BOTA

Energjia elektrike në Gjermani më e shtrenjta në Evropë, politikanët po kërkojnë një zgjidhje

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 11:32
Energjia elektrike në Gjermani më e shtrenjta në Evropë,
Foto ilustruese

GJERMANI- Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndon si konsumatorët ashtu edhe ekonominë e dobësuar. Politikanët po kërkojnë një zgjidhje. Në fillm të vitit kishte shumë erëra, impiantet punon me të gjitha kapacitetet. Gjatë vitit kishte edhe shumë diell. Ndaj sipas të dhënave të Institutit Fraunhofer për Sistemet e Energjisë Diellore në Gjermani, prodhimi ienergjisë elektrikenga burimet e rinovueshme arriti në 125 për qind të nevojave. Prodhimi i tepërt shkaktoi edhe rënie drastike të çmimit të energjisë elektrike në bursa. Kishte gjatë ditës madje edhe energji elektrike falas për disa orë.

Vitin e kaluar, burimet e rinovueshme mbuluan 59 për qind të nevojës për energji elektrike. Por prodhimi është shpesh shumë më i ulët në dimër. Për shembull, më 12 dhjetor 2024, vetëm 18 për qind e totalit të energjisë elektrike të kërkuar për Gjermaninë vinte nga burime të rinovueshme. Pjesa tjetër e nevojave është mbuluar nga termocentralet me qymyr ose gaz, si dhe nga importi i energjisë elektrike. Çmimi i një megavat orë në bursë shkoi madje në 936 euro, ndërsa çmimi normal është nga 60 deri në 100 euro.


Konsumatorët privatë, si dhe kompanitë me kontrata afatgjata, nuk i ndjejnë shumë këto luhatje të çmimeve. Ata paguajnë një çmim fiks për një periudhë kohore të përcaktuar në kontratë. Por, që nga fillimi i këtij viti, distributorët e energjisë elektrike duhet të ofrojnë tarifa të tjera. Kjo duhet të inkurajojë konsumatorët e mëdhenj, që ta drejtojnë konsumin e tyre në periudhën kur energjia elektrike është e lirë, për shkak të shpenzimeve.

Instituti Federal për Parandalimin e Formimit të Karteleve shtroi pyetjen nëse rritja e çmimeve është gjithmonë vetëm rezultat i prodhimit të reduktuar të burimeve të rinovueshme. Nëse ky institucion zbulon se prodhuesit kanë arritur marrëveshje për çmimin, atëherë mund t'i gjobisë pjesëmarrësit në marrëveshje.

Presidenti i Institutit, Andreas Munt, bëri të ditur se do të kontrollohen rritjet e mëdha të çmimeve për shkak të dyshimeve për keqpërdorime, për të ndikuar në rritjen e çmimeve me ofertë të reduktuar. Munt thotë se Gjermania duhet të kalojë dimrin me një numër të reduktuar të termocentraleve për herë të parë, ndaj mund të pritet një rritje e re e çmimeve, e cila mund të jetë rezultat i një mekanizmi normal të tregut.

"Por, për të qenë të sigurt, ne do të rishikojmë formimin e çmimeve," shtoi Munt.

Pasojat e braktisjes së qymyrit dhe energjisë atomike


Reduktimi i numrit të termocentraleve është rezultat i vendimit politik për të hequr dorë nga energjia me qymyr. Vitin e kaluar, prodhimi i energjisë elektrike në bazë të linjitit ka rënë për tetë për qind, ndërsa nga qymyri me 27 për qind. Që nga viti 2015, pjesa e qymyrit në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike është përgjysmuar. Kështu, emetimi i gazrave të dëmshëm është zvogëluar ndjeshëm.

Vitin e kaluar, për herë të parë vendi hoqi dorë plotësisht nga energjia elektrike nga termocentralet bërthamore. Tre termocentralet e fundit bërthamore u hoqën nga rrjeti në vitin 2023, në kohën kur ato përbënin gjashtë për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Gjermani.

Tregu i Bashkimit Evropian për energjinë elektrike


Brenda Bashkimit Evropian, vendet do të duhej të ndihmojnë njëra-tjetrën energjikisht. Kur në Gjermani ka shumë erë dhe diell, ajo eksporton energji, e kur nuk i ka këto kushte, e importon. Gjermania mbulon shumicën e nevojave të saj ngaFranca,e cila prodhon 70 për qind të energjisë elektrike në termocentralet bërthamore. Danimarka është në vendin e dytë, Zvicra në vendin e tretë. Të tre vendet eksportuan dukshëm më shumë energji në Gjermani sesa importuan prej saj. Dhe ate me çmimet që formohen në bursë.

Çmimi i konsumit të energjisë elektrike në Gjermani rëndohet edhe nga taksat, të cilat përbëjnë 30 për qind të shumës përfundimtare.

Në Gjermani, çmimi është më i shtrenjti


Sipas Entit Federal të Statistikave të Gjermanisë, një familje me tre ose katër anëtarë ka paguar rreth 40 cent për kilovat-orë vitin e kaluar. Në Irlandë dhe Danimarkë ata paguan 37 cent, në Çeki, Belgjikëdhe Itali rreth 33 cent. Në Hungari dhe Bullgari, energjia elektrike subvencionohej nga shteti, kështu që konsumatorët paguanin vetëm dhjetë cent për kilovat/orë. Në Gjermani ka edhe subvencione, por për industrinë. Megjithatë, kompanitë që përdorin një sasi të madhe të energjisë elektrike ankohen gjithnjë e më shumë për kostot që ulin konkurrencën e tyre.

Në vitin 2021, industria paguante 12 cent për kilovat-orë, por pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, çmimi u rrit në 50 cent. Nga korriku 2022, taksat për kompanitë janë ulur. Ndërkohë çmimi i kilovat-orës është 17 cent. Por edhe kjo është dukshëm më shumë se çmimet që paguajnë kompanitë më të rëndësishme konkurruese në vendet e tjera. Për shembull, në vitin 2023, prodhuesit gjermanë të makinave paguanin dyfishin e çmimit të energjisë elektrike në krahasim me kompanitë konkurruese në Kinë, e madje tre herë më shumë se kompani të tilla në Shtetet e Bashkuara.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i propozoi Komisionit të Bashkimit Evropian që të autorizojë shtetet anëtare të BE-së për të vendosur subvencione për kompanitë që konsumojnë shumë energji ose prodhojnë bateri.

Demokristianët, të kryesuar nga kandidati për kancelar, Friedrich Mertz, kërkojnë që të përgjysmohen shpenzimet dhe taksat që rrisin çmimin e energjisë elektrike. Ai propozon të ulet taksa për konsumin e energjisë elektrike për kompanitë që varen nga konsumi intensiv. Por nuk është e qartë se si do të financohej e gjithë kjo. Megjithatë, është e sigurt se ndërtimi shtesë i burimeve të rinovueshme të energjisë, rrjeteve të energjisë dhe kapaciteteve për ruajtjen e energjisë do të sjellë rritje të kostove për vite me radhë./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan