ditur se nëna e Lilias po punonte në një biznes pranë vendit të krimit, pa qenë në dijeni të asaj që po ndodhte vetëm pak metra larg. Sipas prokurorisë, i pandehuri ngriti një barrikadë të përkohshme dhe priti me durim derisa këmbësorët e paktë të largoheshin nga zona. Më pas, ai iu afrua vajzës, duke nxjerrë një thikë nga xhepi i pasmë i pantallonave, dhe e goditi me forcë në trup.
Një oficer policie jashtë detyrës, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, fillimisht ndoqi të dyshuarin, por u kthye menjëherë pasi dëgjoi britmat e dëshpëruara, për t’i ardhur në ndihmë fëmijës. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, Lilia ndërroi jetë nga plagët e marra. Ajo u shpall e vdekur më pak se një orë pas sulmit. Deividas Skempas u arrestua dy ditë më vonë, më 30 korrik, por gjendja e tij mendore u përkeqësua dhe ai u shtrua në spital për trajtim. Gjykatës iu tha se, në atë periudhë, ai ishte konsideruar i papërshtatshëm për t’u përballur me gjyqin.
Prokuroria konfirmoi se ekspertët bien dakord se i pandehuri është diagnostikuar me skizofreni dhe ka marrë trajtim për shëndetin mendor si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Lituani.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Janar18:31
Rrëzohet avioni privat në Maine, SHBA/ Mbeten 7 viktima pas përplasjes së mjetit ajror
Shtatë persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e rrëzimit të një avioni privat, të diel...
BOTA
26 Janar18:25
VIDEO/ Kamerat e sigurisë filmuan momentin, dalin pamjet nga shpërthimi në fabrikën në Greqi
Një video është publikuar së fundmi ku tregon momentin e shpërthimit të regjistruar këtë të hënë në ...
BOTA
26 Janar17:48
Rutte: Dy projektet SHBA-NATO për Groenlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të hënën (26 janar) se ai dhe Presidenti i SHBA-së, Trump, kishin rënë...
BOTA
26 Janar17:38
Askush nuk e ndihmon dhe më pas grabitet edhe pse i shtrirë në tokë, fundi tragjik i një 19-vjeçari ndërsa kthehej në shtëpi
Është një skenë surreale dhe e dhimbshme e kapur nga kamerat e sigurisë në Corso Marconi në Torino gjatë natës midi...
BOTA
26 Janar17:30
Stuhia e dëborës, të paktën 13 të vdekur në SHBA
Numri i vdekjeve që i atribuohen stuhisë në SHBA tani është rritur në 13, thanë zyrtarët lokalë.
Një 17-vje&c...
BOTA
26 Janar17:12
Operacion madhor antidrogë në Itali/ Zbërthehet rrjeti kriminal shqiptar që "mbushi" shtetin italian me lëndë narkotike
Mbushi Italinë me kokainë dhe marihuanë, çmontohet organizata shqiptare e narkotrafikut! Bosët e kanë selinë në Zvic&e...
BOTA
26 Janar14:36
Agjentët e ICE kërcënojnë gazetarët e RAI në Minneapolis: Do thyejmë xhamin
Shtypi italian ka raportuar diten e sotme kërcënimet e marra nga një kameraman dhe një gazetar i televizionit publik Rai nga njerëz t...
BOTA
26 Janar12:11
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus, hyn në fuqi nga viti 2027
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar zyrtarisht një ndalim të plotë të importeve të gazit rus, duke shënuar një h...
BOTA
26 Janar11:45
Presidenti i Polonisë: Rusia do të mbetet kërcënim për Evropën
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki tha se Rusia dhe udhëheqësit e saj do të vazhdojnë të përbëjnë kërc&eu...
BOTA
26 Janar10:14
Tragjedi në brigjet e Tunizisë, mbyten 50 emigrantë
Një emigrant është shpëtuar dhe 50 të tjerë dyshohet se janë mbytur pasi një anije u fundos në Mesdhe, raporton R...