Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Margaret Besheer i hedh një vështrim karrierës dhe sfidave me të cilat ajo do të ndeshet.
Elise Stefanik hyri në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2014 në moshën 30 vjeçare si një republikane e vijës së moderuar, që përfaqësonte një zonë kryesisht rurale, në pjesën veriore të shtetit të Nju Jorkut.
“Fillimisht ajo nuk shquhej si mbështetëse e veçantë e Presidentit Trump; por ndryshoi, duke u bërë e tillë, u ngjit nëpër radhët e udhëheqjes së partisë në Kongres, dhe aktualisht, deri sa të japë dorëheqjen nga ky post, ajo mban detyrën e kryetares së grupit të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve”, thotë profesorja e shkencave politike pranë ‘University of Albany’, Sally Friedman.
Si shefe e grupit të republikanëve, pozitë që e ka mbajtur që nga viti 2021, ajo është zyrtarja e katërt më e lartë në hierarkinë e ligjvënësve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Ajo nuk mori pjesë në Kuvendin Republikan të mbajtur në Cleveland në vitin 2016 dhe vetëm pas zgjedhjes së tij dhe ngjitjes së tij lart, sidomos në mesin e konservatorëve, ajo u bë, siç e thotë edhe vet, “përkrahëse e flaktë e doktrinës ‘Ta Bëjmë sërish Amerikën Madhështore’”.
Për ligjvënësen Stefanik, kjo nënkuptonte që ta mbronte zotin Trump gjatë procedurave të shkarkimit në Kongres, të mbështeste pretendimet e tij se zgjedhjet e 2020 ishin vjedhur dhe të bëhej një përfaqësuese e denjë e fushatës së tij.
“Ajo është e mençur dhe shumë punëtore. Ajo ka aftësi retorike dhe është tejet efektive”, thotë zoti Seiler.
Zonja Stefanik u bë e njohur gjatë seancave dëgjimore në Kongres për protestat pro-palestineze në disa universitete amerikane.
Tre presidentë të universiteteve të njohura dhanë dorëheqje pas këtyre seancave.
Stefanik: ‘Pra përgjigja është po, që thirrja për gjenocid ndaj hebrenjve shkel kodin e sjelljes së Harvardit, a po jo?’
Gay: “E them sërish, varet nga konteksti”.
Stefanik: “Nuk varet nga konteksti. Përgjigja është PO dhe kjo është arsyeja përse duheni të jepni dorëheqjen. Përgjigjet tuaja janë të papranueshme”.
Në muajin maj, ajo shprehu përkrahjen e saj të pakursyer për Izraelin në deklaratat e bëra në Knesset, parlamenti i Izraelit, dhe ka pranuar kontribute të rëndësishme financiare për fushatën e saj nga lobet dhe individët që janë pro Izraelit.
Zoti Trump e shpalli emërimin e zonjës Stefanik si njërin prej emërimeve të para të administratës së tij të re, vetëm pesë ditë pas zgjedhjeve.
Ajo shkon në Kombet e Bashkuara me përvojë të kufizuar në çështjet e politikës së jashtme, ndërkohë që kjo organizatë botërore ballafaqohet me luftërat në Ukrainë, Gazë dhe Sudan; urinë në rritje në nivel botëror, ndryshimet klimatike dhe një sërë krizash tjera.
“Mendoj se në momentin që ajo bëhet ambasadore, Elise Stefanik do të përqëndrohet në Lindjen e Mesme. Ndoshta do të përqëndrohet në Ukrainë dhe duket se, duke marrë parasysh deklaratat e saj në të kaluarën, ajo do të jetë shumë kritike ndaj Kinës”, thotë drejtori për OKB-në pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Richard Gowan.
Gjatë mandatit të tij të parë, zoti Trump shkurtoi qindra milionë dollarë fonde amerikane për disa agjenci të OKB-së. Kësaj radhe, organizata po bën plane rezervë në pritje të shkurtimeve edhe më të rrepta. Ndërkohë, Elise Stefanik do ta gjejë veten në një skenë të re, kësaj radhe ndërkombëtare./VOA
STRASBURG- Kaosi dhe paniku mbizotëruan herët pasditen e sotme pasi dy tramvaje u përplasën në stacionin kryesor t&eum...
TURQI- Një prokuror në Turqi ka kërkuar dënimin me 108 vjet burg për një 18-vjeçar i cili u përfshi në...
KALIFORNI- Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los ...
KINË- Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Kinë pasi vdekja e një adoleshenti shkaktoi akuza ndaj autoriteteve p&eu...
STRASBURG- Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy tramvajeve në Strasburg. Mësohet se rreth 30 personapersona janë plagosur nga ...
SHBA- Në javët e fundit, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar interes të ri për të marrë kontrollin e ...
AZERBAJXHAN- Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi t...
UKRAINË- Hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët u zunë nga forcat ukra...
foto ilustruese SIRI- Një organizatë joqeveritare ka raportuar se kryetari i bashkisë së Dumarit, që ndodhet në veriper&...
foto ilustruese KOSOVË- Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt në Kosovë, nis zyrtari...