Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan nënvizoi rëndësinë e rolit strategjik të Turqisë për Bashkimin Evropian, teksa u takua të mërkurën me kryeministrin e Polonisë në Ankara. Ai vuri në dukje se të dy udhëheqësit patën mundësinë të diskutojnë hapat e mundshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi të ardhmen e sigurisë evropiane dhe çështjet rajonale, duke përfshirë Sirinë dhe Palestinën.
“Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të parandalojë apo edhe të ndryshojë humbjen e pushtetit dhe ndikimit të tij, ai mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Turqisë. Ne vazhdimisht theksojmë se anëtarësimi i plotë në BE mbetet objektivi ynë strategjik. Ne diskutojmë shpesh me homologët tanë dëshirën për të çuar përpara bashkëpunimin me BE bazuar në përfitimin dhe respektin reciprok. Ne e konsiderojmë pranimin e armëpushimit nga Ukraina si pozitive dhe të rëndësishme. Tani shpresojmë se Rusia do të përgjigjet në mënyrë konstruktive”, tha Erdogan.
Gjithashtu, ai përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të pritur çdo bisedim të mundshëm të paqes, duke thënë se nëse zhvillimet e fundit çojnë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve, janë të gatshëm të lehtësojmë diskutimet. Turqia po ashtu ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj në Detin e Zi, me Erdoganin duke e paraqitur veten si një ndërmjetës kyç dhe paqebërës i mundshëm midis dy vendeve në luftë.
Nga ana e tij, Tusk shprehu shpresën se Ankaraja do të luajë një rol kyç në promovimin e paqes. Tusk ndër tjera vuri në dukje se Erdogan do të vizitojë Varshavën muajin e ardhshëm. Kryeministri polak njoftoi se Turqia dhe Polonia do të punojnë së bashku për të arritur stabilitet në Siri dhe rajon.
“I bëra një propozim të qartë presidentit Erdogan: që Turqia të marrë përgjegjësinë më të madhe të mundshme në procesin e paqes, duke siguruar stabilitet dhe siguri në të gjithë rajonin tonë. Po bëhet e qartë se armëpushimi dhe më vonë paqja është një synim për Poloninë, Turqinë dhe SHBA-në. Gjithçka jep shpresë se Turqia dhe Polonia do t’i japin një ton pozitiv ngjarjeve në Ukrainë dhe Evropë”, tha Tusk.
Tusk shprehu dëshirën e tij për ta parë Turqinë në BE, duke thënë: “Ne me të vërtetë shpresojmë që procesi i hyrjes së Turqisë në BE tani është një proces realist dhe i prekshëm. Ne gjithmonë e kemi mbështetur Turqinë në këtë drejtim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.
Ai tha se ata duan që vëllimi i tregtisë mes dy vendeve të arrijë në 15 miliardë dollarë dhe se ai beson se do ta arrijnë këtë, dhe se ato tashmë i kanë kaluar 12 miliardë dollarë. Duke thënë se stabilizimi i rajonit është qëllimi i Polonisë, Tusk theksoi se rindërtimi i Ukrainës është gjithashtu një nga qëllimet dhe se kjo është një mundësi si për kompanitë polake ashtu edhe për ato turke. Tusk tha se kanë pasur mundësinë të marrin pjesë edhe në projekte të mëdha, duke shtuar se po planifikojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi trenash të shpejtë dhe se Turqia ka përvojë në këtë fushë.
ahmed al sharaa SIRI- Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaaa ka nënshkruar ditën e djeshme një kushtetutë t&...
UKRAINË- Një gjykatë në Helsinki të Finlandës e gjeti fajtor një rus për kryerjen e krimeve të luftës në...
IZRAEL- Ekspertët e OKB-së kanë akuzuar Izraelin se po përdor gjithnjë e më shumë dhunë seksuale dhe me bazë gjin...
parlamenti serb SERBI- Kuvendi i Serbisë ka njoftuar ditën e sotme se për arsye sigurie, ndërtesat e Kuvendit Popullor do të mbyll...
papa francesku VATIKAN- Katër javë pasi Papa shkoi në spital, janë rritur dyshimet se papati mund të ketë hyrë në ...
presidenti gjerman BERLIN- Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, mori pjesë në një iftar me besimtarët mysliman&e...
SERBI- “Kemi ardhur nga Kosova. Vullnetarisht. Askush nuk na organizoi”, thotë për Radion Evropa e Lirë një nga të mbledh...
SHBA- Një luftë tregtare transatlantike mund të jetë në rrugë. Komisioni Evropian është përgjigjur me masa të...
UKRAINË- Zyrtarët rusë u kanë komunikuar homologëve të tyre në Shtetet e Bashkuara se nuk duan që i dërguari Rusi...
SHBA- Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar ...