Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Në maj, ish-presidenti Donald Trump u shpall fajtor për 34 akuza lidhur me falsifikimin e të dhënave të biznesit për të mos lejuar bërjen publike të informacioneve që mund të dëmtonin shanset e tij në zgjedhjet e vitit 2016. Shpallja e dënimit u shty deri pas zgjedhjeve, por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh, tani që ai është president i zgjedhur, ajo që ndodh më pas është më pak e qartë.
A do të dënohet Presidenti i zgjedhur Donald Trump për krimet e tij? Është një pyetje që mbetet pa përgjigje ndërsa gjykatësi në Nju Jork, Juan Merchan, konsideron rrethanat e jashtëzakonshme kur një ish-president amerikan, i shpallur fajtor për vepra penale, është gjithashtu edhe presidenti i ardhshëm.
Në maj, Trump u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat ndaj ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për të parandaluar bërjen publike të një skandali seksual përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Dhënia e dënimit për të është shtyrë disa herë dhe fitorja e tij në zgjedhje në fillim të këtij muaji krijon paqartësi të mëtejshme mbi procedurat ligjore.
“Thelbi është të zbulohet se ç’do të ndodhë me dënimin për zotin Trump: A do të jepet përpara se ai të marrë detyrën, pasi të marrë detyrën, apo nëse çështja e tij do të mbyllet tërësisht”, thotë Prof. Anna Cominsky e Universitetit Juridik të Nju Jorkut.
Ekipi mbrojtës i zotit Trump argumenton se një vendim historik i Gjykatës së Lartë në korrik i jep atij imunitet presidencial dhe se çështja duhet të pushohet tërësisht.
Por Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, po argumenton se juria arriti në një vendim fajësie përpara vendimit të Gjykatës së Lartë dhe se zoti Trump nuk ishte president në atë kohë. Në një letër drejtuar gjykatësit, ai shkruan se prokurorët do të kundërshtojnë përpjekjet për të pushuar çështjen, por se janë të hapur për shtyrjen e dënimit deri pas mandatit të zotit Trump.
“Nëse Juan Merchan e pranon sugjerimin e prokurorëve si një mundësi, atëherë ai do të angazhohej në atë që mund të quhet një shtyrje të arsyeshme e procedurës në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme pasi i pandehuri u zgjodh president dhe çështja do të shtyhet deri në vitin 2029, pasi Donald Trump të largohet nga presidenca”, thotë Prof. Claire Finkelstein e Universitetit të Pensilvanisë.
Çështja e dhënies së parave në këmbim të heshtjes nuk është e vetmja me të cilën përballet presidenti i zgjedhur. Sipas njoftimeve, dy çështje federale të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, njëra për marrjen e dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago dhe tjetra për ndërhyrje në zgjedhje, janë drejt mbylljes në përputhje me një praktikë të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilës presidentët në detyrë nuk mund të akuzohen për vepra penale Megjithatë, një çështje për ndërhyrje në zgjedhje në shtetin e Xhorxhias, nuk bie nën juridiksionin federal.
“Teknikisht, shteti i Xhorxhias është i lirë të vazhdojë pa pengesa nga politika e Departamentit të Drejtësisë. Por praktikisht a do të munden ata të vazhdojnë me çështjen dhe të kenë shpresa tek bashkëpunimi i Donald Trump-it, që në fakt do të thoshte bashkëpunim i Shtëpisë së Bardhë për të vazhduar me gjyqin, ndërsa i pandehuri është president i Shteteve të Bashkuara?”, ngre pyetjen Prof. Finkelstein.Rrethana të pashembullta kanë krijuar një terren të panjohur ligjor./VOA
RUSI- Shefi i inteligjencës së jashtme të Rusisë paralajmëroi sot Perëndimin se rrezikon pasoja të rrezikshme n&e...
Tomislav Momiroviç SERBI- Ministri serb i tregtisë Tomislav Momiroviç, i cili më parë ishte ministër i Ndërtimit, T...
RUSI- Vladimir Putin është i hapur për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë me Donald Trumpin, por...
Foto ilustruese MESDHE- Thatësirat, reshjet e dendura, rritja e nivelit të detit dhe ndotja do të ndikojnë gjithnjë e më shum...
rexhep tajip erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e kundërshton vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta lej...
Foto ilustruese GJERMANI- Luftë, konflikte,dobësim ekonomik: Rreziqet për eurozonën janë aktualisht shumë të mëdha....
foto ilustruese BJELLORUSI- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bjellorusisë ka dënuar vendimin e Joe Biden p&e...
joe biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump njoftoi të martën se kishte zgjedhur bashkëkryetaren e tij n&eum...
Putin dhe Trump RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin duket i hapur për negociata me Donald Trump në mënyrë që të arrihet nj&e...