BOTA

Sulmet nga SHBA e Izraeli, Irani e konfirmon: Khamenei vdiq! Trump: Më mirë që Teherani të mos reagojë! Raketat e dronët hakmerren ndaj 27 bazave amerikane

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Mars 2026, 08:01
Sulmet nga SHBA e Izraeli, Irani e konfirmon: Khamenei vdiq! Trump: Më

Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e Ali Khamenei, e shpallur nga Donald Trump pasditen e 28 shkurtit.

Irani ka shpallur një periudhë zie prej 40 ditësh, e ndjekur nga 7 ditë feste, pas vdekjes në moshën 86-vjeçare të Udhëheqësit Suprem të Republikës Islamike, Ali Khamenei, në pushtet që prej vitit 1989. “Me martirizimin e Udhëheqësit Suprem, rruga dhe misioni i tij nuk do të humbasin dhe as do të harrohen; përkundrazi, do të çohen përpara me më shumë forcë dhe zell”, deklaroi një prezantues i televizionit shtetëror.

Turma iranianësh dolën në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të vendit për të festuar lajmin e vrasjes së Udhëheqësit Suprem, ajatollahut Ali Khamenei, gjatë një dite sulmesh të koordinuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Këtë e raportoi The New York Times, duke shtuar se disa banorë të Teheranit, në video-thirrje, treguan skenat që po zhvilloheshin në lagjet e tyre: turma të mëdha burrash dhe grash që vallëzonin dhe duartrokisnin, duke bërtitur “Rroftë, rroftë!” Shoferët që kalonin u binin borive. Fishekzjarrët ndriçonin qiellin dhe muzika persiane me volum të lartë mbushte rrugët. Shumë banorë, nga dritaret dhe ballkonet, i bashkoheshin korit “liri, liri”.

Komandanti i Gardës Revolucionare Mohammad Pakpour dhe kreu i Këshillit të Mbrojtjes iraniane Ali Shamkhani janë “martirizuar” gjatë sulmeve amerikano-izraelite të së shtunës, sipas agjencisë së lajmeve IRNA.

Gardianët e Revolucionit iranian premtuan një ndëshkim “të ashpër” për vrasësit e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, vdekja e të cilit u konfirmua nga televizioni shtetëror. Në një deklaratë, gardianët dënuan “aktet kriminale dhe terroriste të kryera nga qeveritë e liga të Shteteve të Bashkuara dhe nga regjimi sionist”, duke shtuar: “Dora hakmarrëse e kombit iranian nuk do t’i lërë para se t’u ketë dhënë vrasësve një ndëshkim të ashpër dhe vendimtar, për të cilin do të pendohen”.

Pasdaranët njoftuan se do të nisin operacionin “më të egër” në histori kundër Izraelit dhe bazave amerikane. “Operacioni ofensiv më i egër në historinë e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të fillojë nga çasti në çast”, shkruan ata në Telegram.

Paralajmërimi i tyre u bë shpejt realitet pasi sulmi i ri me raketa e drone shënjestroi 27 baza ushtarake amerikane në rajon, selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe një kompleks mbrojtjeje në Tel Aviv.

“Kanë thënë se sot do të sulmojnë si kurrë më parë, më mirë të mos e bëjnë”, ishte paralajmërimi i presidentit amerikan Donald Trump, i publikuar në rrjetin e tij social Truth dhe drejtuar Teheranit.

Dronët e lëshuar nga Teherani kanë goditur si aeroportin ndërkombëtar të Dubait, ashtu edhe hotelin me pesë yje Burj Al Arab, i vendosur në një kullë 321 metra të lartë.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe, sulmet ajrore të SHBA-ve dhe Izraelit në Iran kanë lënë mbi 200 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur.

Vrasja e Khameneit, kryeparlamentari iranian kërcënon: Do të luteni për mëshirë! 

Qeveria iraniane ka premtuar se vrasja e Ali Khamenei është një “krim i rëndë që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. “Keni tejkaluar kufirin tonë dhe do të paguani çmimin”, deklaroi kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, në një fjalim televiziv, “do t’ju godasim me sulme aq shkatërruese sa do të detyroheni të luteni për mëshirë”.

Mediat shtetërore iraniane kanë transmetuar vazhdimisht që nga mëngjesi pamje të rrugëve dhe shesheve të vendit të mbushura me njerëz që qajnë vdekjen e ajatollahut Ali Khamenei. Televizionet kanë shfaqur imazhe, për të cilat pretendojnë se janë xhiruar sot, të qindra mijëra iranianëve në zi në Teheran dhe në sheshin Khomeini në Isfahan.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?