Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...

RUSI- Sulmet e dyshuara ukrainase me dronë kanë shkaktuar zjarr në dy rafineri ruse të naftës në dy rajone në kufi me Ukrainën mëngjesin e së enjtes.
Këto sulme u kryen në një kohë kur Rusia po i vazhdon sulmet kundër caqeve civile në disa rajone ukrainase.
Një sulm me dronë në një rafineri nafte në Novoshakhtinsk, në rajonin Rostov të Rusisë, shkaktoi zjarr, duke e detyruar kompaninë ta ndalë punën, tha guvernatori rajonal Vasily Golubev.
“Puna e pezullua për shkak të përsëritjes së sulmit. Personeli u evakuua në një largësi të sigurt”, u citua Golubev duke thënë nga kanalet lokale në Telegram.
Zjarri përfshiu një hapësirë prej 100 metrave katror, tha Golubev, duke shtuar se nuk ka të vdekur apo të plagosur, sipas të dhënave fillestare.
Kanali SHOT në Telegram, duke i cituar dëshmitarët, raportoi se disa shpërthime të zëshme u dëgjuan në Novoshakhtinsk në orët e hershme të së enjtes, pastaj u pa tym dhe zjarr në zonën e rafinerisë së naftës.
Ky ishte sulmi i tretë në rafinerinë e naftës në qytetin Novoshakhtinsk, i cili ndodhet rreth 10 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Edhe dy sulmet e kaluara në mars dhe në prill e detyruan kompaninë ta ndalë punën, sipas mediave ruse.
Ndërkohë, guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, raportoi se një sulm me dronë në një depo të naftës në Stary Oskol, rreth 100 kilometra larg kufirit me Ukrainën, u kaplua nga zjarri.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës, duke përdorur një dron kamikaz, e sulmoi një depo nafte në territorin e qarkut Stray Oskol. Si pasojë e shpërthimit, njëri nga rezervarët zuri flakë. Katër zjarrfikës e shuan zjarrin shpejt. Nuk ka viktima”, tha Gladkov.
Kievi nuk i ka komentuar këto raportime, të cilat nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Rusia e ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën civile dhe energjetike me dronë dhe raketa, prej se e nisi pushtimin më 2022, duke shkaktuar viktima të mëdha, në mesin e tyre civilë, si dhe dëme të mëdha materiale.
Kievi është përgjigjur me sulme me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse, kryesisht rafinerisë së naftës, me qëllim për t’ia shkatërruar rezervat e karburantit ushtrisë ruse.
Ndërkohë, Forcat Ajrore Ukrainase thanë se kundërajroret e tyre i rrëzuan 17 prej 18 dronëve me të cilët Rusia e sulmoi në rajonet Mikolaiv, Herson, Zaporizhja dhe Hmelnitki, më 6 qershor.
Serhiz Lzsak, guvernatori i rajonit jugor Dnipropetrovsk, tha se një dron rus e goditi një minibus udhëtarësh në qytetin Nikopol, duke i plagosur katër njerëz dhe duke shkaktuar zjarr./REL
foto ilustruese KOSOVA- Partia katalunase “Junts” ka paraqitur një propozim jo legjislativ në Kongresin e Deputetëve, përme...
pamje nga ngjarja INDONEZI- Një majmun i rrëmbeu telefonin një turisteje dhe filloi të filmonte një video selfie të xhir...
Joe Biden FRANCË- Presidenti amerikan Joe Biden u përball me një moment të sikletshëm gjatë ceremonisë së p&e...
BRUKSEL- Ish-kryeministri italian Mario Draghi ka kaluar Presidenten në detyrë të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një son...
HOLANDË- Faqet e internetit të të paktën tre partive politike në Holandë u vunë në shënjestër të enjten...
KOSOVË- Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Zyr&...
UKRAINA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi të enjten se aleanca ushtarake nuk ka plane të dërgojë trup...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin idenë e përdorimit të armëve ameri...
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden bëri një thirrje të pasionuar për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në 80-vjetorin e&nbs...
Brigitte Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel dhe gruaja e tij Brigitte Macron mirëpritën Mbretin Charles dhe Mbretëresh&eum...