Deputetët e bllokuar në Kuvend, Policia tenton të lirojë rrugën, thirrje protestuesve
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...

Një histori tronditëse familjare ka përfunduar me një dënim të rëndë për Dale Warner, i cili në vitin 2026 u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë dhe fshehje të provave.

Historia e çiftit kishte nisur në mënyrë të pazakontë. Dee Warner ishte e martuar me Tim Bock, ndërsa Dale me Julie Warner. Pas dështimit të të dyja martesave, partnerët ndërruan vendet: Tim u martua me Julie-n, ndërsa Dee me Dale-n.
Secili prej tyre kishte nga katër fëmijë nga martesat e mëparshme dhe më vonë sollën në jetë një vajzë, Angelina.
Vajza e Dee-t, Rikkell, e cila jetonte rreth 800 metra larg shtëpisë së çiftit, e vizitonte të ëmën çdo të diel për mëngjes. Por në prill të vitit 2021, kur mbërriti për vizitën e zakonshme, gjeti shtëpinë bosh, ndërsa makinat e Dee-t ndodheshin ende aty.
“Çanta e grimit mungonte, po ashtu edhe pajisjet e saj personale. Ndjesia që pata në stomak ishte vetëm frikë”, kujtoi ajo për emisionin “48 Hours”.
Pasi nuk mori përgjigje nga telefonatat dhe mesazhet, Rikkell kontaktoi Dale-n. Ai pretendoi se një natë më parë kishin debatuar dhe se Dee ishte larguar e zemëruar.
“Ai më tha se kishin pasur një grindje të vogël dhe se ajo nuk po i përgjigjej më”, tregoi vajza.
Dale pretendoi gjithashtu se kishte gjetur unazën e martesës së Dee-t mbi tavolinën e tij, duke lënë të kuptohej se ajo e kishte braktisur.
Zhdukja ngriti menjëherë shqetësime tek familjarët. Vëllai i Dee-t, Gregg Hardy, kontaktoi policinë për ta raportuar të humbur. Javë të tëra kaluan pa asnjë gjurmë që mund të shpjegonte çfarë kishte ndodhur.
Ndërkohë, Dale u thoshte miqve: “Ajo më la pa thënë asnjë fjalë”.
Familja krijoi në Facebook faqen “Justice for Dee”, duke kërkuar ndihmën e komunitetit për çdo informacion të ri. Në hetime u përfshinë FBI-ja dhe policia shtetërore. Për kërkimet u përdorën dronë, eskavatorë dhe qen të specializuar për gjetjen e kufomave.
Madje, Gregg vendosi tabela gjigante pranë pronës së çiftit. Njëra prej tyre mbante mesazhin: “Ndihmoni Dale-n të gjejë Dee-n”.
Megjithatë, Dee mbeti e zhdukur për më shumë se dy vjet. Vetëm në nëntor 2023, Dale u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e saj, edhe pse trupi nuk ishte gjetur ende.
Në gusht të vitit pasues, policia kontrolloi sërish fermën e çiftit dhe ekzaminoi një rezervuar amoniaku. Pas skanimit me rreze X, u zbuluan mbetje njerëzore brenda tij.
Hetuesit gjetën një trup të dekompozuar, të mbështjellë me mushama plastike dhe shirit ngjitës. Analizat dentare konfirmuan se bëhej fjalë për Dee Warner.
Autopsia arriti në përfundimin se ajo kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes dhe goditjeve të forta në fytyrë dhe kokë.
Gjatë gjyqit në Michigan në vitin 2025, prokurorët deklaruan se Dee u kishte treguar miqve dhe familjarëve se ishte e pakënaqur prej kohësh në martesë.
Sipas akuzës, ditën kur u zhduk, ajo ishte konfliktuar me Dale-n për çështje financiare dhe i kishte kërkuar divorc.
Në sallën e gjyqit u paraqitën prova që tregonin se Dale e përgjonte bashkëshorten duke vendosur pajisje gjurmuese në makinën e saj dhe kishte kontrolluar vendndodhjen e saj më shumë se 2 mijë herë.
Mesazhet e gjetura në telefonin e Dee-t sugjeronin se Dale e kishte shtyrë me forcë drejt një mobiljeje dhe se ajo kishte frikë se ai mund ta dëmtonte.
Prokuroria pretendoi se Dale e vrau bashkëshorten dhe fillimisht e fshehu trupin në një kasafortë të mbyllur, për ta zhvendosur më vonë në rezervuarin e amoniakut, të cilin e saldoi për ta mbyllur hermetikisht.
Hetuesit zbuluan gjithashtu se ai kishte kërkuar në internet informacione mbi kremimin kimik të trupave.
Në mars 2026, Dale Warner u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë dhe manipulim të provave. Dy muaj më vonë, ai u dënua me 31 deri në 60 vite burg për vrasjen, si dhe me një dënim shtesë nga 17 muaj deri në 10 vite për fshehjen dhe manipulimin e provave./Përktheu Piranjat News
Pronarët e anijeve nuk pritet të rifillojnë menjëherë tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit, edhe pas njoftimit pë...
29 milionë evropianë përdorin drogë çdo vit ndërsa tregu ka një vlerë që vlerësohet prej 31 miliardë ...
Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begoña Gomez, u informua nga hetuesi Juan Carlos Peinado se çështja e saj po shk...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz foli për një “dritare mundësie në diplomaci” që mund të hapet ngadalë pë...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se marrëveshja midis SHBA-së dhe Iranit përbën një “hap shumë...
Sipas një raporti të ri të UNICEF-it, gati një miliard fëmijë në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj t&e...
Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka njoftuar vendimin e miratuar nga Parlamenti, sipas të cilit një kryeministër nuk do të mun...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta nuk ka mbaruar dhe ka thënë se Izraeli duhet të mbetet vigjilentë...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mund të vendosë të publikojë përpara ditës së premte marrëveshjen paraprake që...
Një avioni bombardues ushtarak B-52 është rrëzuar pak çaste pas ngritjes nga baza ajrore ushtarake Edwards në Kaliforni, n&eum...