Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Për mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer kontrollin mbi një ishull të vogël e të harlisur pranë ...
Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me një sërë personalitetesh italiane, ku i ka pritur në zyrën e tij në selin&...
Një shekull më parë, flamingot amerikane u gjuajtën pothuajse deri në zhdukje në Florida gjatë periudhës së tregt...
Një influencues brazilian, i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Neymar, ka shkaktuar sk...
Presidenti ekuadoras Daniel Noboa njoftoi të enjten një ulje prej 20% të çmimit të birrës, pijes alkoolike më popullore n...
Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika janë vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, i godi...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në...
SHBA-ja bëri një nisje ideale të Kupës së Botës FIFA 2026 në shtëpi, duke dominuar Paraguain 4-1 në Los Angeles p...
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të hyrë në Shtet...

Charles “Sonny” Burton, 75 vjeç, nuk ka vrarë kurrë askënd, por të enjten, Alabama pritet ta ekzekutojë.
“Nuk duhet të vdes për diçka që nuk e kam bërë,” tha Burton për NBC News në një intervistë telefonike nga burgu William C. Holman Correctional Facility, ku ndodhet dhoma e ekzekutimeve e shtetit dhe ku ai ka kaluar më shumë se 30 vjet në korridorin e vdekjes.
Dënimi me vdekje për Burton u bë i mundur për shkak të një doktrine ligjore të njohur si “felony murder” (vrasje gjatë kryerjes së një krimi), e cila u lejon prokurorëve të trajtojnë këdo që është përfshirë në disa krime të rënda – si grabitje ose vjedhje me thyerje, si po aq përgjegjës për një vrasje që ndodh gjatë krimit, edhe nëse ai person nuk e ka kryer vetë vrasjen.
“Rregulli i ‘felony murder’ lejon që të gjithë të përfshirët në krimin bazë të trajtohen nga sistemi ligjor sikur kanë kryer një vrasje me qëllim,” tha Nazgol Ghandnoosh, drejtoreshë e kërkimeve në organizatën The Sentencing Project, një grup avokues.
Në vitin 1991, Burton ishte një nga gjashtë personat e përfshirë në grabitjen e një dyqani AutoZone në Talladega, e cila përfundoi me vrasjen e një klienti, Doug Battle.
Burton pranon se hyri në dyqan i armatosur me armë. Ai tha se mori para nga një kasafortë në dhomën e pasme dhe më pas doli jashtë për të pritur pranë makinës së arratisjes.
Brenda dyqanit, një nga bashkëpunëtorët e tij, Derrick DeBruce, qëlloi Battle, 34 vjeç, në shpinë duke e vrarë. Edhe shteti e pranoi këtë fakt në përgjigjen ndaj kërkesës së Burton për pezullimin e ekzekutimit në Gjykatën e Lartë të SHBA.
“DeBruce e goditi Battle duke e rrëzuar në tokë dhe më pas e qëlloi për vdekje në shpinë. Burton ishte larguar nga dyqani kur ndodhi të shtënat,” shkroi Prokurori i Përgjithshëm i Alabamës, Steve Marshall.
“Nuk e dija që do të ndodhte një vrasje,” tha Burton për NBC News. “Do ta kisha ndaluar atë.”
Megjithatë Burton u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me vdekje. Prokurorët argumentuan se ai ishte “organizatori kryesor” i grabitjes, gjë që Burton e mohon.
“Nuk ndihmova askënd. Nuk e ndihmova askënd të bënte vrasje. Nuk i thashë askujt të qëllonte askënd,” tha ai.
Ndërkohë, DeBruce personi që vrau Battle, pati një fat tjetër.
Fillimisht edhe ai u dënua me vdekje, por më vonë dënimi iu ndryshua në burgim të përjetshëm pasi një gjykatë vendosi se avokati i tij nuk e kishte përfaqësuar si duhet gjatë fazës së dënimit.
Për vite me radhë, të dy burrat jetuan në të njëjtin korridor të vdekjes.
“Ai më la mua me jetën time për diçka të marrë që bëri vetë,” tha Burton. “Por unë e kam falur.”
Kur dënimi i DeBruce u rrëzua, ai u transferua në një burg tjetër, ndërsa Burton mbeti në korridorin e vdekjes. DeBruce vdiq në burg në vitin 2020.
Dënimi i Burton mbeti i pandryshuar, edhe pse ai ka marrë mbështetje të pazakontë.
Vajza e viktimës, Tori Battle, e cila ishte 9 vjeç kur babai i saj u vra, së fundmi shkroi një artikull ku i kërkonte guvernatores së Alabamës, Kay Ivey, t’i falte jetën Burtonit.
“Zoti Burton mbetet në korridorin e vdekjes jo sepse drejtësia morale e kërkon këtë, por sepse rregullat procedurale kanë penguar gjykatat të korrigjojnë gabimet e së kaluarës,” shkroi ajo.
“Kur jeta e një njeriu varet nga pengesa teknike dhe jo nga e vërteta, kjo nuk është drejtësi.”
Edhe shumë prej jurorëve që votuan për dënimin e tij me vdekje tani thonë se pendohen për vendimin e tyre. Në total, gjashtë prej tyre kanë nënshkruar deklarata duke i kërkuar guvernatores që të tregojë mëshirë.
“Dënimi me vdekje është shumë i ashpër për dikë që nuk e tërhoqi këmbëzën,” tha jurorja Priscilla Townsend.
“Nuk e shoh më si një njeri të keq. Ishim të rinj dhe morëm një vendim të gabuar, ashtu si ai mori vendime të këqija në rininë e tij.”
Nëse guvernatorja nuk jep falje ose nëse Gjykata e Lartë nuk ndalon ekzekutimin në minutën e fundit, Burton do të bëhet personi i nëntë që ekzekutohet me gaz azoti një metodë e përdorur për herë të parë në Alabama në vitin 2024 me ekzekutimin e Kenneth Eugene Smith.
Dëshmitarët kanë raportuar se njerëzve të ekzekutuar me gaz azoti u janë dashur nga 15 deri në 40 minuta për të vdekur.
Shteti argumenton se ekzekutimi i Burton është i justifikuar.
“Dënimi i tij me vdekje është shumë i vonuar,” shkroi Prokurori i Përgjithshëm në dokumentet për Gjykatën e Lartë.
Falja është jashtëzakonisht e rrallë. Sipas Death Penalty Information Center, më pak se 1% e të dënuarve me vdekje kanë parë që dënimi i tyre të zbutet që nga viti 1972.
Në Alabama, Burton thotë se shpreson për një mëshirë të tillë.
“Nuk do ta humbas kurrë shpresën, edhe nëse jam ulur në karrige me maskën e gazit të lidhur në kokë,” tha ai.
“Dua që njerëzit të dinë se nuk kam vrarë askënd. Këto mund të jenë fjalët e mia të fundit.”/Piranjat News, marrë nga NBC
Faza më e rrezikshme e luftës me Iranin mund të përfundojë shpejt, edhe nëse konflikti vetë zgjat më gjatë, tha n...
Flakët përfshiu një ndërtesë qeveritare të Kuvajtit në orët e para të së dielës, pas një sulmi me dr...
Një video e publikuar nga Kremlin me rastin e mesazhit të presidentit rus Vladimir Putin për Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka ...
Ndërsa dronët dhe raketat iraniane synojnë pjesë të Gjirit, Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po mbrojnë territorin e tyre ...
Mojjaba Khamenei, djali i dytë i Ajatollah Ali Khameneit, është i zgjedhuri për të pasuar të atin, i cili u vra në ditën...
Konsulenti i imazhit dhe marketingut të Vinicius Jr. dhe Lucas Paquetá, Eduardo Peixoto, është në gjendje të qëndrueshme&nb...
Papa Leo tha të dielën (8 mars) se lajme thellësisht shqetësuese vazhdojnë të vijnë nga Irani dhe nga e gjithë Lindja e ...
Re të dendura tymi mbuluan Teheranin të dielën pas sulmeve në uzinat dhe magazinat e naftës të shtunën. Shpërthime t&eu...
Lufta në Iran pritet të sjellë rritje të çmimeve të biletave të avionit në mbarë botën, pasi kostot e karbur...
Kur një alpinist nisi një shëtitje idilike në një rezervat natyror të qetë, kjo shpejt u shndërrua në makthe kur ha...