Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

UKRAINË- Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për t'i dhënë fund shpejt luftës në Ukrainë, po shkakton shqetësime tek fqinjët e Rusisë. Siç njofton nga kufiri i Estonisë me Rusinë korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina, në Estoni disa kanë frikë se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës mund të forcojë Moskën.
Oficerët e ushtrive estoneze, britanike dhe franceze vrojtojnë kufirin me Rusinë nga rajoni estonez i Narvës, shenjë e një konfrontimi të heshtur që të kujton një kohë të kaluar.
Më pak të heshtura janë manovrat që këta tre anëtarë të NATO-s po kryejnë në Estoni dhe që synojnë përgatitjen për ndonjë ndërhyrje të mundshme tokësore nga forcat e Moskës.
"Kjo është toka e estonezëve, është territori i tyre, ata duhet ta dinë se ne do të luftojmë për ta kudo që të kenë nevojë në tokën e tyre", thotë për Zërin e Amerikës, Major Chris Pyman i ushtrisë britanike.
Estonia ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës dhe ka shqetësimet e veta për synimet e Rusisë. Këto shqetësime janë rritur pas njoftimeve që citojnë këshilltarët e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të kenë thënë privatisht dhe publikisht se po shqyrtojnë plane që përfshijnë paqen në këmbim të lëshimeve territoriale në Ukrainë.
Ekipi i Presidentit të zgjedhur Trump është distancuar nga këto pretendime. Megjithatë, njoftimet kanë ngjallur shqetësim tek zyrtarët estonezë.
“Nga perspektiva jonë, pa dyshim nëse Ukraina nuk mund të hyjë në negociata nga një pozicion force dhe Rusia është në gjendje të fitojë territor, kjo do të vendosë një precedent shumë të keq në aspektin e sigurisë evropiane dhe do të inkurajojë më tej Moskën të ndërmarrë hapa të tjerë në Evropë për të sfiduar NATO-n", thotë për Zërin e Amerikës Liis Mure, këshilltare e mbrojtjes në ambasadën e Estonisë në Uashington, gjatë një vizite në vendin e saj.
Estonia është një kontribuese kryesore në NATO, duke shpenzuar 3.43 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në aleancë dhe udhëheqësit e saj e mbështesin kërkesën e Presidentit të zgjedhur Trump që anëtarët e NATO-s të rrisin kontributet e tyre.
Në rrugët e Talinit, premtimet e zotit Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë shkaktojnë reagime të ndryshme.
“Kam dëgjuar se mund të shkurtojnë disa nga fondet që shkojnë në Ukrainë, gjë që është vërtet shqetësuese", thotë studentja Mariana Nogma.
“Shpresoj që ai ta ndalë luftën dhe marrëdhëniet mes vendeve tona të përmirësohen dhe jo të përkeqësohen”, thotë Tina Sorokina, një punëtore fabrike.
“Unë nuk mendoj se ai do të sjellë ndonjë ndryshim shumë të madh. Sepse ai mund të flasë shumë për këtë, por nuk mendoj se mund ta ndalojë Putinin të pushtojë", thotë muzikanti Otto Tamkiri.
Në të dy anët e kufirit mes Estonisë dhe Rusisë, ekzistojnë pikëpyetje të mëdha se çfarë do të sjellë viti 2025 dhe administrata e re e SHBA-së për luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e fqinjëve të tjerë të Rusisë./VOA
Nicolas Sarkozy FRANCË- Gjykata më e lartë e Francës, Cour de Cassation, la në fuqi të mërkurën dënimin e ish-...
KONGO- Të paktën 25 persona kanë vdekur, përfshirë fëmijë, pasi një varkë e mbipopulluar u përmbys në n...
RUSI- Rusia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, lidhur me atentatin ndaj gjeneralit Igor Kirillov. Hetuesit rusë besojnë se shtetasi...
Aeroporti i Damaskut SIRI- Aeroporti i Damaskut është rihapur të mërkurën për herë të parë që nga rë...
RUSIA- Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka akuzuar NATO-n dhe zyrtarët nga vendet aleate t...
RUSI- Rusia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, lidhur me atentatin ndaj gjeneralit Igor Kirillov. Hetuesit rusë besojnë se shtetasi...
Orban-Zelensky UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky ka refuzuar "me forcë, por me mirësjellje" një thirrje nga kryeministri hungarez ...
Geir Pedersen SIRI- I dërguari i posaçëm i OKB-së, Geir Pedersen, ka thënë se është jetike që udhë...
Foto ilustruese KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se emigratët e Kosovës do të mund të votojë p&e...
Foto ilustruese SPANJË- Pirja e një sasie të vogël ose të moderuar të verës mund të zvogëlojë r...