I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Sipas instituteve kryesore, ekonomia gjermane do të ketë rritje të dukshme vetëm në vitin 2026 - falë investimeve të mëdha nga qeveria federale gjermane. Institutet presin që produkti i brendshëm bruto të rritet me 1.3 përqind, thuhet në Parashikimin e regullt të Vjeshtës për qeverinë. Në vitin 2027, ekonomia mund të rritet me 1.4 përqind. Për vitin aktual 2025, ekonomistët presin një rritje të vogël prej vetëm 0.2 përqind pas dy vitesh recesioni.
Lëkundjet e ekonomisë
"Ekonomia gjermane është ende në këmbë të pasigurta", tha Geraldine Denis-Knedlich, drejtuese në Institutin DIW me seli në Berlin, në prezantimin e Vlerësimit të Vjeshtës në Berlin.
"Ajo do të rimëkëmbet ndjeshëm në dy vitet e ardhshme, por duke pasur parasysh dobësitë e vazhdueshme strukturore, ky vrull nuk do të zgjasë shumë". Ky është vlerësimi jo aq optimist i ekonomistëve kryesorë gjermanë.
Shkencëtarëte thonë në titullin e studimit të tyre: "Politika fiskale ekspansive maskon dobësinë e rritjes". Prandaj, ata i bënë thirrje koalicionit qeverisës të Kristiandemokratëve (CDU/CSU) dhe Socialdemokratëve (SPD) në Gjermani që të bëjë më shumë për ta bërë ekonominë dhe kompanitë më konkurruese. Ata paraqitën një plan dymbëdhjetëpikësh për reforma strukturore që do ta përgatisnin më mirë Gjermaninë për të ardhmen.
Falë shpenzimeve më të larta qeveritare në infrastrukturë, ekonomia po fiton vrull, "por problemet strukturore vetëm sa po maskohen", theksuan institutet.
"Perspektiva po përkeqësohet, gjë që reflektohet edhe në rënien e pritur të shkallës së rritjes së potencialit produktiv." Kostot e larta të energjisë dhe punës në krahasim ndërkombëtar, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe një rënie e mëtejshme e konkurrueshmërisë vazhdojnë të pengojnë perspektivat e rritjes afatgjatë.
Sektori i shërbimeve rritet - prodhimi bie
Ndërsa segmentet e shërbimeve, veçanërisht në sektorin publik, mund të rriten fuqishëm në dy vitet e ardhshme, rimëkëmbja në industrinë prodhuese mund të ketë vetëm një rritje të vogël, thanë ata.
Kërkesa e jashtme për mallrat gjermane në veçanti po dobësohet, për shkak të rënies së konkurrueshmërisë dhe tarifave më të larta. Kjo është e re, pasi ekonomia gjermane tradicionalisht është mbështetur në eksporte të mëdha. "Rimëkëmbja është përqendruar në ekonominë vendase”, thuhet në vlerësimin e ekspertëve.
Instituti Ifo në Mynih publikoi dje po ashtu rezultatet aspak të mira të një ankete mbi disponimin e biznesit gjerman. Disponimi më i keqështë në sektorin e logjistikës dhe transportit, ndërsa ka njëfarë optimizmi në ndërtim.
Problemet e ekonomisë gjermane
Michael Hiter, drejtori i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (IW), i cili është i afërt me punëdhënësit, flet për "një lloj skleroze gjermane” në lidhje me situatën ekonomike: "Gjermania është në një krizë për shkaqe strukturore. Një model biznesi që ka qenë i suksesshëm për vite me radhë është nën presion: eksportet po vuajnë nga deglobalizimi dhe proteksionizmi. Investimet nuk po marrin hov dhe konsumatorët, duke pasur parasysh papunësinë në rritje, janë të shqetësuar për sigurinë e vendeve të tyre të punës.
E gjitha është një çështje strukturore dhe këtu nuk mund të ndihmojnë "fishekzjarrët ekonomikë" afatshkurtër”, thotë ai.
Në prill, këshilltarët qeveritarë parashikuan rritje prej 0.1 përqind për këtë vit dhe 1.3 përqind për vitin 2026. I ashtuquajturi Vlerësim Vjeshtor u përgatit nën udhëheqjen e DIW të Berlinit nga institutet kryesore IfW në Kiel, Instituti Ifo i Mynihut, RWI në Essen dhe IWH në Halle.
Qeveria e re kristiandemokrate-socialdemokrate e kancelarit Friedrich Merz mori pushtetin në fillim të majit dhe një nga premtimet e tyre kryesore ishte të ringjallte ekonominë gjermane, e cila ka qenë në recesion vitet e fundit./DW
Aktiviteti i dyshuar i dronëve detyroi aeroportin e Aalborgut të Danimarkës të mbyllet për herë të dytë brenda vetë...
Problemi i karteleve shqiptare mbërrin edhe në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa Ed...
Ministrat evropianë po hartojnë plane për një “mur dronësh” në të gjithë kontinentin për t’iu kun...
Hapësira ajrore mbi aeroportin e Aalborg Airport në veri të Danimarkës është rihapur të premten herët në mëngj...
Koreja e Veriut është në “fazën përfundimtare” të zhvillimit të një rakete balistike ndërkontinentale (...
Autoritetet amerikane kanë thënë se mbetjet mortore të gjetura në një zonë të largët pyjore të shtetit të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor të pu...
Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësin...
Gazetarët në median e United Group ndihen nën presion dhe pasiguri. Bëhet fjalë për shuma parash dhe marrëveshje në prap...
Për shkak të tensioneve në rritje, luftës së vazhdueshme në rajon dhe arrestimeve të përsëritura arbitrare, Ministr...