Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Një tragjedi ka tronditur një udhëtim luksoz përreth Australisë, pasi një pasagjere 80-vjeçare u la pas në ishullin Lizard dhe u gjet e vdekur të nesërmen. Ngjarja ka detyruar kompaninë Coral Expeditions të anulojë tërësisht pjesën e mbetur të udhëtimit me anijen Coral Adventurer.
Ngjarja ndodhi më 25 tetor, gjatë një ekskursioni në kuadër të udhëtimit 60-ditor me anijen luksoze Coral Adventurer, që po lundronte përreth kontinentit australian.
Sipas mediave vendase, Suzanne Rees ishte tërhequr nga një ngjitje e planifikuar drejt majës së ishullit, pasi ishte ndier keq. Vajza e saj, Katherine Rees, ka deklaruar se nënës i ishte kërkuar të zbriste, por ajo ishte lënë pa shoqërim nga ekuipazhi.
Anija u largua nga ishulli në orën 15:40, pa vënë re mungesën e saj.
Kaluan pesë orë para se autoritetet të njoftoheshin se pasagjerja mungonte, duke nisur më pas një operacion kërkim-shpëtimi në tokë dhe det.
Trupi i Suzanne Rees u gjet të nesërmen në ishull.
Familja e saj është shprehur “e tronditur dhe e pikëlluar” që anija ishte larguar nga ishulli pas ekskursionit të organizuar, pa e vënë re se ajo kishte mbetur pas.
Pas ngjarjes, Autoriteti Australian i Sigurisë Detare (Amsa) i ka dërguar një njoftim kapitenit të anijes, duke ndaluar pranimin e pasagjerëve të rinj. Amsa konfirmoi se anija do të kthehet në Cairns, ku stafi i autoritetit do ta presë për hetime të mëtejshme.
Hetimet po përqendrohen në faktin pse Rees nuk ishte përfshirë në numërimin e pasagjerëve përpara nisjes së anijes nga ishulli.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Coral Expeditions, Mark Fifield, tha se pas vdekjes tragjike të pasagjeres dhe disa problemeve të mëparshme mekanike, ishte marrë vendimi për të anuluar pjesën e mbetur të udhëtimit.
“U bë gjithnjë e më e qartë, duke marrë parasysh rrethanat e javës së fundit, se nuk mund ta përmbushnim premtimin tonë për të ofruar përvoja me cilësi të lartë për pasagjerët”, tha Fifield në një deklaratë.
Sipas tij, të gjithë pasagjerët do të marrin rimbursim të plotë, ndërsa kompania po organizon kthimin e tyre me fluturime të posaçme, së bashku me ekuipazhin dhe anijen.
Amsa dhe përfaqësuesit e kompanisë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe të afërmit e Suzanne Rees.
Spanja ka pranuar dhe shprehur keqardhje për “dhimbjen dhe padrejtësinë” që pësuan popujt indigjenë të Meksik&eum...
Kryeministri kanadez Mark Carney i ka kërkuar falje presidentit amerikan për reklamat që sulmonin politikën e tarifave tregtare ndaj vendeve...
Maldivet janë bërë vendi i parë në botë që ndalon pirjen e duhanit për të gjithë brezat, duke ndaluar për...
Dërgimi i armëve në Kiev nuk do të ndihmojë në arritjen e ndonjë zgjidhjeje, tha të shtunën (1 nëntor) zë...
Një banor palestinez i As Samu, një fshat pranë Hebronit, tha se kolonët izraelitë sulmuan fermën e tij dhe vranë 10 dele si ...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka thënë se projektin e “Botës serbe”, institucionet evropiane duhet ta marrin seriozisht....
Ushtarët nga njësia e skuadronit të Ukrainës u përpoqën të enjten (30 tetor) të rrëzonin një avion rus Shahed ...
Dhjetëra mijëra njerëz shkuan në Novi Sad të shtunën për të përkujtuar 16 personat e vrarë kur një &ccedi...
Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer, themeluesi i bursës së Thodex dhe i arrestuar për mashtrimin e mijëra njerëzve, u g...
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qen&e...