Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Më shumë se 650 anëtarë të formacioneve paraushtarake ruse Wagner dhe Redut, të përfshirë në operacionet luftarake në Ukrainë – përfshirë edhe shtetas të Bosnjë e Hercegovinës – janë zbuluar në një aksion të EUROPOL-it, tha kjo agjenci evropiane për bashkëpunim në sundim të ligjit më 31 tetor.
Kjo fazë e hetimit, e zhvilluar në bashkëpunim midis EUROPOL-it, Moldavisë dhe Ukrainës, përfshiu edhe kërkimin e provave për krime lufte, nga ekzekutimet e civilëve deri te dhuna seksuale.
Në hetimin e udhëhequr nga ekipi i EUROPOL-it për krime ndërkombëtare, janë identifikuar 654 anëtarë të grupeve private ushtarake ruse Wagner dhe Redut që kanë marrë pjesë në operacione luftarake kundër Ukrainës, bëri të ditur EUROPOL-i.
Sipas njoftimit, në mesin e të dyshuarve ka shtetas të Ukrainës, Moldavisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Azerbajxhanit, Armenisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Gjatë aksionit, i cili u zhvillua më 29 tetor, policitë kryen 70 bastisje në objekte në Moldavi dhe Ukrainë dhe konfiskuan armë, municion, uniforme ushtarake, simbole të Wagner-it dhe pajisje elektronike.
Gjatë operacionit u mblodhën edhe video-incizime e fotografi që tregojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të Moldavisë dhe Ukrainës në luftime në Ukrainë dhe në Republikën Demokratike të Kongos si pjesë të këtyre formacioneve paraushtarake ruse, tha EUROPOL-i.
Autoritetet ukrainase, përmes kanaleve të sigurta të EUROPOL-it, ndanë 280 emra të shtetasve të huaj të dyshuar për pjesëmarrje në luftime.
Që nga fillimi i hetimit, sipas të dhënave të EUROPOL-it, janë zbuluar kampe trajnimi dhe rekrutimi, janë lokalizuar strukturat komandues, dhe janë dokumentuar shumë krime lufte – ekzekutime të civilëve, përdorimi i armëve të ndaluara dhe sulme ndaj qyteteve ukrainase.
Derisa tani 11 shtetas ukrainas janë akuzuar për tradhti të lartë, pasi iu bashkuan grupeve Wagner dhe Redut.
Prokurorët në Moldavi dhe Ukrainë kanë konfirmuar bastisjet përmes njoftimeve të ndara për media.
“Policët ukrainas po gjejnë kriminelë rusë të luftës në vende të ndryshme në mbarë botën dhe po bëjnë gjithçka që munden për t’u siguruar që secili prej tyre të marrë dënimin e merituar”, tha Policia Kombëtare e Ukrainës përmes një deklarate.
Është e paqartë se sa prej 654 personave që EUROPOL-i tha se ishin implikuar në krime të supozuara të luftës janë arrestuar apo ku ndodhen ata.
Autoritetet ukrainase kanë krijuar një njësi të posaçme të prokurorisë, e cila është ngarkuar me mbledhjen e provave për krimet e luftës të kryera gjatë pushtimit rus të Ukrainës që po zgjat më shumë se 45 muaj. Kësaj përpjekjeje i janë bashkuar hetues dhe ka mbështetje edhe nga shtete të tjera.
EUROPOL-i, përveç mbështetjes analitike dhe teknike, krijoi një qendër virtuale komandimi për të lehtësuar komunikimin midis shteteve të përfshira dhe për të krahasuar të dhënat operative në kohë reale me bazat e veta të të dhënave dhe burimet e hapura, u tha në njoftim.
Agjencia e Bashkimit Evropian theksoi se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Ukrainën dhe Moldavinë në kuadër të marrëveshjeve operative të nënshkruara në 2014 dhe 2016, të cilat mundësojnë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e hetimeve ndërkufitare.
“Qëllimi është të shkatërrohen rrjetet që kërcënojnë sigurinë e Bashkimit Evropian dhe fqinjëve të tij”, tha EUROPOL-i.
Pas vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, në një aksident të mistershëm ajror, grupi Wagner në masë të madhe u shpërbë, me njësi të ndryshme ushtarake që u bën pjesë e formacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes ose u përfshinë në organizata të tjera paramilitare.
Redut, entiteti tjetër i identifikuar gjatë bastisjeve, është një rrjet rekrutimi që drejtohet nga agjencia e inteligjencës ushtarake ruse, e njohur si GRU. Besohet se disa nga njësitë e Wagner-it janë rekrutuar nga Redut. /Rel/
Përdorimi i pa matur i aplikacionit TikTok ka shkaktuar skandal në ushtrinë ukrainase. Oficeri me emrin Valentyn Manko, publikoi në rrjetin ...
Pentagoni ka miratuar furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, pasi ka përcaktuar se kjo nuk do të dëmt...
Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në Sudan njoftuan këtë të premte se kanë arrestuar "Abu Lulu", një komandant luft...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha të premten se do të përpiqet të sigurojë një përjashtim për Hungarinë ng...
Departamentit të Shtetit të SHBA-ve ka zbuluar se njësitë ushtarake izraelite kanë kryer “qindra shkelje” të të d...
Prodhuesi i automjeteve “Volvo” është kompania që ka shpikur rriopin e sigurimit dhe si një përgjegjësi për jet&e...
Këtë javë, Paul Biya shpalli fitoren për një mandat të tetë si president i Kamerunit, një vend jashtëzakonisht i va...
Juria shpalli fajtor unanimisht Dilawar Hussain për vrasjen e tre motrave e vëllezërve të moshuar duke i rrahur me një shufër heku...
Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania u shpërndanë çokollata qindra fëmijëve të veshur me kostume në Shtëpin&...
Këmbanat e alarmit kanë rënë në Kaliforni, pas një grabitjeje masive gjatë së cilës u vodhën më shum&eu...